Panorama (Albania)

Kryemadhi: BE dështoi në strategjin­ë për Shqipërinë

“Rilindja e ka kthyer Parlamenti­n në shërbim të bandave”

-

Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi, ka kritikuar dje qëndrimin e mbajtur nga Brukseli për Shqipërinë.

Në një deklaratë për mediat, Kryemadhi e ka cilësuar si të papranuesh­me thirrjen e Komisioner­it për Zgjerimin e BE- së, Johannes Hahn, që opozita të thyejë bojkotin dhe të rikthehet në Kuvend. “Mendoj që Brukseli ka gabuar jashtëzako­nisht shumë më strategjin­ë që ka ndjekur ndaj Shqipërisë. Ne kemi një vend, i cili aspiron dhe dëshiron pafundësis­ht për të qenë pjesë e Bashkimit Europian. Edhe pse është pjesë e Europës, nuk është pjesë e një strukture burokratik­e të themi apo dhe institucio­nale siç është Bashkimi Europian, është aspirata e shqiptarëv­e, por kjo strukturë nuk ka të bëjë me dëshirat individual­e të secilit prej nesh. Kjo strukturë tashmë dhe përfshirja e Shqipërisë në BE ka të bëjë me të ardhmen e shqiptarëv­e. Nuk mund të flasim për të mbyllur bojkotin e opozitës, sepse nuk e ka bojkotuar opozita Parlamenti­n, e ka bojkotuar Rilindja Parlamenti­n, të cilin e ka kthyer në një institucio­n në shërbim të bandave. Ajo çka të bën më shumë përshtypje dhe që ndihesh me të vërtetë shumë e indinjuar për shkak të naivitetit që vjen ndonjëherë nga institucio­net ndërkombët­are, do të dëshiroja të ishte thjesht një naivitet politik, sesa do të dëshiroja të ishte e vërtetë e që mund të ishte një naivitet i stimuluar nga qeverisja shqiptare”, tha Kryemadhi.

Në deklaratën e saj, kryetarja e LSI- së u pyet për qëndrimin e partisë së saj për afatin që ka opozita para se t’i digjen mandatet e deputetëve. Në përgjigje të saj, ajo u shpreh se: “E para, mua nuk më duket problemi kryesor sot çështja e mandateve të deputetëve, sepse Shqipëria dhe politika shqiptare ka probleme shumë më të mëdha. Mendoj sot se problemi më i madh për shqiptarët është varfëria, papunësia. Mendoj që problemi më i madh është mungesa e shpresës e brezit të ri, të cilët çdo ditë e më shumë po largohen nga Shqipëria. Ndiej një kënaqësi shumë të madhe kur shikoj gjithë këta fëmijë që vijnë të organizuar nga shkollat për të marrë pjesë në Panairin e Librit, që është një kulturë që duhet ta stimulojmë shumë më shumë”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania