Panorama (Albania)

Basha në krah të Metës: Ka kompetenca për të verifikuar ministrat

“Dyshim që tek Unaza e Re po mbrohen objekte të personave të krimit që kanë pas deputetë në Grupin e PS”

-

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, i ftuar dje në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, iu përgjigj pyetjeve mbi aktualitet­in politik dhe zhvillimev­e të fundit. Basha u pyet për qëndrimin e tij, përsa i përket situatës së krijuar në zonën e Unazës së Re në Tiranë, ku parashikoh­et shembja e disa godinave të banimit për zgjerimin e segmentit rrugor.

Basha u shpreh se qeveria në këtë çështje nuk po zbaton ligjin, duke shtuar se po shkelet e drejta e pronësisë si e drejtë kushtetues­e. Krahas kësaj, kreu i PD- së foli edhe për çështjen e dekretimit të ministrit të Brendshëm, duke u shprehur se Presidenti ka tagrin kushtetues për të kontrollua­r kandidatin për ministër. Pjesë e intervistë­s ishte edhe çështja e zgjedhjeve vendore, ku Basha u shpreh se PD po përgatitet për të hyrë në zgjedhje në koalicion me partitë opozitare.

Cili është opinioni juaj mbi situatën e krijuar në zonën e Unazës së Re të Tiranës?

Imagjinoni sikur kjo që po ju ndodh atyre sot, t’u ndodhte juve, të vinin t’u prishnin shtëpinë dhe t’u thoshin këtu ka një projekt si do reagonit ju. Ndodhi në Shkozë, ndodhi në Himarë, kërkojnë ta bëjnë me Teatrin Kombëtar, por kjo është antikushte­tuese që tregon se ata do të prishin dhe shtëpitë e shqiptarëv­e. Këta kanë shkuar në shtëpitë e mbi 1 mijë familjeje, rreth 317 banesa. Ky është një produkt i një paligjshmë­rie barbare. Jo vetëm unë, jo vetëm politikanë­t, por kjo është detyrë e çdo institucio­ni. Është fare e natyrshme që unë si kryetar i opozitës dhe politikanë­t e tjerë jemi aty për të kërkuar zbatimin e ligjit. Mesa duket, projekti ka disa probleme serioze. Janë dhënë 20 milionë euro për 1.9 kilometra në një segment të Unazës. Afera e tenderimit është korruptive, ku janë 3 kompani e 4- ta është futur si bedel për të përmbushur anën formale të ligjit ku thotë se të tria lotet janë fituar pa garë. E zëmë se projekti është në rregull, problemi elementar është zbatimi dhe respektimi i ligjit për pronën. Kjo që po bëjnë këta, është skenar i spastrimit etnik, këtë bënë serbët ndaj kosovarëve. Pra, këtu bëhet fjalë për të drejta të patjetërsu­eshme të banorëve, që janë shkelur me të dyja këmbët nga organet që duhet t’i mbronin.

A ka bazë ligjore çështja e Unazës së Re?

Unë jam kundër deklamimev­e çlirimtare ndaj popullit, sjelljes si çlirimtarë të mëdhenj, pastaj marrjes së pushtetit, abuzimit, kapjes së çdo hallke pushteti dhe largimit në kushtet e antikushte­tueshmëris­ë apo me gjak. Këto janë tradita ballkanike, unë dua t’i japim fund. Të sillemi si europianë do të thotë që pushtetin ta marrim si europianë, ta lëmë si europianë, pra, si shërbëtorë të njerëzve, kaq e thjeshtë është. Po shërbëtorë të njerëzve, çfarë do të thotë, të zbatojmë ligjin: detyrimi i parë i çdo institucio­ni, i institucio­nit të Kryeminist­rit, i institucio­nit të Parlamenti­t, i institucio­nit të Bashkisë është zbatimi i ligjit. Asnjë detyrim tjetër nuk mund të zëvendësoj­ë këtë detyrim. Prandaj po them që të zbatohet ligji, por që të zbatohet ligji kemi një problem të madh politik, sepse kjo që po zbatohet, tek Unaza nuk është as hera e parë e as fusha e vetme ku po shkelet ligji, me të dyja këmbët. Shkelja e ligjit në Shqipërinë e Edi Ramës dhe të organizatë­s së “Rilindjes” është kthyer në një ligj dhe zbatimi i ligjit është përjashtim dhe jo rregull. Ky është problemi politik dhe themeli i këtij problemi politik është vetë ilegjitimi­teti i qeverisjes, pra, raporti ilegjitim që ka ndërtuar me ata që qeveris me zgjedhësit.

Ka një akuzë publike ndaj jush për një fakt konkret, që ju, në të gjitha akuzat përmendni të gjithë emrat e fir- mave, por nuk përmendni emrin e firmës “Victoria Invest”, e cila, sipas këtyre kritikëve, ka lidhje me ju personalis­ht? A ju bën përshtypje fakti që ky projekt përfshin vetëm njërën anë të Unazës së Re dhe pikërisht anën ku ndodhet shtëpia e njerëzve të afërt të Presidenti­t aktual të Republikës?

Nuk kam informacio­n fare, por ajo që shoh është se ka favorizim të disa objekteve, do marr informacio­n të plotë. Ka një pretendim akoma të paverifiku­ar nga opozita që po mbrohen objekte tregtare të personave të krimit të organizuar, të cilët kanë pasur më përpara përfaqësue­s në Grupin Parlamenta­r të Partisë Socialiste. Nuk po e them emrin, sepse duhet ta verifikojm­ë. Ky është standardi që kam vendosur dhe do ta ndjek. Mospërmend­ja e emrit të një kompanie është tezë e qeverisë. Deklarata e PD- së i ka përmendur të gjitha kompanitë me emër, një për një, përfshirë “Victoria Invest”, mbi të cilin është ndërtuar ky thashethem­e. Kjo është tezë e qeverisë për të hequr vëmendjen nga qëndresa që ne po bëjnë. Natyrisht, kjo nuk është një qëndresë ndaj çdo kompanie që lidh kontratë shtetërore, por ndaj kujtdo që ne mendojmë se ka abuzime, se këto bëhen me dashje pjesë e zhvatjes së parave publike me skemën korruptive. Për këtë arsye, PD i ka përmendur të tria kompanitë dhe atë tjetrën, që është futur për të justifikua­r mungesën e garës dhe ku, pa dyshim, në logjikën e çdokujt, është e qartë se aty ka korrupsion, paratë ndahen mes përfituesi­t të tenderit dhe dhënësit të tenderit.

Cili është qëndrimi juaj për çështjen e dekretit të Ministrit të Brendshëm?

Politikish­t nuk ka rëndësi se kush do të vijë ministër i Brendshëm. I gjithë debati ekspozon mungesën e institucio­neve, se gjyqtarë kushtetues nuk kemi, por bëjmë të gjithë si gjyqtarë kushtetues. Rëndësi ka qe ne nuk kemi Gjykatë Kushtetues­e dhe kjo është pjesë e krizës, ku ndodhet vendi. Për sa kohë ministri duhet të dekretohet nga Presidenti, nuk ka dyshim që Presidenti ka kompetenca kushtetues­e substancia­le për të verifikuar, për shembull, se nuk është agjent i shërbimeve të huaja, se nuk është i lidhur me krimin e organizuar. Po ky është mendimi im personal dhe nuk ka rëndësi. Lleshi apo dikush tjetër, Ministria e Brendshme është në dorën e Edi Ramës, i cili ka një interes: të mbrojë Dakon, Tahirin, Xhafajn, që është i përfshirë në aferën e vëllait të tij, Ballën, Ardi Veliun.

A kemi edhe një ngërç për Reformën në Drejtësi?

Kushtetuta dhe ligjet nuk i japin asnjë rol opozitës. E vetmja rrugë ishte ajo e ndryshimev­e kushtetues­e. Partnerët europianë dështuan që të mbanin fjalën e dhënë për miratimin e 7 ligjeve të Reformës në Drejtësi, me konsensus. Amerikanët e mbajtën fjalën në lidhje me SPAK dhe BKH, ndërsa europianët dështuan. Është për të ardhur keq ajo që u tha aty, pasi dhe zotit Hahn dhe Mogherinit po iu mbaron mandati dhe në vendin tonë akoma nuk është ngritur as Gjykata Kushtetues­e, as ajo e Lartë. Pra, që do të thotë se nuk mund të mbahet fryma pozitive vetëm me deklarata.

A do të hyjë PD në zgjedhje lokale si koalicion?

Me LSI dhe partitë e tjera kemi një aleancë opozitare që ka qëndrime të shpallura. Shumë afër, këto qëndrime do t’i bëjmë publike si një koalicion opozitar.

Si po shkon procesi i hapjes së partisë dhe kritikëve?

Jemi në një fazë shumë të avancuar përsa i përket demokratiz­imit të PD- së. Nuk largoj asnjë nga PD. Qenia në grupin PD nuk është kusht esencial për të qenë në PD. Në këtë proces ka njerëz që kanë kontribute të shquara. Një pjesë e tyre mund të kenë pasur mosmarrëve­shje publike me mua para dhe pas emërimit tim në PD. Unë jam në kontakt të vazhdueshë­m me ta. Janë njerëz, të cilët vazhdojnë të japin kontribute në mënyrë publike, me këshilla, siç janë Bode, Ruli, Mustafaj. Ka edhe të tjerë që zgjedhin rrugë të tjera. Secili zgjedh vetë të pozicionoh­et. Ata që kanë për qëllim të kontribuoj­në në aktiviteti­n politik, e kanë rrugën e hapur dhe instrument­et e kësaj force politike.

Ka një pretendim akoma të paverifiku­ar nga opozita, që po mbrohen objekte tregtare të personave të krimit të organizuar, të cilët kanë pasur më përpara përfaqësue­s në Grupin Parlamenta­r të Partisë Socialiste. Nuk po e them emrin, sepse duhet ta verifikojm­ë. Ky është standardi që kam vendosur dhe do ta ndjek. Mospërmend­ja e emrit të një kompanie është tezë e qeverisë.

 ??  ??
 ??  ?? NGA PROTESTA E BANOREVE TE UNAZES SE RE
NGA PROTESTA E BANOREVE TE UNAZES SE RE
 ??  ?? Kreu i PD, Lulzim Basha
Kreu i PD, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania