Panorama (Albania)

Leo mban peng formacioni­n, por ka dilema në mesfushë

-

Lionel Mesi dëshiron të luajë dhe bëri gjithçka për të qenë gati në këtë ndeshje, por trajneri Ernesto Valverde e zbriti me këmbë në tokë duke thënë se nuk do të rrezikojnë me aktivizimi­n e tij. Ditën e djeshme, ai u stërvit me skuadrën, por shpeshherë prekte dorën e dëmtuar duke treguar se nuk është ende 100% i rikuperuar. Dhe nëse ai do t'ia dalë, atëherë do të plotësojë treshen e sulmit me Suarezin dhe Kutinjon. Nëse nuk do të luajë nga minuta e parë, atëherë Valverde mund të rezervojë një surprizë për trajnerin Spaleti. Arturo Vidal mund të jetë lëvizja e papritur për ta nisur titullar në mesfushë për t'u përplasur me Naingolani­n dhe Vesinon, pasi trajneri i Barcelonës e pranoi se pret një Inter më agresiv. Por çfarë lidhje ka Vidal me Mesin? Sepse aktivizimi i tij në mesfushë do të spostonte Artur Melon në sulm për të luajtur me Kutinjon dhe Suarezin. Kjo do të thotë se Rafinja këtë herë mund të mos jetë titullar përballë tifozëve zikaltër. Buskets dhe Rakitiç janë të paprekshëm, ndërsa mbrojtja me 4 do të formohet nga Alba, Lengle, Pike dhe Roberto. Në portë i padiskutue­shmi Ter Shtegen.

Në fund fitoi kujdesi dhe dëshira për të qenë i përqendrua­r vetëm tek impenjimi i futbollist­it, pa dashur të ushqehen polemikat apo përcillesh­in mesazhe politike. Për këtë motiv, Liverpuli vendosi që të mos e grumbulloj­ë Xherdan Shaqirin për transfertë­n e sotme të Beogradit kundër Cërvena Zvezdës për t'i kursyer djaloshit nga Kosova fyerjet dhe vërshëllim­at e koreve të tifozëve serbë, të irrituar edhe sepse gjatë Botërorit, golin që eliminoi Serbinë, 27- vjeçari e festoi duke bërë shqiponjën, së bashku me Granit Xhakën, autorin e golit të parë. Mesfushori nga Gjilani kërcënohej që të ishte në qendër të vëmendjes së tifozëve serbë sot në "Marakana" dhe trajneri Jyrgen Klop e pa të arsyeshme për të mos e grumbullua­r.

"Është një situatë ku ne do të shkojmë në qytetin fantastik të Beogradit si skuadër futbolli për të luajtur futboll. Kemi dëgjuar dhe lexuar spekulimet që flasin për llojin e pritjes që pret Shaq dhe pavarësish­t se nuk ia kemi idenë se çfarë mund të ndodhte, ne duam që të jemi 100 për qind të përqendrua­r në futboll dhe nuk duam të mendojmë për asgjë tjetër. Kaq është e gjitha. Ne jemi Liverpuli, një klub i madh, një skuadër futbolli, por nuk kemi asnjë mesazh tjetër përtej kësaj. Nuk kemi mesazh politik, absolutish­t jo. Duam të jemi të përqendrua­r për të bërë një ndeshje të shkëlqyer futbolli, pa asgjë tjetër. Duam të jemi të respektues­hëm dhe të shmangim çdolloj shpërqendr­imi që do ta largonte vëmendjen nga 90 apo më shumë minutat e ndeshjes. Kështu që për këtë arsye, Shaq nuk është grumbullua­r dhe ai e pranon dhe kupton këtë. Shaq është një lojtari ynë, e duam shumë dhe ai do të luajë shumë herë të tjera për ne, por jo të martën", thuhej në deklaratën e Klopit përpara nisjes së skuadrës drejt Beogradit.

Klop -

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania