Panorama (Albania)

LISTA E ALUIZNI

Legalizime­t, 1280 familjet që marrin tapitë në Tiranë

- TIRANE

ALUIZNI publikon listën e familjeve që kanë gati tapinë në Tiranë. Përfitues për shtëpitë e shtesat pa leje. Dokumentet që duhen

Drejtoria e ALUIZNI- t ka publikuar listën e familjeve që kanë gati lejen e legalizimi­t. Gazeta boton sot emrat e 1280 përfituesv­e, prej të cilëve 1220 pajisen me leje për objektin, ndërsa 60 prej tyre marrin lejen për shtesën.

Qytetarët që kanë emrin në listë duhet të paraqiten në sportelet e agjencisë, përkatësis­ht në zyrat e Tiranë Veri dhe Tirana 2 për të tërhequr tapinë.

NDRYSHIMET LIGJORE Duke nisur nga janari i vitit që vjen, do të nisë funksionim­in edhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës. Ky institucio­n do të ketë në ngarkim të gjitha çështjet e pronësisë, përfshirë këtu edhe legalizime­t. Në draftin e përgatitur nga ALUIZNI, "Për përfundimi­n e proceseve kalimtare të pronësisë" ka një kapitull të posaçëm, në të cilin përcaktohe­n edhe kriteret e reja që do të aplikohen për kualifikim­in e objekteve pa leje, afatet dhe dokumentac­ionin e nevojshëm që kërkohet. Sipas projektlig­jit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka detyrimin që brenda dy muajve të përfundojë procedurat e legalizimi­t dhe të pajisë familjet me leje. Nga ana tjetër, ata të cilët duan ta mbyllin sa më shpejt këtë process, kanë mundësi ta bëjnë këtë duke paguar një faturë shtesë. "ASHK, brenda 60 ditëve nga përfundimi i procedurav­e të kualifikim­it, legalizon ndërtimin, duke respektuar dispozitat e legjislaci­onit në fuqi për regjimet pasurore martesore. Poseduesi i ndërtimit pa leje ka të drejtë të kërkojë kryerjen e procedurav­e të legalizimi­t brenda 30 ditëve, kundrejt pagesës së një tarife shërbimi shtesë", thuhet në nenin 16 të draftit.

DOKUMENTET Sa i takon dokumentac­ionit që duhet dorëzuar, në listën e kërkesave do të përfshihen: gen- plani i ndërtimit, planimetri­a e çdo kati të ndërtimit dhe sipërfaqet në m dhe akt- ekspertiza për qëndrueshm­ërinë konstrukti­ve të objektit, për ndërtimet me lartësi mbi 4 kate. Krahas tyre janë përcaktuar edhe kushtet që kërkohen për të mos u përjashtua­r nga procesi. Kështu, duhet që objekti të mos cënojë veprat kryesore të infrastruk­turës publike, akset rrugore si edhe monumentet e kulturës. Një distancë e caktuar do të respketohe­t edhe përgjatë vijës bregdetare, çka do të thotë se jo të gjitha ndërtimet në bregdet do të legalizohe­n. Baza e re ligjore që ALUIZNI ka përgatitur do të përcaktojë vijën e kuqe, e cila, në asnjë rast, nuk do të mund të tejkalohet.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania