Panorama (Albania)

PD i kërkon Lleshit arrestimin e Dakos: Trego që nuk je kukull

"Përgjimet faktojnë garancinë e Dakos për t'i mbaruar punë bandës"

- Edi Paloka

Partia Demokratik­e e konsideron drejtuesin e ri të Ministrisë së Brendshme, Sandër Lleshi, si ushtar të Kryeminist­rit Rama, të cilit i është besuar detyra për të mbrojtur krimin që blen vota.

Nënkryetar­i i PD- së, Edi Paloka, kujtoi se Lleshaj është produkt i një qeverie ilegjitime, që qëndron në pushtet me të paktën 15 mandate të blera. "Sandër Lleshi nuk ka për ta luftuar dot krimin, sepse pushteti politik i shefit të tij varet nga blerja e votës nëpërmjet bandave dhe krimit të organizuar. Sandër Lleshi është produkt i një qeverie ilegjitime, që qëndron në pushtet me të paktën 15 mandate të blera. Sandër Lleshi nuk do ta luftojë krimin që blen vota për të, sepse Edi Rama e ka emëruar atje për të mbrojtur nga arrestimi i menjëhersh­ëm Vangjush Dakon, simbolin e blerjes së pushtetit politik të Edi Ramës nëpërmjet krimit të organizuar. Për sa kohë Vangjush Dako dhe çdo ministër, deputet, kryebashki­ak apo drejtues i Partisë Socialiste, pjesë e dosjes 339, apo e ndon- jë dosjeje tjetër nën hetim për krimin e blerjes së votës, do të jenë jashtë burgut, do të thotë se Sandër Lleshi është pjesë e paktit të Edi Ramës me krimin që blen votat", tha Paloka. Partia Demokratik­e i ka kërkuar Lleshit të provojë se nuk është kukull e Edi Ramës dhe të ekzekutojë arrestimin e kreut të Bashkisë së Dur- rësit, Vangjush Dako, të faktuar në përgjime për blerje të votave. "Sandër Lleshi e ka shumë të thjeshtë të provojë që sot se nuk është një kukull: ai nuk duhet të pengojë arrestimin e Vangjush Dakos. Përgjimet e dosjes 339 kanë faktuar se Vangjush Dako është në komunikim të vazhdueshë­m me bandat para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, duke shkëmbyer me pasuri dhe pushtet votat e blera për tepsinë e Edi Ramës. Përgjimet zyrtare të Prokuroris­ë nga dosja 339 nxjerrin në pah marrëdhëni­en e ngushtë të Vangjush Dakos me bandën e Avdylajve, trafikantë ndërkombët­arë droge nga Amerika Latine në Europë, të cilët i ka përdorur në fushatë për të blerë zgjedhjet. Përgjimet faktojnë gatishmëri­në dhe garancinë e Vangjush Dakos për t'i mbaruar punë bandës", sqaroi nënkryetar­i i PD- së. Për demokratët, mosarresti­mi i kreut të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, hedh në erë alibitë qesharake për suksesin e Reformës në Drejtësi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania