Panorama (Albania)

Rouhani: Situatë lufte, jemi të përgatitur ndaj çdo presioni

“SHBA të mësojë se s’mund të përdorë gjuhë force me ne”

-

Irani u është kundërpërg­jigjur sanksionev­e të rivendosur­a nga SHBA me stërvitje në mbrojtjen ajrore dhe një deklarate nga Presidenti Hassan Rouhani, se vendi po përballet me një situatë lufte.

Presidenti Donald Trump vendosi disa muaj më parë që të tërhiqet nga marrëveshj­a bërthamore me Iranin, e nënshkruar në vitin 2015 nga Presidenti Barack Obama në emër të SHBA, duke e quajtur atë marrëveshj­en më të keqe të bërë ndonjëherë. Trump ka kërkuar të rinegocioj­ë, por kjo nuk ka funksionua­r. Vendet e BE- së, Kina dhe Rusia janë përpjekur që ta mbajnë në fuqi marrëveshj­en. Në BE po ndërtohet edhe një sistem i ri pagesash për të evituar atë amerikan, posaçërish­t për të kryer tregtinë me Iranin, në këmbim të frenimit të tij për të ndërtuar armë bërthamore. Sanksionet nga SHBA u japin fund të gjitha përfitimev­e ekonomike që Amerika i dha Teheranit për marrëveshj­en bërthamore të vitit 2015 me fuqitë botërore. Tani për tani, Irani vazhdon t’i përmbahet marrëveshj­es që kufizon pasurimin e uraniumit. Presidenti iranian, Hassan Rouhani, tha se: “Sot, armiku ( Shtetet e Bashkuara) po synojnë ekonominë tonë ... objektivi kryesor i sanksionev­e është populli ynë. Amerika dëshiron të shkurtojë shitjet e naftës në Iran ... por do të vazhdojmë të shesim nga nafta jonë ... për të thyer sanksionet”, duke shtuar se sanksionet ishin të paligjshme dhe të padrejta. Sipas tij, “Kjo është një luftë ekonomike kundër Iranit, por ... Amerika duhet të mësojë se nuk mund të përdorë gjuhën e forcës kundër Iranit ... Ne jemi të përgatitur t’i rezistojmë çdo presioni”, tha Rouhani. Edhe pse nuk kanë kërcënuar me rifillimin e pasurimit të lartë të uraniumit, zyrtarët iranianë në muajt e fundit kanë thënë se kjo mund të rifillojë në çdo kohë, madje më shpejt se më parë. Sanksionet e reja amerikane dëmtojnë industrinë e naftës që është jetësore në Iran, një burim vendimtar i ekonomisë së tij në vështirësi. Rouhani deklaroi se, “Sot, Irani është në gjendje të shesë naftën e tij dhe do ta shesë”. Televizion­i shtetëror iranian transmetoi pamje të sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe baterive antiajrore në manovrat ushtarake dyditore, të cilat u shtrinë në veri të vendit. Gjenerali i ushtrisë iraniane, Habibillah Sayyari, tha se ushtria kombëtare dhe Garda Revolucion­are paraushtar­ake e vendit po marrin pjesë në stërvitje. Ndërkohë, Rouhani u zotua se Irani do t’i kapërcente sanksionet. “Ne jemi në situatën e luftës”, tha ai. “Ne jemi në situatën e luftës ekonomike. Ne po përballemi me një armik ngacmues. Ne duhet të qëndrojmë për të fituar”.

 ??  ?? Presidenti Rouhani në takimin e kabinetit, të hënën në Teheran
Presidenti Rouhani në takimin e kabinetit, të hënën në Teheran

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania