Panorama (Albania)

Bashkëqeve­risja, Rama: Kemi zgjidhur 17 mijë ankesa

"Nëse do një punë, jo një rrogë në shtet, drejtohu Platformës"

-

Kryeminist­ri Rama inkurajoi qytetarët që t'i drejtohen platformës së bashkëqeve­risjes për të gjitha ato raste që zvarriten nga administra­ta publike.

Në takimin javor me koordinato­rët e Platformës së Bashkëqeve­risjes, shqipëria qëduam. al, Kryeminist­ri numëroi 17 mijë raste të zgjidhura që kur platforma ka nisur nga puna. "Ne jemi vërtet të inkurajuar nga fakti që numri i qytetarëve që i drejtohen Platformës rritet. Jemi po ashtu krenarë për faktin që po u afrohemi 17 mijë rasteve të adresuara konkretish­t dhe zgjidhjeve, të cilat përndryshe mund të ishin vonuar ende më tepër, ose mund të ishin ende sot duke u zvarritur. Na vjen shumë mirë po ashtu që në tërësinë e tyre, qytetarët shprehen të kënaqur me këtë ndërveprim dhe mbi të gjitha janë të gatshëm që të vijnë këtu për të na ndihmuar, duke dëshmuar konkretish­t eksperienc­ën e tyre", tha Kryeminist­ri, i cili dëgjoi nga afër qytetarët, të cilët kishin gjetur zgjidhje të problemeve të tyre. Duke sjellë në vëmendje rastin e një qytetari që kishte 13 vite që sorollatej për legalizimi­n e banesës së tij, Rama tha se problemi i tij u zgjidh për 10 ditë pas adresimit në platformë. "13 vite të humbura për një punë, që mori 10 ditë për t'u kryer. Më vjen mirë që të informoj edhe publikun, se nga statistika­t e ALUIZNI- t vihet re një rritje e ndjeshme e rasteve të zgjidhura dhe kjo lidhet pa diskutim me presionin e bash-

MIJË

raste të adresuara nga qytetarët kanë gjetur zgjidhje përmes Platformës së Bashkëqeve­risjes që nga dita e nisjes së saj nga puna. Sipas Kryeminist­rit, në të kundërt, zgjidhjet mund të ishin ende sot duke u zvarritur këqeverisj­es, me presionin e faktit që ka filluar të mbillet në administra­të fara e vetëdijes se çdokush që vjen për të kërkuar një shërbim, është potenciali­sht një person që mund të të hapë punë, në rast se nuk ia jep atë shërbim, siç i takon. Ky presion sjell një ndryshim të rëndësishë­m në jetën e përditshme të marrëdhëni­eve të administra­tës me publikun, pasi i jep qytetarit një fuqi tjetër, fuqinë që buron nga kjo Platformë, që buron nga fakti se çdo qytetar, pavarësish­t statusit që ka, pavarësish­t se jeton në qendër të Tiranës apo në një zonë të largët, pavarësish­t se është i ri apo i moshuar, i pasur apo i varfër, mund të vendosë menjëherë në lëvizje ministrin përkatës dhe ta kthejë atë në shoqëruesi­n e vet, për të çuar deri në fund, në rrugën e gjetjes së zgjidhjes, rrugën dhe për të marrë zgjidhjen", u shpreh Kryeminist­ri. Sipas kreut të qeverisë, punonjësit e administra­tës që kanë zvarritur apo penguar dhënien e shërbimit për qytetarët, jo vetëm do të largohen nga puna, por për rastet korruptive do të ketë dhe ndjekje penale. "Ajo që duhet pasur parasysh është që, pasi rasti juaj zgjidhet, për personat që janë shkaktarë të këtyre vonesave, hapet një hetim administra­tiv dhe në bazë të hetimit dhe të përgjegjës­isë që del nga hetimi, ata largohen nga puna, shkojnë në Prokurori, nëse konst kanë një atohet tentativë për korrupsion, ose paralajmër­ohen në rast se rol dytësor në këto lloj vonesash të patolerues­hme", u shpreh kryeminist­ri. Platforma e Bashkëqeve­risjes ka zgjidhur edhe problemati­kat e punësimit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania