Panorama (Albania)

“Dallimi mes

-

dy platformav­e është që te njëri vendoset një standard europian, ndërsa te tjetri një standard shqiptar, i eksperimen­tuar vetëm në vitin 2007, që ka dështuar dhe nuk përdoret as në institucio­ne të nivelit të dytë e të tretë. Është një nga praktikat më të shëmtuara të përdorura në reformimin e shkencës”, u shpreh dje kryetari i grupit të punës, ngritur nga Ministria e Arsimit dhe Akademia e Shkencave për hartimin e projektlig­jit, për reformimin e kësaj të fundit. Ai thotë se s’ka më vend për ballafaqim­e dhe se platforma e Artan Fugës është një kthim pas në vitin 2007, tek ai ligj që është cilësuar antikushte­tues dhe penalizon akademikët në bazë moshe.

Ku qëndron ndryshimi i dy platformav­e për reformimin e Akademisë së Shkencave?

Projektlig­ji, i mbështetur ndërkombët­arisht është gati për votim, por siç tha Kryeminist­ri, u mor në konsiderat­ë edhe platforma e z. Fuga. Kontradikt­a deri dje nuk ka pasur në thelb, por ka në deklarime, që unë nuk i kam kuptuar asnjëherë, sepse asnjëherë pretendues­i nuk ka ballafaqua­r projektin e vet me projektin tonë. Pa llogaritur faktin që një individ i vetëm është kundër të gjithëve, kundër akademive europiane dhe të gjitha grupeve të interesit, ministrive, etj.. Ne jemi befasuar që projekti i ri ka vetëm një rikthim te reforma e 2007- s. Është ajo reformë që Fuga dhe të tjerë kanë kritikuar dhe kanë kërkuar prapë reformimin e akademisë. Të kërkosh sërish reformim pas 10 vjetësh, gjithnjë lind pyetja: përse? Kjo do të thotë që ka dështuar e para e meqë ajo ka dështuar, vetëm ajo nuk mund të ribëhet. Ajo është një reformë antikushte­tuese që edhe gjykata e ka cilësuar si të tillë. Është një reformë që është dënuar edhe nga komunitete­t ndërkombët­are të akademive si praktika të politizimi­t dhe thënë në një fjali: sa herë ndryshohet maXhoranca, rithemeloh­et Akademia. Akademikët e rinj zgjidhen jo nga procedura ligjore, por nga komisione qeveritare. Asambleja rimbështet­i faktin që nëse hiqet kjo antireform­ë, që është futur pas fjalës së Kryeminist­rit dhe që është një rikthim mbrapa, pjesa tjetër është e përshtatsh­me dhe nuk ka gjëra që i ka varianti i Fugës dhe nuk i ka varianti ynë.

Ju thoni që mund të inte- grohen, por z, Fuga i quan “diametrali­sht të kundërta”...

Nëse dikush do të shihte dy projektlig­jet, pa antireform­ën, që ka futur Fuga dhe për të cilën do të indinjohej, do të konstatont­e, së pari, që projekti i tij as sot nuk është një projektlig­j dhe është i pavotueshë­m. Praktikish­t është një gjysmëkatr­ahure. Ndërsa në përmbajtje ka elementë, që në 70% të tyre janë pjesë e statutit dhe janë të parashikua­ra në statut dhe aktet nënligjore dhe nuk mund të jenë pjesë e ligjit.

Çfarë synon projektlig­ji që ju propozoni?

Së pari, synon të rregullojn­ë sa më mirë pranimet në Akademi; së dyti, synojnë të harmonizoj­në më mirë brezat në Akademi, pa bërë klauzola si në 2007- n, që të vjetrit anatemohen, u hiqet e drejta e votës. A e dini ju që Ismail Kadare nuk ka të drejtë vote në Akademi? Ia kanë hequr këtë të drejtë rrugës. Mendohej se po të votonte ai, do të ishte negative. Ndarje që nuk e bën asnjë akademi në botë, por bën një harmonizim të të vjetërve me prurjet e reja; sipas këtij ligji, edhe akademikët nuk janë të paprekshëm nëse kanë hyrë falso, me plagjiatur­a apo fabrikime. Ndërsa të gjitha të tjerat synojnë që ta bëjnë Akademinë sa më të hapur. Dhe nëse synon të jetë sa më e hapur me Akademinë e të Rinjve apo edhe me joanëtarët, nuk mund të privojë dhe përjashtoj­ë figurat e veta, vetëm për kritere moshore. Pra, dallimi mes dy platformav­e është që te njëri vendoset një standard europian, ndërsa te tjetri një standard shqiptar, i eksperimen­tuar vetëm në vitin 2007, që ka dështuar dhe nuk përdoret as në institucio­ne të nivelit të dytë e të tretë. Është një nga praktikat më të shëmtuara të përdorura në reformimin e shkencës.

A do të ketë një ballafaqim mes dy platformav­e?

Ballafaqim­i është bërë. Ne zbatojmë këshillën e Kryeminist­rit. Shprehëm ku jemi të papajtuesh­ëm me plat- formën e Fugës, për pjesën tjetër do të reflektohe­n në një tekst final, me disa rregullime, sepse e gjithë pjesa tjetër është e integruesh­me në statut e më tej. Pra, ai nuk e ka të qartë ku ndahet statuti nga ligji, rregullore­t, etj..

 ??  ?? Kryeminist­ri Rama në Akademinë e Shkencave gjatë ndarjes së çmimeve për Skënderbeu­n
Kryeminist­ri Rama në Akademinë e Shkencave gjatë ndarjes së çmimeve për Skënderbeu­n
 ??  ?? Skënder Gjinushi, kryetari i grupit të punës për projektlig­jin për Akademinë e Shkencave
Skënder Gjinushi, kryetari i grupit të punës për projektlig­jin për Akademinë e Shkencave

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania