Panorama (Albania)

Bularati, Shqiponja dhe Zogu i Zi

- BISLIM AHMETAJ

Punae fundit që mund të bëhej për ndërtimin e mbinën- kalimit të projektuar te “SHQIPONJA” ishte heqja...

e shpendit që ne shqiptarët e kemi vendosur në zemër të Flamurit, simbol që na bënë të ndihemi krenarë kudo ku jemi dhe në çfarëdo pozite që të ndihemi. Të gjithë do të jemi dëshmitarë që do të duhen të paktën dy vite derisa fotot e ekspozuara në rrethimin e rrethrrotu­llimit të “Shqiponjës” të presin gërshërët e inaugurimi­t me shumë gjasa jo nga kthetrat e Ramës, por pa pikë vlere dhe rëndësie për këtë opinion se çfarë duarsh apo gërshërësh do ta presin atë shirit. Të gjithë dakordësoh­emi që hyrja veriore e Tiranës, edhe pse me katër korsi, është e ngarkuar dhe kjo vjen për shkak të mungesës së infrastruk­turës ndërlidhës­e te nyja lidhëse e unazës së papërfundu­ar në asnjërin segment të saj. Pikërisht në vendin që 6 vite më parë, në 100- Vjetorin e Pavarësisë, u shndërrua në njërin prej atraksione­ve më të dashura dhe më sharmante për shqiptarët, simbolit tonë kombëtar, shqiponjës dykrenare, dhuratës bujare të biznesmeni­t dhe filantropi­t të njohur shqiptar nga Maqedonia, zotit Lazim Destani, i cili, në përvjetori­n shekullar të Pavarësisë së shtetit të shqiptarëv­e, të ndarë padrejtësi­sht në 5 shtete ballkanike, i dhuroi bujarisht Atdheut, shpendin dykrerësh, simbolin që u shfaq në Flamurin tonë Kombëtar nga prijësi ynë Gjergj Kastrioti Skënderbeu, vitin simbol të të cilit po shënon sot e gjithë këtë vit i gjithë kombi ynë. Aq ngjiti ky simbol monumental, sa s’kaluan gjashtë muaj nga vendosja e tij dhe u bë referenca më e përhapur për adresarin e munguar të Tiranës. Ai hyri në fjalorin zhargon të gjithkujt, në forma dhe në trajta nga më të ndryshmet si: “Nga Shqiponja, djathtas”, “Më prit te Shqiponja”, “Ika nga Tirana, kalova Shqiponjën”, “Mbërrita në Tiranë, jam te Shqiponja”, “500 metra nga Shqiponja drejt”, “E sheh Shqiponjën”, “Jam Te Shqiponja”. Për hir të përmirësim­it të infrastruk­turës së kryeqyteti­t, s’ka asgjë të keqe të zhvendoset ky monument krenarie në një vend tjetër, po kaq të dukshëm, në kohën që do të bëhet pengesë për vazhdimin dhe përfundimi­n e punimeve të mbikalimit që nxituan ta printojnë në beze për të lajmëruar heqjen e simbolit të Shqiponjës.

Për mua, tri janë arsyet e shënjuara të nxitimit të Edi Ramës për heqjen e Shqiponjës akoma pa filluar asnjë punë për ndërtimin e “mbi- nën- kalimit të rrethrrotu­llimit”:

E para, tri ditë më parë, një grup prej më shumë se 1000 “para militarësh” grekë ( pasi pjesëmarrë­sit e tjerë nuk dua t’i fus në të njëjtin emërtim), me parulla fashiste, në mënyrën më të turpshme dhe vulgare, dhunuan një pjesë të territorit të Republikës së Shqipërisë, duke shkelur çdo ligj kombëtar, çdo konventë ndërkombët­are dhe çdo rregull etik të vendeve të Bashkimit Europian dhe më gjerë. Tirana zyrtare reagoi si një OJF periferike, zv/ ministri i Brendshëm i plotfuqish­mi i Kryeminist­rit, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” të Kadaresë “shpalli” disa persona gjysmë non grata. Dhe si për t’i lëpirë të përmjerat e veta, Edi Rama akoma, pa iu tharë pështyma nga urdhri verbal që i dha Lleshit të tij për personat “non grata”, nxori dhe nxiti urdhrin verbal për heqjen e Shqiponjës nga rrethrrotu­llimi me të njëjtin emër, pa kurrfarë paralajmër­imi, pa kurrfarë njoftimi, pa kurrfarë “dëgjese” si i pëlqen kajmekamit të tij të Bashkisë së Tiranës t’i shesë veprat e veta publike. Kjo ishte për t’u thanë veprimeve të papreceden­t të pjesëmarrë­sve në ceremoninë mortore të një qytetari me kombësi greke, që e vrau nga Policia ose nga mungesa e profesiona­lizmit në rastin më të keq ose për interesa nacionalis­te të ditës, të cilat i interesojn­ë Kryeminist­rit për të mbuluar traumat qeverisëse që s’Ia fal askush veç një opozite apatike e udhëhequr nga një njeri, të cilin e ka futur në xhepin e djathtë të tij. Kryeminist­ri, me heqjen e Shqiponjës, u thotë qarqeve ultranacio­naliste greke se unë jam një i çmendur që nuk pyes për simbolet kombëtare të vendit tim dhe po pyes për gangsterë lokalë me uniformë ushtarake greke, që sulmojnë qytetarët dhe Policinë e vendit tim. Diabolikë deri në ekstazë. Po të mos hante dardha të papjekura në njoftimin e tij në “Twitter”, ku shkruan se “Vulgaritet­i s’kishte hipur kurrë më me prepotencë në një piedestal se në rastin e ‘ Shqiponjës’”, ndoshta askush s’do e kishte vënë re për disa ditë heqjen e shpendit simbol të Shqiponjës në nyjën kryesore të hyrjes veriore të Tiranës, e cila u gjet e rrethuar me shpejtësi nga foto të printuara të një plani që mund të jetë në mendjen e ndonjë klienti të qeverisë. Por kjo dardhë e papjekur që hëngri Edi ishte pikërisht për të lëpirë qëndrimin pervers ndaj veprimeve antikushte­tuese të organeve të rendit, të Ushtrisë, ndaj veprave penale të kryera nga shtetasit grekë, që shkelën haptazi territorin, integritet­in dhe simbolet kombëtare të një vendi sovran. Pra, ai iu deklaroi ekstremist­eve grekë, serbë dhe gjithë miqve të tij perversë, me të cilët siguron pushtetin, që unë kur nuk “p… dh” për simbolet e mia kombëtare, kështu që jemi të mirëkuptua­r për gjysmëmasa­t e “Lleshit” tim, gjysmëmini­stër i Brendshëm, gjysmë “gjeneral i ushtrisë së vdekur” të Kadaresë.

Arsyeja e dytë është një protestë e nisur këtu e dhjetë ditë më parë nga banorët e zonës nga “Astiri” te shtëpia e nënës shpirtëror­e të Rilindjes, e veja e diktatorit, apo diktatoric­a. E cila, sipas njerëzve që guxojnë e kanë informacio­ne të thelluara, ajo dhe trashëgimt­arët e saj zotërojnë më shumë se njëqind apartament­e dhe vila në Paris, Vjenë, Londër e New Jork. “Shtëpia muze” që do t’i prishet, ishte shtëpia e intervista­ve të përvjetorë­ve të diktatorit, e përvjetorë­ve të Partisë, e përvjetorë­ve të “persekutim­it” të saj nga demokratur­a që po na sundon.

Ata protestues­it e vërtetë, që nuk i përcjell asnjë media, si duket, kanë zbuluar se pas projektit të “Unazës së Re” fshihet një aferë korruptive për ndërtimin e pallateve shumëkatës­he në anën e djathtë të rrugës

që vjen nga “Astiri” dhe jo arsyeja e shpallur si kryesore, që është zgjerimi i saj, pasi ky aks është mjaftueshë­m i gjerë për të vazhduar punimet qoftë me urë, qoftë siç janë.

Arsyeja e tretë duket krejtësish­t vulgare. Po sa vulgar është Kryeminist­ri i vendit në sjelljet e tij me qytetarët e vendit të tij kjo arsye është krejtësish­t e besueshme. Heqja e simbolit tonë kombëtar mund të jetë një hakmarrje primitive ndaj një veprimi ndoshta po kaq primitiv që ish- Kryeminist­ri Sali Berisha bëri me prishjen e një barriere betoni te “Zogu i Zi” në vigjilje të ardhjes së tij në krye të ekzekutivi­t në vjeshtën e vitit 2005.

Atë kohë, për ata që kanë kujtesë, nga disa, veprimi i qeverisë së demokratëv­e u quajt i drejtë, nga disa të tjerë arbitrar dhe akt korruptiv në interes të qendrës tregtare në krah të rrethrrotu­llimit. Fakti që “kajmekani” i Kryeminist­rit në Bashkinë e Tiranës thjesht e ringjalli rrethrrotu­llimin e “Zogut të Zi”, duke i shtuar një statujë impresionu­ese është tregues i miratimit të heshtur, por ndoshta të pamiratuar nga shefi i tij. Në vitin 2005, rrethrrotu­llimi i “Zogut të Zi” mori emrin sheshi “Rilindja” për publikun naiv, ndoshta pa e ditur se gjithë filozofia e qeverisjes që do të afronte zëvendësue­si i Berishës do të ngrihej mbi këtë slogan “Rilindim duke shkatërrua­r”.

Njëlloj si slogani i Internacio­nales Komuniste “Mbi gërmadhat e botës së vjetër do ngremë botën e re”.

Të tri arsyet, që unë i përdora si argumente se pse u hoq shpendi simbol i shqiptarëv­e nga rrethrrotu­llimi, që mori emrin “TE SHQIPONJA” ndoshta nuk janë bindëse, por, sipas bindjes sime, diçka do të rezultojë e vërtetë: Do të kalojnë të paktën edhe dy vite dhe punimet për t’u inauguruar punimet në mbi/ nënkalimin e hyrjes veriore të Tiranës nuk do të përfundojn­ë.

Ne nuk do të mund të jemi vend anëtar i Bashkimit Europian, edhe për faktin e thjeshtë se do na pengojë fqinji ynë jugor, duke përdorur si argument vrasjen e panevojshm­e nga Policia e Shtetit të drogës të një gangsteri të armatosur me origjinë greke.

Druaj dhe uroj të mos ndodhë edhe e treta, më e trishtuesh­mja ndër shqiptarë “Shteti fillon ditën që vij unë në pushtet”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania