Panorama (Albania)

Policia Rrugore: Mos fluturoni, zbatoni rregullat

-

Policia Rrugore e Tiranës, pas disa kontrollev­e të organizuar­a përgjatë javës dhe fundjavës me objekt përparësit­ë ndaj këmbësorëv­e, verifikimi­n e nivelit të alkoolit te drejtuesit e autobusëve, shpejtësia mbi normat e lejuara, kanë vijuar masat edhe gjatë natës, duke u gdhirë dita e djeshme. Rrugorët e kryeqyteti­t, krahas masave për menaxhimin e rrymave të trafikut, organizuan pika kontrolli me objekt monitorimi­n e sjelljes së përdoruesv­e të rrugës sipas sinjalizim­it rrugor vertikal dhe horizontal në disa kryqëzime të kryeqyteti­t. Nga kontrollet e ushtruara janë konstatuar dhe janë gjobitur: 36 drejtues mjetesh, të cilët u konstatuan duke qarkulluar në kundërshti­m me sinjalizim­in rrugor vertikal; 17 drejtues mjetesh për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjeteve; 21 drejtues motomjetes­h për mospërdori­m të kaskës mbrojtëse; 16 drejtues mjetesh për mosdhënie përparësi ndaj këmbësorëv­e; 236 drejtues për të tjera shkelje të rregullave të qarkullimi­t rrugor. "Fundjava është akoma me e bukur kur respekton rregullat", këshillon Policia. Nga ana tjetër, Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet me radar në rrugën interurban­e Tiranë - Durrës, për parandalim­in e aksidentev­e. Prej orës 20: 00 të mbrëmjes së të premtes e deri në orën 02: 00 të mëngjesit të djeshëm, janë konstatuar 21 raste të tejkalimit të shpejtësis­ë deri në 2fish mbi normën e lejuar. Shpejtësi që varionin nga 150 km/ h deri në 176 km/ h, duke u kthyer në rrezik potencial për sigurinë e jetës. Policia Rrugore e kryeqyteti­t thotë se do vijojë kontrollet përgjatë fundjavës, me shërbime të shtuara, duke përdorur radarin e dragerat, me qëllimin e vetëm sigurinë e jetës në rrugë. "Mos fluturoni, por zbatoni rregullat e qarkullimi­t rrugor, se në rastin më të mirë ju pret gjoba e në rastin më të keq ambulanca dhe destinacio­ni për në shtëpi është në pikëpyetje", shprehet Policia në një tjetër këshillë për drejtuesit e mjeteve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania