Panorama (Albania)

Afrimiteti i Robert Berishës me Lei Krajën, komentuesi­t zbulojnë se Nora nuk e lejon të hyjë në shtëpi

-

Lei Kraja dhe Robert Berisha janë padyshim çifti më i nxehtë i këtij edicioni të “Dance with me”. Nga kërcimet “hot” në tub te vallëzimet sensuale ku bëhen një trup i vetëm, kanë ngjallur dyshime te publiku për kiminë e tyre jo vetëm në skenë, por dhe jashtë saj. Jo pa qëllim moderatorj­a Alketa Vejsiu e pyeti Robertin pas performanc­ës së fundit se ç’do të thotë bashkëshor­tja e tij, këngëtarja Nora Istrefi pas kërcimit të tij sensual me Leilën. “Robert, po Nora? Nora ç’do të thotë? E di atë nga ‘ Përrallë nga e kaluara’? ‘ Po bota, bota ç’do të thotë?’ Se ishe shumë i përfshirë emocionali­sht në këtë kërcim dhe më pëlqeu shumë momenti kur ishit të dy, ti dhe Lei”, tha Alketa. E Roberti u përgjigj menjëherë, duke sqaruar situatën e tij: “Prej momentit kur firmosa kontratën, jam përfshirë në këtë show, unë jam artist. E përshëndes Norën, gocën time dhe të gjithë ata që po na shikojnë!”. Kjo deklaratë erdhi pas asaj, që Roberti u shpreh se e kishte ndaluar Norën ta shihte në puntatat e “Dance with me” duke kërcyer. “I kam thënë të mos e shohë fare kërcimin tim, ia kam ndaluar”, u shpreh këngëtari në puntatat e para. Por duket se benzinë zjarrit i ka hedhur vetë prezantues­ja e sportit, Lei Kraja, e cila poston shpesh foto me Robertin në “Instagram”- in e saj. E në foton e fundit, ku pozojnë të dy të përqafuar duke qeshur, një komentues ka hedhur dritë mbi xhelozinë e Norës rreth kësaj marrëdhëni­eje të afërt të Robertit me Lein. “Tani Nora po e detyron Robertin të shkojë në takim me prindërit, për ta lejuar të hyjë në shpi”, shkruante një komentues poshtë fotos. Kujtojmë që më parë dhe Nora ka qenë pjesë e këtij spektakli në vitin 2014, por u detyrua që ta linte garën në mes, pasi dha lajmin se ishte në pritje të ëmbël e së shpejti do të bëhej me vajzë. Vitin e kaluar mediat e Kosovës folën për një krizë mes çiftit, që kanë 12 vite bashkë. Disa herë në media qarkulluan lajme se çifti i këngëtarëv­e Nora Istrefi dhe Robert Berisha jetonin të ndarë. I ftuar në “Top Magazine” për të prezantuar projektet e reja muzikore të fundit edhe me bashkëshor­ten e tij “S’ka inat” ( një dedikim për pajtimin e tyre), Robert Berisha tregoi detaje për mar- rëdhënien në çift. “Prej 6- 7 vitesh, që kur kam filluar palestrën, unë gërhas. Kam qenë 72- 73 kg, ndërsa tani peshoj 86 kg. Është një ndryshim i madh, ndoshta edhe mosha, edhe është e pamundur... Por problemi nuk është vetëm se është ankuar Nora, por edhe shokët...“, tha ai me shaka. “Është mirë edhe kur fle vetëm”, përfundoi ai, duke e trajtuar kështu lajmin se ata kishin pasur një mosmarrëve­shje dhe jetonin të ndarë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania