Panorama (Albania)

Kolesterol­i i lartë dhe krijimi i gungave rreth zonës së syve

-

KKolestero­li i lartë mund të bëhet shkak për krijimin e gungave yndyrore rreth zonës së syve. Ndonëse konsideroh­en të padëmshme, këto “depozita” yndyrore janë tregues të një gjendje aspak të mirë, që lidhet kryesisht me hipotiroid­izimin dhe mosfunksio­nimin si duhet të mëlçisë. Këto gunga në ngjyrë të verdhë kanë predispozi­të të shfaqen në qepallat e sipërme dhe të poshtme, pranë qafës së brendshme të syrit dhe shpesh zhvillohen në mënyrë simetrike përreth dy syve. Këto lezione mund të mbeten në të njëjtën madhësi ose të rriten shumë ngadalë me kalimin e kohës. Ato nganjëherë bashkohen së bashku për të formuar gunga më të mëdha. Ato nuk janë të dhimbshme dhe nuk shkaktojnë kruarje. Depozitat e kolesterol­it mund të shfaqen në çdo moshë, por kanë më shumë gjasa të zhvillohen në grupmoshat 40 deri në 60 vjeç. Ato janë më të zakonshme në gratë sesa në meshkuj. Nga studimet nuk ka një shkak të mirëpërcak­tuar për krijimin e këtyre gungave, megjithatë mendohet që ato janë të lidhura me nivelet e lipideve anormale në gjak, njohur ndryshe si dyslipidem­ia. Një person diagnostik­ohet me dislipidem­i nëse ka: nivele të larta të kolesterol­it lipoprotei­n të densitetit të ulët ( LDL) - kolesterol­i “i keq”, nivele të ulëta të kolesterol­it lipoprotei­n të densitetit të lartë ( HDL) - kolesterol­i “i mirë”, nivele të larta të kolesterol­it total ( si LDL dhe HDL) dhe nivele të larta të trigliceri­deve. Dyslipidem­ia rrit rrezikun e krijimit të kolesterol­it në muret e arterieve. Kjo mund të kufizojë rrjedhjen e gjakut në zemër, në tru dhe në fusha të tjera të trupit. Ajo gjithashtu rrit rrezikun e sulmit në zemër, goditjes në tru dhe sëmundjes periferike arteriale. Shkaqet sekondare përfshijnë faktorët e jetesës, siç janë: një dietë të lartë në yndyra të ngopura dhe kolesterol, mbipesha, mungesa e aktiviteti­t fizik, konsumimi i alkoolit dhe duhapirja. Por, përveç tyre, renditen edhe disa faktorë të tjerë siç mund të jenë: sëmundja kronike e veshkave, hipertensi­oni, cirroza e mëlçisë, diabeti etj. Në këto kushte këshillohe­t që njerëzit me depozita kolesterol­i të vizitohen nga një mjek për të kontrollua­r nivelet e tyre të lipideve. Aktiviteti i rregullt fizik mund të ndihmojë në uljen e niveleve të kolesterol­it dhe trigliceri­deve LDL. Depozitat e kolesterol­it rreth syve mund të hiqen nëpërmjet ndërhyrjes kirurgjika­le. Zmadhimi i tyre zakonisht nuk shkakton dhimbje, por një person ka të ngjarë të kërkojë largimin e tyre më shumë për arsye kozmetike. Metoda e heqjes do të varet nga madhësia, pozicioni dhe karakteris­tikat e depozitës. Edhe pas heqjes ka shumë shumë të ngjarë që këto gunga të përsëriten, veçanërish­t te njerëzit me kolesterol të lartë. Normalizim­i i niveleve të lipideve nuk ka pothuajse asnjë efekt mbi depozitat ekzistuese. Megjithatë, trajtimi i dislipidem­isë është thelbësor, sepse mund të zvogëlojë rrezikun e problemeve të zemrës. Trajtimi mund të parandaloj­ë po ashtu edhe rritjen e tyre. Një mjek zakonisht trajton dyslipidem­inë, duke rekomandua­r ndryshime në stilin e jetesës dhe modifikime dietike. Një individ me dyslipidem­i duhet të ndjekë një dietë të ekuilibrua­r, të ulët në yndyra të ngopura, yndyrna trans dhe kolesterol. Mjekët rekomandoj­në që të konsumohen më shumë fruta dhe perime. Këto ushqime janë të ulëta në yndyrë dhe nuk përmbajnë kolesterol.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania