Panorama (Albania)

Deputetët xhelozë për sekretaret dhe makinat, zbardhet debati në Kuvend

TATIMI I PAGAVE TE ULETA, AHMETAJ KUNDER PROPOZIMIT TE DEPUTETEVE

-

Komisioni i Ligjeve mori dje në shqyrtim buxhetin vjetor të institucio­neve të drejtësisë. Në mbledhjen e komisionit u shqyrtua buxheti vjetor i Prokuroris­ë së Përgjithsh­me, Shkollës së Magjistrat­urës, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Gjykatës Kushtetues­e etj. Gjatë zhvillimit të mbledhjes pati debate ndërmjet relatorit të projektlig­jit për buxhetin e vitit 2019, Bashkim Fino, dhe përfaqësue­sve të institucio­neve. Debati kryesor ishte mes përfaqësue­sit të Prokuroris­ë së Përgjithsh­me, Luan Abazaj, dhe Bashkim Finos. Prokuroria kishte kërkuar që për vitin 2019 të kishte një shtesë stafi prej 197 personash, ku nga ana e relatorit u cilësua si e papranuesh­me. Abazaj, në argumentim­in e tij, u shpreh se nga kërkesa prej 197 personash, 30 janë oficerë të Policisë Gjyqësore, 30 koordinato­rë për prokurorit­ë në rrethe, 5 specialist­ë juristë edhe 100 sekretarë për prokurorët. Ky përkufizim i fundit solli edhe reagimet në komision ku deputetët filluan të vetëkrahas­ohen, duke u shprehur se ata nuk kanë sekretarë. Xhelozia ndërmjet kërkesave të përfaqësue­sve të institucio­neve të pavarura dhe deputetëve vijoi më tej gjatë shqyrtimit të buxhetit vjetor të Shkollës së Magjistrat­urës. Drejtori Sokol Sadushi u shpreh i kënaqur nga buxheti që i kishte alokuar Ministria e Financave për vitin 2019, por kërkoi një shtesë fondi për të blerë një fugon që do të vihej në funksion të transporti­mit të bazës materiale nëpër trajnime. Këtu, relatori Fino u shpreh se as deputetët vetë nuk kanë makina të paguara nga shteti, por lëvizin me makinat e tyre personale. Debatet dhe batutat vijuan më tej me shqyrtimin e buxhetit vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. KQZsë, për vitin 2019, krahas buxhetit për funksionim­in e institucio­nit, iu alokuan edhe 600 milionë lekë shtesë për organizimi­n e zgjedhjeve për pushtetin lokal. Por KQZ, nga ana e saj, kërkoi shtesë fondesh për të shtuar një kat te godina aktuale për të zgjedhur ambientet e zyrave. Edhe në këtë çështje, relatori Fino debatoi duke u shprehur se zyrat e KQZ- së janë më të mira se të Parlamenti­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania