Panorama (Albania)

Milan- Juventus, Higuain e Bonuçi sfidojnë të shkuarën ARBITRI

Gatuzo i beson Kastijehos, Alegri rikthen "luftëtarin" Mario Manxukiç

- TIRANE

Gjashtë trofe, 105 ndeshje dhe 55 gola nuk mjaftuan për të mbajtur Gonzalo Higuainin në Torino.

Për të tretin sezon radhazi. Në verën e këtij viti, argjentina­si u "shkarkua" nga Juventusi dhe ndihmoi këtë të fundit të orkestront­e një megashkëmb­im me Milanin, ku u përfshinë Leonardo Bonuçi dhe Matia Kaldara. Përveç zbarkimit të Ronaldos, në dy sezonet bardhezi ka pasur diçka që nuk i ka bindur plotësisht drejtuesit dhe ka qenë pikërisht impakti i tij në ndeshjet europiane. Ky përflitet të ketë qenë shkaku i prishjes së raportit të sulmuesit me "Zonjën", teksa edhe mosha ( 31 vjeç në dhjetor) nuk ishte në favor të argjentina­sit. Duke shtuar këtu edhe raportin në fushë me Ronaldon dhe për të investuar në blerjen e këtij të fundit, Gonzalo u shit te Milani, që përveç 18 milionë eurove për huazimin, në fund të sezonit duhet të derdhë në arkat bardhezi edhe 36 milionë euro për blerjen përfundimt­are të bomberit. Do të jetë Paolo Maxoleni arbitri i ndeshjes së vlefshme për javën e 12- të të Serisë A mes Milanit dhe Juventusit. Herën e fundit që ky arbitër drejtoi klasiken e futbollit italian, ishte në mars të këtij viti, e cila përfundoi 3- 1 për bardhezinj­të. "Zonjën" e ka drejtuar në 19 fitore, 4 barazime dhe pesë humbje, teksa disi më negativ bilanci për "Djallin" me 10 fitore, 9 humbje e 6 barazime. Ka arbitruar 4 herë duelet Juventus- Milan dhe "Zonja" i ka fituar të katërta.

"Djalli" - Formula e huazimit nuk e bindte fort Higuainin, i cili u josh më pas nga këmbëngulj­a e drejtuesve kuqezi. Besimi dhe përgjegjës­itë në klubin e ri ndikuan pozitivish­t te lojtari. Gatuzo i besoi frerët e sulmit dhe "Pipita" deri në këtë pikë të sezonit e ka shpërblyer me 7 gola në 12 prezenca mes Serisë A dhe Ligës së Europës. Argjentina­si ndërton manovrën ofensive dhe shërben për shokët, si në rastin e Kutrones kundër Olimpiakos­it. 1015 minuta aktivizim me një mesatare prej një goli në 145, e duke qenë se nuk ka shënuar në ndeshjen e fundit, Bonuçi me shokë duhet të ndihen disi të shqetësuar.

FORMACIONE­T Vazhdon stuhia e dëmtimeve te Milani, me Patrik Kutronen që ka ndjerë dhimbje në kavlijen që e pati shqetësuar disa javë më parë. Sot, sulmuesi mund ta nisë nga stoli e në vend të tij është gati të luajë Kastijeho, i cili ndaj Udinezes bëri shumë mirë. Për pjesën tjetër nuk pritet të ketë shumë ndryshime. Ndërkohë, Masimilian­o Alegri pritet që të zbresë nga minuta e parë "luftëtarin" Mario Manxukiç, i cili do të bëjë repart me Ronaldon dhe Dibalën në formacioni­n 4- 33. Në mesfushë mund t'i besojë eksperienc­ës së Khedirës dhe Matuidisë, duke lënë në stol Bentankuri­n, ndërsa në mbrojtje do të rikthehet titullar Zhoao Kanselo.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania