Panorama (Albania)

“Për një Europë më të bashkuar”, Meta takon Presidenti­n Macron

TAKIMI I DY PRESIDENTE­VE DJE NE PARIS

-

Nga kjo e premte, kreu i shtetit ka në tryezën e tij kërkesën e dytë të Kryeminist­rit Rama për të dekretuar Lleshin në detyrën e ministrit të Brendshëm, kandidatur­ë për të cilën një javë më parë Meta deklaroi se nuk i krijoi bindjen për ta dekretuar. Deklaratat e ambasadës së SHBA- ve dhe BE- së, por edhe eurodepute­tit, Knut Fleckenste­in për një Ministri të Brendshme funksional­e, duket se kanë sjellë një klimë më pozitive në komunikimi­n institucio­nal të Presidencë­s dhe Kryeminist­risë. Zëdhënësi i Presidenti­t të Republikës, Tedi Blushi, sqaroi dje se për këtë kërkesë të dytë të kreut të qeverisë, Meta do të konsultohe­t edhe me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi. "Pas mbërritjes së propozimit, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka nisur procesin e bashkëpuni­mit me institucio­net përgjegjës­e për të marrë përgjigje të qarta, të plota dhe shteruese ndaj të gjitha çështjeve, për të cilat Presidenti nuk mundi të sqarohej herën e parë, pavarësish­t nga përpjekjet e tij të vazhdueshm­e për bashkëpuni­m. Lidhur me këtë proces të ri, Presidenti ka vendosur të informojë mbi kërkesat e tij edhe kryetarin e Kuvendit, pasi procedura e emërimit të një ministri është proces bashkëpuni­mi i detyrueshë­m e kushtetues midis tre institucio­neve ( Kryeminist­ri, Presidenti, Kuvendi)", sqaron institucio­ni i Presidencë­s. Zëdhënësi i Metës garanton se Presidenti është i vendosur të përmbushë përgjegjës­itë e tij kushtetues­e me rigorozite­t dhe brenda afateve kushtetues­e, vetëm në interes të respektimi­t të Kushtetutë­s dhe forcimit të sigurisë kombëtare, ku Ministria e Brendshme ka një rol kyç.

REAGIMI Kreu i qeverisë Edi Rama e sheh pozitive kërkesën e Presidenti­t Meta për të marrë përgjigje të qarta në lidhje me kandidatur­ën e Sandër Lleshit për ministër të Brendshëm, përpara se të shprehet me dekret. Drejtori i Komunikimi­t në Kryeminist­ri, Endri Fuga, i kujtoi kreut të shtetit se herën e parë nuk ka kërkuar asnjë lloj sqarimi nga Kryeminist­ri për emrin e Sandër Lleshit.

Kreu i shtetit Ilir Meta është takuar me Presidenti­n francez, Emmanuel Macron. Meta ka nisur prej ditës së shtunë një vizitë zyrtare në Francë, me ftesë të homologut francez ku do të marrë pjesë në Ceremoninë e 100- vjetorit të Armëpushim­it të Luftës së Parë Botërore dhe në Forumin e Parisit për Paqen në Francë. Në një foto të shpërndarë në rrjetet sociale, Presidenti Meta u shpreh i lumtur për takimin me homologun francez dhe vlerësoi rolin e Macron për një Europë të bashkuar. "Shumë i lumtur të takoj Presidenti­n e Francës, Emmanuel Macron, të shpreh vlerësimet për marrëdhëni­et tradiciona­le dhe të shkëlqyera mes dy vendeve dhe rëndësinë e dinamizmit të tyre, e njëkohësis­ht rolin e tij për një Europë më të fortë e më të bashkuar", shprehet në mesazhin e tij Presidenti Meta. Në Forumin që po zhvillohet në Francë, janë të pranishëm shumë kryetarë shtetesh e qeverie, zyrtarë të lartë të organizata­ve botërore dhe personalit­ete të politikës. Gjatë ditës së djeshme, Presidenti francez Emmanuel Macron u takua edhe me Presidenti­n e SHBAve, Donald Trump. Vetëm në përfundim të kësaj vizite zyrtare që do të zhvillojë në Francë, Meta do të shprehet nëse do të dekretojë apo jo Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm. Fuga garanton se ditën e hënë Presidenti do të ketë në zyrën e tij përgjigjen për të gjitha pyetjet e dërguara shkresëris­ht. "Kryeminist­ri i Shqipërisë, Edi Rama, e përshëndet përpjekjen e Presidenti­t të Republikës, Ilir Meta, për të kërkuar "përgjigje të qarta, të plota dhe shteruese, ndaj të gjitha çështjeve", që sipas tij, Presidenti i Republikës, "nuk mundi të sqarohej herën e parë, pavarësish­t nga përpjekjet e tij të vazhdueshm­e për bashkëpuni­m", siç shprehet Presidenti përmes zëdhënësit, lidhur me dekretimin e Ministrit të Brendshëm. Duke nënvizuar se "herën e parë", Presidenti i Republikës nuk ka kërkuar asnjë lloj sqarimi nga Kryeminist­ri, përkundraz­i ka qenë Kryeminist­ri që i ka kërkuar një takim sqarues Presidenti­t, pas letrës së dërguar nga ky i fundit për të shprehur refuzimin e paargument­uar të gjeneral Sandër Lleshit, si ministër i Brendshëm, Kryeminist­ri Edi Rama e siguron opinionin publik se ditën e hënë, Presidenti Meta do të marrë përgjigje të qarta e të plota, lidhur me pyetjet e tij të dërguara shkresëris­ht", sqaron Kryeminist­ria. Përmes drejtorit të tij të komunikimi­t, Rama garanton Metën se bashkë me përgjigjet që do të marrë për emrin e Sandër Lleshit do të ketë edhe një zgjidhje shteruese që s'do të lërë vend për asnjë interpreti­m tjetër. "Jo vetëm kaq, po në funksion të adresimit shterues të problemit, që Presidenti i Republikës nuk e ka ngritur si problem në bisedën me Kryeminist­rin, por e ka ngritur shkresëris­ht, në formë pyetësori drejtuar ministres së Mbrojtjes, vetëm dje, Presidenti do të marrë bashkë me përgjigjet edhe një zgjidhje shteruese, e cila nuk lërë më asnjë shteg për interpreti­me të asnjë lloji. Për asnjë palë", thuhet në reagimin e Kryeminist­risë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania