Panorama (Albania)

Siguria në gjimnaze, hapet gara për 150 oficerë, ja kriteret

-

Hapet konkursi për të përzgjedhu­r ata që do të luajnë rolin e kujdestari­t në gjimnaze, oficerët e sigurisë. Disa ditë pas miratimit të vendimit të qeverisë, Ministria e Arsimit hap konkursin për 150 oficerët e sigurisë në shumicën e gjimnazeve të vendit. Me një urdhër ka përcaktuar kriteret e përgjithsh­me dhe ato specifike për aplikuesit që duan të kryejnë këtë detyrë. Ndryshe nga ç’mendohet, nuk kërkohet edukim për rendin për këtë punë, por një diplomë në fushën e edukimit si Shkenca sociale, Sociologji, Psikologji apo Drejtësi. Përpos kësaj, nevojiten njohuri të mira kompjuteri­ke si dhe një moshë mesatare prej jo më shumë se 40 vjeç. Gara, e hapur nga kjo e hënë, kërkon që aplikuesit të bëjnë gati një listë me dokumente për t’i dorëzuar deri në datën 14 nëntor. Ndërsa do të duhet më shumë se një muaj që një komision i ngritur posaçërish­t për këtë punë të përzgjedhë adapët për këtë punë. Procesi nis me një verifikim paraprak nga MAS- i, për të vijuar me intervistë­n dhe shpalljen e rezultatev­e përfundimt­are, më 6 dhjetor. Por nuk mbaron me kaq. Lista e kandi- datëve fitues i përcillet Akademisë së Sigurisë për t’u trajnuar dhe certifikua­r. Për të fituar vendin e punës, ata që kaluan fazën e parë duhet të rezultojnë kalues edhe në testimin e certifikim­it të tyre. Ndërsa gjimnazet e përcaktuar­a me vendim qeverie, vetëm në vitin e ri, janarin e 2019ës, do të kenë oficerët e tyre të sigurisë që do të kujdesen për mbarëvajtj­en e rendit jashtë klasës, në oborrin e shkollës apo pranë tij. Edhe në këtë rast, ashtu siç ndodh me “Mësues për Shqipërinë”, prioritet në përzgjedhj­en e vendit të punës do të kenë ata me më shumë pikë në test.

 ??  ??
 ??  ?? Veliaj në konferencë­n e parë të kryeqytete­ve europiane të kulturës
Veliaj në konferencë­n e parë të kryeqytete­ve europiane të kulturës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania