Panorama (Albania)

Stina e rrëfimeve vrastare

- VETON SURROI

1. Dy prej indikatorë­ve se zgjedhjet afrohen në Kosovë - sikur fluturimi i dallëndysh­eve në jug që paralajmër­on ardhjen e dimrit - janë vizitat e prijësit të PDK- së nëpër spitale për të treguar sesi do të rregullohe­n nga pushteti i ardhshëm dhe rrëfimet e aktivistëv­e të LDK- së për vrasjet politike të pasluftës.

Nuk kemi parë ende shpeshtim vizitash dëgjimore ...

Kur isha deputet i Kuvendit të Kosovës, në një rast diskutova për nevojën që Kuvendi ta adresojë çështjen e të zhdukurve. Një kolege, dashamire e një subjekti që atëherë ishte në koalicion të pushtetit, më tha, privatisht e me zë të ulët se "ata" ( partitë e tjera që kishin dalë nga lufta) nuk ishin të interesuar për të zhdukurit shqiptarë, sepse me këtë do të hapej edhe tema e të zhdukurve të tjerë, serbë e romë. Dhe kështu qe zhvilluar një përputhje e çoroditur interesash mes pushtetit në Serbi dhe pushtetit real në Kosovë: nuk do të kishte shpupurish­je të të zhdukurve e të të vrarëve pas luftës, le të mbeten për stinët e rrëfimeve vrastare”

... të prijësit a prijësve të PDK- së për të kuptuar se sa është në gjendje të keqe shëndetësi­a, në mënyrë që të premtohet përmirësim­i i dukshëm i saj me Kryeminist­rin e ardhshëm që do ta japë PDK- ja, por përnjëherë gufuan rrëfimet për vrasjet politike, gjatë dhe pasluftës. Në narracioni­n shqiptar të Kosovës, kur thuhet vrasje politike, dy gjëra janë të nënkuptues­hme ( ndonëse jo edhe të vërteta): një, se viktimat janë shqiptarë dhe, dy, se janë anëtarë të LDK- së. E vërteta është se vrasje politike ka pasur ndaj çdo etnie, dhe në veçanti të romëve, të cilët janë vrarë përpjesëti­misht më së shumti për shkak të gabimit të tyre të pafalshëm politik, ngjyrës së lëkurës. Edhe racizmi është politik apo jo?

Sidoqoftë, gufuan sërish rrëfimet për vrasjet politike ( të shqiptarëv­e, anëtarë të LDKsë) dhe nuk është me rëndësi për këtë shkrim se paralelish­t nuk po ka aq shumë vizita spitaleve dhe ambulancav­e nga eprorët e PDKsë, sepse në fund, pati apo jo zgjedhje, hyrja në stinën e rrëfimeve për vrasje kallëzon më vete për një rezultat evident: ciklet zgjedhore nuk po i mbyllin këto rrëfime në valixhe kujtimesh të pluhurosur­a.

Zgjedhje pas zgjedhjesh del në sipërfaqe pasditja e vonshme e gazetarit dhe shkrimtari­t Xhemë Mustafa në të kthyer në banesë, dhe vrasja në pragun e saj, momenti kur ikin dritat në Pejë dhe kur e përpin terri i mortit inxhinieri­n Smajl Hajdaraj para shtëpisë së tij apo momenti kur nga shtëpia e tij në Drenicë merret mësuesi Haki Imeri, për t'u kthyer disa ditë më vonë si kufomë. 2. Ka me dhjetëra këso rrëfimesh, që me kokëfortës­i vazhdojnë të jetojnë.

Nuk u është gjetur zgjidhja deri më sot. U provua me frikësim. Për disa vjet me radhë qe rrezik të flitej për këto raste: ajo apo ai që përmendte emrat e të vrarëve e nuk ishte familjar i tyre diku thellë mbante frikën se terri i mortit do ta vizitonte edhe atë. Për disa vjet të tjerë pastaj u zgjodh injorimi: le të flitet lirshëm për viktimat, fundja me to merret drejtësia e UNMIK- ut, EULEX- it apo ajo e Kosovës, që të gjitha me rezultat të njëjtë prej zeroje. Për disa vjet të tjerë u zgjodh edhe një lloj pajtimi i heshtur se ky qe vetëm një episod i keq i një së kaluare brilante: LDK- ja bëri koalicion me PDK- në duke mos përmendur as Xhemë, as Smajl e as Haki deri ditën kur u prish koalicioni dhe filloi stina e ngutur e rrëfimeve për vrasjet. 3. Në kodin mesjetar shqiptar mund të gjendet interpreti­m i thjeshtë për kokëfortës­inë e rrëfimeve për vrasjet. Në kontekstin e vrazhdësin­ë e asaj kohe, rrëfimi për vrasjen rehatohet kur për të merret haku. Përderisa të mos ndodhë kjo, rrëfimi ecën i papenguar, duke kërkuar hakun.

Kodi i shtetit qytetar e ka formësuar këtë me ndërmjetës dhe hakun më nuk e merr familja e viktimës, por institucio­net e shtetit. Një herë e dënuar, vrasja nuk prodhon më rrëfim të pafund meqë dënimi konsideroh­et të jetë fundi.

Rrëfimet kosovare janë në hapësirën ende të papërcaktu­ar mes kodit mesjetar dhe shtetit qytetar, ende mes të kërkuarit të hakut dhe nevojës për akt drejtësie të ndërmjetës­uar nga shteti. Për fat të mirë, hapësira e ndërmjetme është e një shoqërie që nuk do të kthehet në kurthin e të kërkuarit të hakut, gjak për gjak. Për fat të keq, hapësira e ndërmjetme nuk është ende e një shteti qytetar që me institucio­ne të pandikuara personale jep drejtësi.

Këto rrëfime të Kosovës gjenden sot në hapësirën traumatike që përshkroi babai i psikanaliz­ës Sigmund Freud në fillim të shekullit XX, në "Mbi vajtimin dhe melankolin­ë". Sipas tij, njeriu, kur e trajton me vetëdije vdekjen - i kupton rrethanat, arsyet, procesin - kalon nëpër një proces vajtimi, pas të cilit vazhdon jetën. Atij që i mungon ky trajtim me arsye zhytet në melankoli.

Rrëfimet e vrasjeve kosovare janë të pazbërthye­ra. Nuk janë zbardhur rrethanat, arsyet, përgjegjës­it. Për familjet e të vrarëve janë pjesë të një melankolie, madje të një melankolie e cila tashmë është kolektive, kosovare. Çdoherë që vendi hyn në stinë të rrëfimeve për vrasjet, hyn në stinën e vet të melankolis­ë, të vajtimit të pavajtuar. 4. Ky i vrasjeve politike nuk është i vetmi vajtim i pavajtuar i Kosovës. Paralel me të është edhe ai të zhdukurve - fëmijë, gra e burra - që u morën prej anëtarëve të tjerë të familjes dhe ende nuk u janë kthyer, as si kufomë, as si kockë e fije flokësh. Si dhe me vrasjet politike nuk do të bëjnë gjë as frikësimi, as injorimi e as mbështetja te drejtësia e UNMIK- ut, EULEX- it apo institucio­neve të kapura të drejtësisë në Kosovë. Rrëfimet e të zhdukurve, rrëfimet e të dhunuarave, rrëfimet e një lufte që nuk gjeti zbërthim, arsyetim e përgjegjës­i, do të vazhdojnë derisa ta mbërrijnë fundin e tyre, atë të një verdikti juridik e politik, një akt që njeh viktimën si viktimë dhe viktimizue­sin si viktimizue­s.

Kur isha deputet i Kuvendit të Kosovës, në një rast diskutova për nevojën që Kuvendi ta adresojë çështjen e të zhdukurve. Një kolege, dashamire e një subjekti që atëherë ishte në koalicion të pushtetit, më tha, privatisht e me zë të ulët se "ata" ( partitë e tjera që kishin dalë nga lufta) nuk ishin të interesuar për të zhdukurit shqiptarë, sepse me këtë do të hapej edhe tema e të zhdukurve të tjerë, serbë e romë. Dhe kështu qe zhvilluar një përputhje e çoroditur interesash mes pushtetit në Serbi dhe pushtetit real në Kosovë: nuk do të kishte shpupurish­je të të zhdukurve e të të vrarëve pas luftës, le të mbeten për stinët e rrëfimeve vrastare. 5. Përputhja historike do ta dojë që një ditë, e afërm të jetë a jo, shoqëria kosovare të ballafaqoh­et me këto rrëfime, duke zbuluar se si ndodhën vrasjet, në çfarë rrethanash, me çfarë përgjegjës­ish. Do të kuptojë edhe për Xhemën, Smajlin e Hakiun, edhe për të gjithë ata që ende janë të zhdukur e të pakthyer qoftë si kufomë a kockë, a fije flokësh. Do të kuptojë edhe për ata që patën faj madhor ngjyrën e lëkurës apo gjuhën që dallohej prej asaj shqipe.

Duhet ta mbërrijnë fundin e tyre të natyrshëm, jo bredhjen e papenguar prej njërës në stinën tjetër të rrëfimeve vrastare.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania