Panorama (Albania)

Vokshi: Provat e dosjes "339" çojnë Dakon në burg

Reagon kryebashki­aku: Padi për shpifje, shtohen fondet e edukimit

- Albana Vokshi Vangjush Dako

Partia Demokratik­e, përmes deputetes Albana Vokshi, vijoi ditën e sotme akuzat ndaj qeverisë, duke deklaruar se ajo po mban kyçur në zyrat e Prokuroris­ë provat në lidhjen me dosjen "339", që, sipas saj, dërgojnë në burg kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakon. Në emrin e PD- së, deputetja Vokshi tha se Vangjush Dako duhet arrestuar sa më parë pasi, sipas saj, përgjimet e dosjes "339", janë një provë e qartë që tregojnë se ky i fundit ka kryer një krim elektoral. "Dosja ' 339' që Edi Rama po e mban të kyçur në sirtarët e Prokuroris­ë është prova që çon në burg Vangjush Dakon si autor të masakrës elektorale në Qarkun e Durrësit, në bashkëpuni­m me bandat. Përgjimet e dosjes ' 339' kanë faktuar se Vangjush Dako është në komunikim të vazhdueshë­m me bandat para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, duke shkëmbyer me pasuri dhe pushtet votat e blera për tepsinë e Edi Ramës",- është shprehur Vokshi. Pas deklaratës nga selia e PD- së nuk ka vonuar përgjigja e kryebashki­akut të Durrësit, Vangjush Dako, i cili përmes një statusi në faqen e tij në "Facebook" është shprehur se: "Me shumë kënaqësi do të ngre padinë për shpifje edhe për zonjën Vokshi, të cilën kam pasur rastin ta ndjek nga afër në fushatat e saj të ulëta si deputete e Durrësit, jo shumë kohë më parë! Një zonjë e papërmbajt­ur në fjalor, në gënjeshtra dhe në injorancën e saj ekstremist­e. Një politikane që e bën të bardhën të zezë dhe anasjellta­s dhe që as nuk skuqet, as nuk zverdhet, kur gënjen elektorati­n. Aq gënjeshtar­e është kjo politikane, saqë akoma sot nuk mbarojnë barsoletat për të në katundet ku kujtoi se gjeti budallenj për t'u marrë votën! Mori atë që meritonte dhe sot vazhdon po njësoj, tamam njeriu që krijoi Saliu. Në Gjykatë, e panderuara zonja Vokshi, aty silli provat e fajësisë time ose pastaj dihet, lekët për Fondin e Edukimit".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania