Panorama (Albania)

Kuvendi ndalon ' vetingun në politikë', PD nis takimet

Salianji: Zgjedhjet në dorë të krimit, Rama ka bërë marrëveshj­e

-

Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur të ndërpresë seancat dëgjimore për nismën kushtetues­e të PD- së për vetingun në politikë. Përmes një e- maili, Kuvendi ka informuar anëtarët e Komisionit të Ligjeve dhe përfaqësue­sit e Këshillit të Legjislaci­onit se mbledhjet konsultues­e për këtë nismë kushtetues­e do të ndërpriten. Sipas Kuvendit, grupet e interesit kanë kërkuar që të pritet përgjigja nga Komisioni i Venecias e më pas të vijohet me mbledhjet në Kuvend për nismën e ndryshimit të Kushtetutë­s për vetingun në politikë. Por pavarësish­t kësaj vendimmarr­jeje të Kuvendit, deputetët e PD- së kanë nisur takimet me pedagogë dhe studentë për të shpjeguar arsyet e domosdoshm­ërisë së vetingut të politikës. Deputetët e PD- së, Oerd Bylykbashi, Ervin Salianji, Izmira Ulqinaku dhe këshilltar­i ligjor i PD- së, Gazment Bardhi, kanë zhvilluar në Shkodër me pedagogë dhe studentë një leksion të hapur për platformën e PD- së për vetingun në politikë dhe çlirimin e ekonomisë nga krimi, oligarkia dhe korrupsion­i. Nënkryetar­i i Grupit të PD- së, Oerd Bylykbashi, cilësoi si të domosdoshm­e dekriminal­izimin e zgjedhjeve përmes vetingut në politikë. "Grupi Parlamenta­r i Partisë Demokratik­e ka bërë propozim zyrtar në Parlament për amendament­e kushtetues­e për heqjen e zyrtarëve të lartë që mund të jenë deputetë apo ministra, apo zyrtarë në institucio­ne shtetërore, që kanë lidhje me krimin, si një fazë tjetër e dekriminal­izimit", tha ai. Deputeti Ervin Salianji vuri në dukje se zgjedhjet janë në dorë të krimit, sepse Edi Rama ka bërë marrëveshj­e me krimin. "Kryebashki­aku i Durrësit që është sa një akullore, përse merr vota, përse fiton? Merr vota sepse në çdo cep të territorit të vet mbledh vota si menaxher i interesave të krimit. Prandaj ne kërkojmë veting. Në Lezhë, me Ndokat janë blerë vota. Në Kavajë, Edi Rama mbronte prej kohësh një akullore tjetër. Në Elbasan, Taulant Balla, përveçse bredh me trafikantë droge, u jep paratë e shqiptarëv­e në konkurrenc­ë të pandershme, banditëve si Sanxhakët dhe Çelajt. Në Tiranë, me Sajmir Tahirin dhe Shullazin, në Vlorë me Habilajt, Xhafajt, Damian Gjiknurin dhe me Ramën, që janë thjesht mbrojtës të interesave të krimit?", tha Salianji. Gazment Bardhi u fokusua te papërgjegj­shmëria e qeverisë me paratë e buxhetit të shtetit dhe nevojën urgjente për pastrimin e ekonomisë nga oligarkia dhe korrupsion­i, përmes ndryshimev­e në Ligjin Antimafia.

 ??  ?? Deputetët e PD, gjatë takimit në Shkodër
Deputetët e PD, gjatë takimit në Shkodër

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania