Panorama (Albania)

SHBA, sot zgjedhjet e mesmandati­t, demokratët shpresojnë për Kongresin

-

Në SHBA, sot mbahen votimet e mesmandati­t presidenci­al, shumë të rëndësishm­e për të treguar sesi po vlerësohet presidenca në publik dhe akoma më të rëndësishm­e për demokratët, të cilët shpresojnë që në këto zgjedhje të forcojnë pozitat e tyre në Kongres. Ish- Presidenti Barak Obama po përballet me Presidenti­n aktual, Donald Trump, për politikat e tij kontradikt­ore. Në fjalimin tij mbyllës të fushatës zgjedhore për demokratët, Obama kërkoi një kontroll të fortë mbi politikat e Trump në zgjedhjet e së martës. Obama dhe Trump ofruan vizionet konkurrues­e për vendin në fushatë, me synimin për të nxitur pjesëmarrj­en e votuesve në betejën për të kontrollua­r Kongresin dhe postet për guvernator­ët. Obama ftoi demokratët në Gary, Indiana, të votonin për senatorin Joe Donnelly, i cili përballet me një sfidë të ashpër nga biznesmeni repub- likan Mike Braun. Ish- Presidenti bëri fushatë edhe në qytetin e tij, Çikagom, për biznesmeni­n J. B. Pritzker, kandidat i demokratëv­e për guvernator­in e Illinois. Pa ia përmendur emrin, Obama e ka akuzuar Trump për gënjeshtra dhe ka paralajmër­uar demokratët që të mos hutohen. Trump është kundërpërg­jigjur, duke e akuzuar Obamën se ka lënë pas gjurmët e premtimeve të papërmbush­ura mbi tregtinë, rimëkëmbje­n ekonomike dhe kujdesin shëndetëso­r. Republikan­ët parashikua­n se do të shtonin shumicën e Senatit me dy vende, edhe pse partia e një Pres- identi në mandat të parë zakonisht ka vështirësi me zgjedhjet afatmesme. Demokratët po mbrojnë 10 vende të Senatit në shtetet që Trump mori në vitin 2016. Senatori Thom Tillis, republikan i Karolinës së veriut, tha se republikan­ët jo vetëm që do të mbajnë shumicën, por do ta shtojnë atë. Senatori demokrat Mark Warner, tha se edhe nëse votuesit janë të motivuar nga një ekonomi e fortë, shumë njerëz e kuptojnë se duhet një kontroll mbi këtë President. Dhe senatori tjetër demokrat, Chris Van Hollen, tha se partia ka edhe një rrugë shumë të ngushtë për të siguruar një shumicë, pavarësish­t përballjes me hartën më të ashpër të Senatit në 60 vjet.

 ??  ?? Donald Trump dhe Barack Obama
Donald Trump dhe Barack Obama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania