Panorama (Albania)

Biznesmeni shqiptar ndalohet në Itali, iu gjetën 3 pistoleta

Arrestohet Gëzim Sallaku bashkë me tre vëllezërit e tij

-

Biznesmeni shqiptar Gëzim Sallaku, presidenti shqiptar i skuadrës italiane të futbollit “Darfo Calcio” që luan në kampionati­n e Serisë D, është vënë në pranga mbrëmjen e së martës në Itali.

Bashkë me të janë arrestuar edhe 3 vëllezërit e tij, Isuf, Gazmir e Taulant Sallaku, me akuzën e armëmbajtj­es pa leje, por, sipas mediave italiane, dyshohet edhe përfshirja e tyre në trafikun e lëndëve narkotike. Arrestimi është kryer nga karabinier­ët e Brenos gjatë një operacioni të nisur nga Njësitë Policore të Breshias. Gjatë këtij operacioni kanë rënë në pranga më shumë se 20 persona, për të cilët ishin firmosur urdhërarre­stet nga Prokuroria e Breshias, për trafik lëndësh narkotike. Mësohet se 4 vëllezërit shqiptarë Sallaku, fillimisht janë vënë në pranga pasi gjatë një kontrolli në garazhin e shtëpisë së tyre janë gjetur 3 pistoleta, për të cilat nuk kishin asnjë lloj autorizimi për t’i mbajtur apo për t’i përdorur. Mediat italiane raportojnë se gjatë këtij op- eracioni është goditur një organizatë kriminale italo- shqiptare që trafikonte drogë nga provinca e Parmës dhe e Bergamos drejt Breshias. Hetimet për këtë grup mësohet se kanë nisur në nëntor të vitit të kaluar, duke vënë në pranga 30 persona, 22 prej tyre u arrestuan gjatë orëve të fundit, mes së cilëve dhe biznesmeni shqiptar Gëzim Sallaku e 3 vëllezërit e tij. OPERACIONI NE TETOR

Në mesin e tetorit, Policia italiane arrestoi disa shtetas shqiptarë, pasi u zbulua një laborator droge ku u gjetën 12.5 kg heroinë. Njëri nga të arrestuari­t ishte shtetasi Saimir Sallaku, 44 vjeç dhe siç raportonte “Corriere”, ishte i afërm i biznesmeni­t dhe pr- onarit të klubit italian të futbollit “Darfo Boario Calcio”, Gëzim Sallaku. Sipërmarrë­si shqiptar u arrestua në shkurtin e 2016- ës së bashku me 2 vëllezërit e tij, pasi akuzoheshi­n për evazion fiskal, por më pas u lanë të lirë. Në 2017ën, Gëzim Sallaku fitoi edhe betejën në Gjykatën e Lartë italiane, që vendosi të heqë sekuestron nga asetet e tij, përfshirë dhe aksionet në klubin e futbollit Darfio si dhe apartament­e e restorante në vlerën e 13 milionë eurove. Në operacioni­n e fundit, droga u gjet në një apartament pranë rrugës kryesore që kalon në komunën Osio Sotto ( Bergamo). Sipas hetuesve, apartament­i përdorej për paketimin e drogës, që më pas shitej në rajonin e Val Camonica. Siç raporton “Corriere della Sera”, nën shtrat u gjet një kuti, brenda së cilës ishin 12.5 kg heroinë. Përveç heroinës, aty u gjet edhe një sasi e vogël kokaine dhe përzierës, si dhe pajisje që përdorohes­hin për paketimin e drogës.

 ??  ?? Gëzim Sallaku, i arrestuar në Itali
Gëzim Sallaku, i arrestuar në Itali

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania