Panorama (Albania)

Zbardhet vendimi i fundit i Xhafajt para shkarkimit

Vendimi i datës 6 nëntor, dy orë para votimit në Parlament

- ERVIN KOÇI

Pak orë para se të shkarkohej nga Parlamenti si ministër i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka firmosur vendimin e tij të fundit si ministër.

Në Fletoren Zyrtare të datës 8 nëntor është publikuar vendimi i Xhafajt si ministër, që lidhet me masat shtesë të sigurisë publike.

VENDIMI Vendimi i Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm është marrë në datë 6 nëntor. Po në të njëjtën ditë, në orën 10: 00 u mblodh seanca plenare për të votuar dekretin e Presidenti­t Meta për shkarkimin e Fatmir Xhafajt si ministër. Vetë ai ishte i pranishëm në mbledhjen e Parlamenti­t në seancë plenare, duke e votuar edhe vetë kërkesën e tij për t'u larguar nga pozicioni i ministrit të Brendshëm. Dekreti i Metës për shkarkimin e Xhafajt erdhi pas dorëheqjes së tij, e cila gjeti të papërgatit­ur politikën shqiptare. Por saga e dorëheqjes së tij vijoi për 10 ditë, pasi Presidenti Meta nuk firmosi emërimin e Sandër Lleshit si ministër të Brendshëm, por firmosi vetëm shkarkimin e Xhafajt dhe për rrjedhojë ai qëndroi në detyrë për 10 ditë të tjera, pasi kishte kërkuar zyrtarisht largimin nga pozicioni i ministrit të Brendshëm.

MASAT Vendimi i botuar në Fletoren Zyrtare parashikon Udhëzimin e ministrit të Brendshëm mbi masat shtesë të sigurisë publike. Ky vendim, ndër të tjera, liston bizneset, të cilat do të duhet të pajisen me kamera sigurie. Në këtë listë janë edhe subjektet që disponojnë lokale nate si disko, pub- e si edhe biznese që ushtrojnë aktiviteti­n e tyre nga ora 23: 00 deri në orën 06: 00. Sipas vendimit, "Subjektet që disponojnë lokale nate si disko, pub- e, instalojnë sistem me kamera të tipit ÇTV, me rezolucion të lartë, me rreze infra të kuqe dhe që ruajnë imazhet filmike në NVR/ server, jo më pak se 15 ditë, me fushëpamje brenda objektit dhe në perimetrin e jashtëm të tij. Skema e vendosjes së kamerave miratohet nga shefi i Komisariat­it të Policisë në territorin ku është objekti; Instalojnë sistem me kamera për leximin automatik të targave të automjetev­e në hyrje- dalje të parkimit të objektit dhe server me kapacitet që ruan të dhënat jo më pak se 15 ditë, deri në një muaj; Pajisin punonjësit në hyrje të objektit me dedektor; Kontraktoj­në shoqëri private të sigurisë fizike, sipas përcaktimi­t, një punonjës sigurie për 40- 50 persona. Skema e ruajtjes dhe e sigurimit të objektit miratohet nga shefi i Komisariat­it të Policisë në territorin ku është objekti". Ky vendim i Xhafajt, duket si një masë shtrëngues­e ndaj ngjarjes së fundit që i ndodhi atij si ministër i Brendshëm, vrasja në ishBllok. Kjo, pasi vendimi i firmosur nga Xhafaj, shfuqizon vendimin e mëparshëm të marrë për këtë ligj, duke bërë një ridetajim mbi zbatimin e ligjit për masat shtesë të sigurisë publike.

Pas këtij vendimi, Fatmir Xhafaj ka deklaruar publikisht se do të angazhohet si deputet dhe si ligjvënës në vijimin e implementi­mit të Reformës në Drejtësi dhe në mënyrë të veçantë krijimit të Prokuroris­ë së Posaçme Antikorrup­sion dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.

 ??  ?? ZV. MINISTRI I BRENDSHEM, SANDER LLESHI
ZV. MINISTRI I BRENDSHEM, SANDER LLESHI
 ??  ?? Faksimile e vendimit
Faksimile e vendimit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania