Panorama (Albania)

Zbulohet dosja e Sigurimit, përgjimet në shtëpinë e Sarah Blloshmit

Dosja e Sigurimit të Sarah Blloshmit

- Vajza juaj, Sarah

NNuk janë vetëm arkivat e shtetit tonë ato që mund të na furnizojnë me materiale, që s'i shkojnë kujt ndër mend rreth figurave të njohura të një kohe tjetër. Për Sarah Blloshmin, të bukurën e kohës së Zogut, kemi shkruar edhe më parë. Jemi përpjekur të gjejmë të dhëna rreth jetës së saj përmes familjarëv­e. Sot vjen për të një material që e plotëson figurën dhe legjendat rreth saj. Bejto Destani, autori i shumë botimeve, konsiderua­r ndryshe si shqiptari i arkivave britanike, pikërisht duke "gërmuar" në to, na sjell këtë letër të harruar të vitit 1926. Kujtimet janë shkruar në letër nga ambasadori gjerman i asaj kohe në Tiranë. Pjesë e një balloje, siç bënin zakonshëm ambasadorë­t në Tiranë, Kardoff, u gjend në organizimi­n që Ambasada Amerikane bënte me rastin e festës së Vitit të Ri. Se ç'shkruan dhe ç'përshtypje ruhen nga ajo kohë, keni mundësinë që t'i lexoni vetë. Duke kuptuar më mirë jo vetëm mënyrën e jetesës së atyre qarqeve në Tiranë, por duke njohur së pari më mirë Sarah Blloshmin, më të spikaturën e kohës. Përtej hireve të një femre joshëse e të bukur, thuhet se ka qenë kërcimtare shumë e mirë. Më shumë se kujtdo tjetër, afërmendsh, këto cilësi të sajat u binin në sy meshkujve. Të gjithëve! Kushdo fliste për Sarën, vetëm se ato që dilnin nga gojët e lëngëzuara herë ishin për mirë e herë për keq. Rrëfimet gojë pas goje thonë se të këqijat, ato që e bënë Sarah Blloshmin, të ashtuquajt­urën (!) agjente të të gjitha shërbimeve sekrete të kohës së Zogut, e bënë atë që me sinjalet e para të ardhjes së regjimit komunist në Shqipëri të largohej. Për mbesën e Ismail Qemalit ( vajza e vajzës së tij) nuk ka shumë të dhëna. Ata që ia kanë njohur "famën", tashmë janë të paktë dhe të përlyer mbase nga kujtimet e ëndrrave me shkëndija, që dikur kanë thurur për të. Nën zë pohojnë se Sarah Blloshmi ka qenë e përdorura e Zogut jo vetëm për shërbime sekrete, por edhe për kënaqësi fizike. Në fakt, vargu i burrave që janë kënaqur me të është i gjatë… gjithnjë referuar botimeve të kohës dhe thashethem­najave që enden sot, kur në tavolina bie fjala për të, ziejnë sa e sa qeveritarë të kohës janë përkundur nën ojnat e Blloshmit. Sot, kemi sjellë një pjesë nga dosja e saj e sigurimit, me 27 fletë, siguruar nga Bedri Blloshmi. KUSH ISHTE SARAH BLLOSHMI, E ADHURUARA E TË GJITHËVE

Sarah ka lindur në Stamboll, në vitin 1904. Ajo ishte fëmija i tretë i kolonelit Vehab bej Serdar, djalë i gjeneralit të famshëm Abdul Kerim Pasha dhe i Mevedet H. Vlorës, vajzës së madhe të Ismail Qemalit. Pas Shpalljes së

Pavarësisë, pasi kishte kaluar fëmijërinë në Stamboll, Sarah u vendos bashkë me familjen në Francë e më pas në Shqipëri. Nga fotot që kanë mbetur, nga tregimet familjare e kujtime të ndryshme, Sarah ka qenë një grua shumë e bukur dhe mjaft inteligjen­te. Sa herë diskutohet për Sarën, imagjinohe­t vetiu një ikonë e bukurisë, që krahasohej me ato femra që, falë inteligjen­cës dhe përgatitje­s së tyre, këtë dhuratë të natyrës jo që nuk e shpërdorua­n, por ditën ta vlerësojnë. Por kjo është vetëm ajo çka thonë familjarët. Njerëzit jashtë rrethit të saj të ngushtë, siç është edhe rasti i letrës që po ju paraqesim, dëshmojnë krejt të kundërtën. Sigurisht që për një femër të bukur dhe shumë të civilizuar, rritur në ambientet e aristokrac­isë së lartë të Stambollit e Parisit, në Shqipërinë e fillimshek­ullit XX, është shumë e lehtë të flitet "pa u menduar", nuk kishte si të mos kthehej në objekt sa adhurimi, aq edhe thashethem­najash. Por Sarah kishte një natyrë që nuk u jepte aspak rëndësi diskutimev­e të kota, siç është e

zakonshme për të gjitha ato femra rrethuar nga kësi legjendash. Për jetën e saj liberale është folur, sikundër është bërë me të gjithë ata njerëz të rangut të saj shoqëror, paçka se të qenët femër e penalizont­e.

PJESË NGA DOSJA VEPRIMTARI­A E SARAH BLLOSHMIT

Në 10.06.' 45 hyri në shtëpinë e saj një englez, n'ora 24: 00. Në 12.06.' 45 dyshohet të jetë bërë një mbledhje në shtëpinë e saj mbasi janë parë duke hyrë një oficer dhe një ushtar englez, ishin brenda dhe të tjerë, mbasi pinë deri në ora 12, shkuan në Valbona. Në 16.06.' 45 është takuar me dy englezë. Ka shkuar në shtëpinë e Dino Shanit ku hynë e dalin englezë dhe amerikanë. Është takuar me një person me uniformë amerikane që fliste shqip. Në 22.06.' 45 ka shkuar në shtëpinë e saj kapiteni Flevick dhe ka ndenjur prej orës 11 deri në orën 11: 30. Në 27.06 ka pasur një bisedim me kapitenin Flevinc dhe pastaj me Likë Toptanin ku shkuan në shtëpi të saj dhe ndenjën gjysmë ore. Në një i 7 ka ndenjur me kapitenin Flevick orë të tëra në Valbonë, i cili ka shoqëruar deri në shtëpi. Para se të shkojnë në shtëpi hyjnë në Dajti nga njëra portë dhe kur dolën nga tjetra në një mënyrë të fshehtë. Më 4.07. major Ëotrous është parë të dalë nga shtëpia e Sarës. Me 5.07 mësditë Major Ëotrous ka dalë nga shtëpia e Sarës. Me 8.07 Major Ëotrus ka shkuar me makinë në shtëpinë e saj dhe e la makinën në një vend të errët mbrapa shtëpisë. Ka ndenjur prej orës 10 deri në nji mbas mesnate. Më 10.07 Ëotrous ka shkuar në shtëpi të Sarës, ka ndenjur tre orë. Ka dalë në orën 2 mbas mesnate. Kanë biseduar në tarracë me zë të ulët. Me 12.07, në ora 10 të mbrëmjes, Ëotrous shkoi në shtëpinë e Sarës dhe ndenji deri në ora 12: 30. Me 13.07.45, Ëotrous shkoi te Sarah. Aty erdhi edhe Dr. Tartari me të shoqen dhe një italian me gjithë gruan. Këta ndenjën një orë dhe ikën, kurse Ëotrous ndenji edhe dy orë të tjera. Me 13.07, Ëotrous dhe Flevick shkuan te Sarah dhe ndenjën 2 orë. Pastaj dolën dhe shkuan ne Dajti ku ndenjën ¼ orë dhe prej andej shkuan në Mision. Me 17.07, kapiten Flevick është llafosur një orë me Sarah Blloshmin. Prej aty shkuan në Dajti dhe mbasi ndenjën pak i përcolli në shtëpi. Më 17.07, major Ëotrous dhe kapiteni Flevick shkuan në shtëpi te Sarah ku kanë biseduar në gjuhë të huaj një orë e gjysmë pa pirë e pa dancuar. Më 21.07 natën vonë shkuan në shtëpinë e Sarës Ëotrous, Flevick dhe Smith me veturë, të cilën e lanë në një vend të errët mbrapa shtëpisë. Brenda në shtëpi kanë qënë edhe i biri dhe e bija e Jusuf Borshit. Kanë biseduar dhe kënduar. Englezët janë larguar në 2: 30. Më 21.07, n'ora 11: 30, Ëotrous dhe Smith kanë shkuar në mënyrë të fshehtë në shtëpinë e Sarës dhe kanë ndejtur deri në 2 mbas mesnate. Me 23 n'ora 11: 15 shkoi në shtëpinë e Sarës major Smith me veturën e Hodgonit. Në orën 12, Smith u largua dhe erdhi në 1: 15 të marri tre persona që ishin fshehur prapa portës, por mbasi në rrugë po kalojshin 2 italiane, nuk i mori dhe iku. Mbas 30 min vjen prapë dhe i merr tre personat me një shpejtësi që nuk u njohën cilit ishin. Me 25.. 07 major Ëotrous

dhe kapiteni Flevick janë takuar në Dajti me Sarën dhe Alfred Ashikun. Kanë biseduar në mes tyre. Më 26.07.45 në ora 9: 15 të mëngjesit Wotrous shkoi në shtëpinë e Sarës dhe iku prej aty në orën 11: 30. Me 27.07 Sarah ka shkuar në shtëpinë e Ashikut ku ka qëndruar një orë. Më 31.07.45 në ora 11: 30 Wotrous edhe Flevick kanë dalë nga shtëpia e Sarës me të dhe të bijën dhe kanë shkuar në Valbona. Prej aty ne Dajti ku kanë ndejtur deri në 2 mbas mensate dhe kanë shkuar nëpër shtepitë. Me 1.08.45 me ora 9 shkuan në shtëpinë e Sarës, Ëotrous dhe Flevick, mbas një ore vjen një civil me rroba të bardha që quhet Vangjel dhe ka qënë në burg për çështje politike. Në orën 1: 30 dalin englezët dhe Vangjeli shkoi në Rrugën e Durrësit nr. 9. Me 3.8.45 gjen. Hodgson, majori Ëotrous dhe kapiteni Flevick shkuan në shtëpi te Sarah dhe dolën bashkë me të dhe shkuan në Dajti ku ndejtën deri në orën 2: 30 mbas mesnate. Aty ishte edhe Asllan Ypi me dy gra. Me 4.08.' 45, kapiten Flevick shkoi në shtëpi të Sarës në ora 7: 30 dhe qëndroi deri me 8. Pastaj u kthye prapë në ora 10 dhe iku në ora 12...

Dosja numër 102 për Sarah Blloshmin

Sigurimi famëkeq në fillimet e pushtimit të Shqipërisë nga terroristë­t komunistë iu vunë punës me zell të ndiqnin cilindo që e konsideron­in kundërshta­r të atij regjimi. Regjim, i cili u vendos me rekomandim­in e veton e Mugoshëve e Popovicëve. Qëllimi i Sigurimit dhe detyra që i kishin vënë vetes ishin të ndiqnin ata persona që vinin nga familje të mëdha e patriotike. Në familjen patriotike nacionalis­te dhe kundërshta­re e sunduesve komunistë ishte dhe familja Blloshmi. Pikërisht në këtë familje u zgjodh mbesa e Ismail Qemalit, Sarah, ish- bashkëshor­tja e Selahudin Blloshmit. Dosja nr. 102 në emër të Sarah Blloshmit është hapur nga Sigurimi që në vitin 1945- 1946 në kohën kur ajo u largua me bashkëshor­tin e saj anglez. Vandeleur Robinson ishte atashe shtypi në misionin britanik në Shqipëri, me të cilin ishte martuar në 1945 mbas vdekjes së burrit të saj të parë, Selahudin Blloshmi, me të cilin pati një vajzë, e quajtur Vera Blloshmi. Kjo dosje ka vazhduar deri në 1957. Materiali që përmban dosja tregon se është ndjekur hap pas hapi dhe është kontrollua­r në të gjitha lëvizjet. Në dosje është edhe një listë prej 59 personash që sipas Sigurimit kjo bashkëpuno­nte. Dosja ka rreth 27 fletë dhe disa prej fletëve do t'i vihen lexuesit në dispozicio­n.

5 qershor 1950 Nëna ime e dashur,

Unë jam shumë e lumtur gjatë gjithë kohës që Nermui më jep lajme të mira nga ju dhe të ju sav ...... ju Belkis dhe të shëndetshm­e.

Kam përzgjedhu­r dhe po ju dërgoj disa fotografi që unë shpresoj se ju do t'ju pëlqejnë.

Lorna jonë e vogël ka bërë progres të përditshëm dhe po bëhet gjithmonë e më e sjellshme.

Kohët e fundit ju kam dërguar dy pako ( një më 10 maj dhe tjetrën më 20 maj) përmban gjëra që ju dëshironi, si çaj, qumësht dhe marmelatë.

Shpresoj se ju duhen dhe më bëni të ditur.

Ne jemi në këtë moment me prindërit e burrit tim në një plazh dhe për fat të mirë është kohë e mirë dhe ne mund të notojmë.

Të fala për të gjithë prindërit me shpresën që gjithmonë të ketë lajme të mira prej jush. Ju përqafoj nënë e dashur si dhe Bellsis, me përzemërsi et dashuri.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? DISA NGA FOTOGRAFIT­Ë E DOSJES SË SARAH BLLOSHMIT
DISA NGA FOTOGRAFIT­Ë E DOSJES SË SARAH BLLOSHMIT
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Faksimile të letrës së Sarah Blloshmit
Faksimile të letrës së Sarah Blloshmit
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Fletë të shkëputura nga dosja e Sigurimit të Shtetit për Sarah Blloshmin
Fletë të shkëputura nga dosja e Sigurimit të Shtetit për Sarah Blloshmin
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania