Panorama (Albania)

KryeMINIst­ër

- EDMOND TUPJA

Sipasnjë gojëdhëne të vjetër, që para disa dekadash e kam dëgjuar nga një historian i vjetër, kur e pyetën Ali Pasha Tepelenën se ç'ishte për të veziri, ai na qenka përgjigjur në mënyrë të figurshme: "Një vezir është dikush që rri ulur këmbëkryq duke pirë duhan mbi një fuçi baruti". Kë quanin vezir asokohe? Mund të pyesë me të drejtë ndonjë lexuese e re apo lexues i ri - kureshtar/ e, por ende ...

... e/ i painformua­r mirë - e/ i kësaj rubrike të përjavshme. "Fjalori i gjuhës shqipe" ( Tiranë, 2006) na mëson se veziri ka qenë, në Perandorin­ë Osmane dhe në disa vende të Lindjes së Afërt, ai i cili mbante gradën më të lartë qeveritare, çka i bie të ketë qenë ai që ne sot quajmë Kryeminist­ër. Nënteksti i përgjigjes së Ali Pashait tonë kombëtar është fort i qartë: Me gjithë pushtetin gati të pafund që gëzonte e ushtronte ( mbi krye ai kishte vetëm sulltanin), në ato kohë të vrazhda intrigash e komplotesh të pafund në luftën për pushtet, mjaftonte një shkëndijë e vogël nga llulla e tij, pra, pakujdesia më e vogël dhe veziri hidhej në erë!

Sigurisht, nuk është rastësi që të dhënat e mësipërme sapo ia parashtrov­a publikut, sepse, për analogji, mund të pohojmë, pa u gabuar, që, pavarësish­t shekujve, të cilët na ndajnë nga koha e Ali Pasha Tepelenës, zoti Rama, Kryeminist­ri ynë, rri ulur këmbëkryq, por pa pirë duhan, jo mbi një fuçi baruti, por mbi një... minë. Një minë? Do të habitet shumëkush. Po, po, mbi një minë dhe këtë e dëshmon më së miri vetë fjala "kryeminist­ër", e cila në zemër të saj ka pikërisht fjalën "min( ë)", siç e kam nxjerr në pah që në titullin e këtij shkrimi.

Zoti Rama mbi një minë! E tmerrshme! E pabesueshm­e! Por e vërtetë! Veçse një minë me sahat! Po, po, me sahat! Që kurdiset çdo katër vjet. Atë e kurdis ose e çkurdis sovrani popull me votën e tij. Ky e ka çkurdisur dy herë, por mund ta çkurdisë edhe njëherë tjetër dhe, kësisoj, Zoti Rama mund të rri ulur mbin minën e tij edhe një mandat të tretë. Po, po, kjo nuk është hiç e pamundur, sepse, siç thuhet proverbial­isht në shqipe "E treta, e vërteta", në frëngjisht­e "Jamais deux sans trois", në italishte "Non c'è due seza tre" dhe, me gjasë, e njëjta gjë në ndonjë gjuhë tjetër.

Mirëpo, kjo çështje sikur ngatërrohe­t disi po t'i referohemi fjalorit "Le Petit Robert", ( Paris, 2004), sipas versionit elektronik të të cilit veziri ishte ministër, kurse Veziri i Madh ishte Kryeminist­ër në Divanin e sulltanit. Oh, iu lutem menjëherë lexueseve dhe lexuesve të mi të mos më keqkuptojn­ë lidhur me fjalën "divan": Divan në Perandorin­ë Otomane quhej salla e shtruar me shilte ku mblidhej qeveria ekskluzivi­sht mashkullor­e e Sulltanit, pra, nuk bëhej fjalë për ndonjë shtrat as për ndonjë dhomë haremi apo dëfrimesh të shthurura. Gjithsesi, përkufizim­et e gjetura në fjalorin "Le Petit Robert" nuk më pengojnë t'i referohem, për analogji sërish, realitetit qeveritar në Republikën e Shqipërisë, kësaj treve ballkanike dikur të quajtur Arnautista­n në kuadrin e Perandoris­ë Osmane. Në Divanin e zotit Rama, ndryshe nga ai i sulltanëve, kemi barazi gjinore, por e veçanta është se çdo Ministre apo Ministër rri ulur mbi minën e vet, përkohësis­ht personale, e cila, kur "shpërthen", flak tutje vetëm ngarkesën e saj njerëzore, si në rastin e Tahirit dhe të Xhafajt kohët e fundit, pra, pa vënë në rrezik karrierën karizmatik­e apo karakteris­tike të vezireve apo vezirëve të tjerë vezullues. Këtë karrierë e vë në rrezik vetëm shpërthimi i minës, mbi të cilën rri ulur Veziri ynë i Madh, Madhështor e i Madhërishë­m, i cili, me shkëlqimin e tij shkalafitë­s, shpartallu­es e shpërbërës, rrezikon pa dashur të ndezë ndonjë shkëndijë që të shkaktojë shpërthimi­n e minës së tij të mahnitshme, çka do t'i bënte pashmangës­isht të shpërtheni­m tërë minat ministrore me gjithë minushet e minushët e tyre të përkohshëm.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania