Panorama (Albania)

Dosja e laboratori­t të heroinës në Has kalon te Krimet e Rënda

-

Dosja e laboratori­t të drogës, zbuluar rreth tri javë më parë në Has, i është bashkangji­tur dosjes së "Vol- vo 4". Ndaj, ditën e djeshme 5 të arrestuari­t pas gjetjes së laboratori­t kanë dalë ditën e djeshme përpara togave të zeza të Krimeve të Rënda për t'u njohur me masën e sigurisë. Togat e zeza të Krimeve të Rënda kanë vendosur të njëjtat masa sigurie siç vendosi Gjykata e Kukësit tri javë më parë. Gjykata e Krimeve të rënda caktoi masën e sigurisë "Arrest me burg" për tre nga 5 të arrestuari­t për laboratori­n e heroinës në Has. Në qeli do të vazhdojnë të qëndrojnë Xhavit Shuti, Flamur Çela e Vehbi Barushi. Ndërkohë, 76- vjeçari Mustaf Shuti do të qëndrojë në "arrest shtëpie", ndërsa për Anila Shutin u caktua masa "detyrim paraqitje". Gjyqtari i Krimeve të Rënda Bibë Ndreca nuk ndryshoi në këtë mënyrë kërkesën e dy prokurorëv­e të operacioni­t "Volvo 4", për dhënien e masës së sigurisë ndaj 5 të arrestuarv­e të laboratori­t të heroinës në Has. Ndërkohë, djali i familjes Shuti, Xhaviti, u ka qëndruar deklarimev­e të tij të para. Edhe dje ai është shprehur përpara togave të zeza se magazinën e banesës e kishte dhënë me qira për bimë mjekësore dhe se gjendja e tij ekonomike ishte skandaloze për t'u quajtur si trafikant droge. Më datë 22 tetor në magazinën në pronësi të familjes Shyti, e cila ndodhej shumë pranë banesës së tyre në fshatin e largët të Hasit, Policia zbuloi laboratori­n e drogës ku u sekuestrua­n sasi të mëdha heroine dhe lëndësh të tjera që përdoren për përpunimin e saj. Ndërkohë, kujtojmë që si i dyshuar që ka lidhje me laboratori­n e drogës në Has, Policia bëri të mundur edhe arrestimin e një biznesmeni turk në fushën e tekstileve. Aktiviteti i turkut, tashmë të arrestuar për akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, përdorej si maskim për të sjellë në vendin tonë nga Turqia opium, që përdorej për përgatitje­n e heroinës brenda laboratori­t në Has. Në laboratori­n e Hasit, ajo përpunohej dhe më pas hidhej në treg me destinacio­n Gjermaninë dhe vende të tjera të BE- së.

PERSONA

u arrestuan fillimisht nga Policia për laboratori­n e heroinës në Has. Ata nuk i kanë pranuar për asnjë moment akuzat, duke thënë se nuk kishin dijeni për drogën dhe që mendonin se do të përpunonin barna mjekësore

 ??  ?? Droga në laboratori­n e Hasit
Droga në laboratori­n e Hasit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania