Panorama (Albania)

Kungulli i njomë dhe përfitimet shëndetëso­re

-

N ëse jeni duke kërkuar për një mënyrë për të humbur peshë në një mënyrë të shën detshme, është koha për të mësuar në lidhje me përfitimet shëndetëso­re të kungullit të njomë. Kungulli i njomë është i njohur për të reduktuar peshën. Për më tepër, ndihmon në përmirësim­in e shikimit dhe parandalim­in e të gjitha sëmundjeve që shfaqen si pasojë e mungesës së vitaminës C si skleroza. Kungulli i njomë ndihmon në kurimin e astmës dhe ka një përmbajtje të lartë të vitaminës C, karbohidra­teve, proteinave dhe fibrave. Ai përmban një sasi të konsiderue­shme të kaliumit, folatit dhe vitaminës A, të cilat janë të rëndësishm­e për shëndet të mirë.

Humbje peshe

Kungulli i njomë mund t’ju ndihmojë që të humbisni peshë në mënyrë të konsiderue­shme. Është shumë i ulët në kalori, por ju jep ndjesinë e ngopjes. Prandaj, është një mënyrë e shkëlqyesh­me për të kënaqur oreksin tuaj pa shumë kalori. Përveç numrit të ulët të kalorive, kungulli ka përmbajtje të lartë të ujit dhe është e pasur me fibra, duke e bërë të përsosur për reduktimin e kileve të tepërta.

Mbron sistemin kardiovask­ular

Sipas ekspertëve, kungulli ka nivele të bollshme mangani dhe vitaminë C, që ndihmojnë për të mbajtur zemrën të fortë. Gjatë hulumtimit, shumica e këtyre lëndëve ushqyese u gjetën efektive në parandalim­in e sëmundjeve të zemrës diabetike dhe arteroskle­rozës. Përmbajtja e magnezit zvogëlon dukshëm rrezikun e sulmeve të zemrës dhe goditjeve. Në kom- binim me kalium, magnezi gjithashtu ndihmon në reduktimin e presionit të lartë të gjakut. Përmbajtja e fibrave të saj ul nivelet e larta të kolesterol­it, duke ndihmuar kështu për të zvogëluar rrezikun e arteroskle­rozës dhe sëmundjeve të zemrës për shkak të diabetit. Duke qenë një burim i shquar i manganit dhe vitaminës C, kungulli i njomë është gjithashtu burimi më i mirë i fibrave që do ta mbajnë trupin tuaj në formën më të mirë për një kohë të gjatë. Për më tepër, vitamina B1, vitamina B6, vitamina B2 dhe kalcium në kungullin r njomë sigurojnë shëndet të mirë. Folati i pranishëm në këtë kungull rekomandoh­et shumë edhe për gratë shtatzëna.

Parandalon sëmundjet

Shëndeti juaj i përgjithsh­ëm sigurisht do të përmirësoh­et nëse konsumoni kungull të njomë rregullish­t. Ai ndihmon në parandalim­in e të gjitha llojeve të sëmundjeve. Studimet kanë deklaruar tashmë se ushqimet e pasura me fibra ndihmojnë për të mbajtur larg sëmundjet tumorale. Vitamina C, folati dhe betacarote­ne në kungullin e njomë ndihmojnë për të mbrojtur këto qeliza nga kimikatet e dëmshme që mund të çojnë në kancer të zorrës së trashë. Betacarote­ne dhe vitamina C gjithashtu kanë veti antiinflam­atore, duke shëruar natyrshëm sëmundjet si osteoarthr­itis, astma dhe artrit reumatoid, ku ënjtja është jashtëzako­nisht e dhimbshme. Përqindja e bakrit në të gjithashtu ndihmon në reduktimin e simptomave të artritit reumatoid.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania