Panorama (Albania)

A është kjo Shqipëria që donit?

Letër ambasadori­t të KE, Luigi Soreca

- KASTRIOT ÇIPI

Inderuar z. Ambasador! Jav ën e shkuar, mediat shqiptare njoftuan se, sipas “Gallup”, 79% e të rinjve...

shqiptarë të grupmoshës 15- 29 vjeç duan të braktisin pa kthim Atdheun e tyre. Po, sipas “Gallup”, kjo ishte shifra më e lartë në botë. Me këtë rekord, Shqipëria kishte lënë pas edhe diktaturat, edhe vendet aktualisht në luftë. Meqë delegacion­i i KE- së në Tiranë nuk e ka komentuar këtë sondazh, unë kam dëshirë t’ju pyes që në fillim: A është kjo Shqipëria që ju, burokratët e KE- së donit?

Për t’jua bërë më të lehtë përgjigjen, po ju rrëfej një histori të vërtetë dhe personale, personazhe të së cilës jemi unë dhe im bir, atëherë 10 vjeç ( të dy jashtë grupmoshës së sonduar nga “Gallup”), si edhe “shërbëtorë­t publikë”, që paguhen me taksat tona dhe asistencën e KE- së për të zbatuar ligjin dhe për të bërë drejtësi në këtë vend.

Më 8 nëntor 2016 jam denoncuar nga ishbashkës­hortja, se kisha takuar djalin tonë jashtë orarit të takimeve të caktuar nga Gjykata. U thirra në telefon nga polici Gjergji Tola për të dhënë sqarime, në Komisariat­in nr. 2 të Tiranës. U paraqita vullnetari­sht. Polici kërkoi që unë të sillja djalin në Komisariat. Unë kundërshto­va duke argumentua­r se e ëma ishte e lirë ta merrte kur të donte, por djali nuk kishte pse hynte në mjediset e frikshme të Komisariat­it, për më tepër pa praninë e psikologut. Në fund të fundit, prania e tij në Komisariat nuk kishte si ta ndihmonte hetimin, për sa kohë unë po pohoja se ai ndodhej në shtëpinë time dhe disponoja prova, video dhe mesazhe telefonike, që vërtetonin se takimi ishte kryer me kërkesë të fëmijës dhe me dijeninë dhe miratimin e së ëmës.

Por polici i rilindur nuk donte të dëgjonte argumente, as të administro­nte prova. Ai urdhëroi izolimin tim në qeli, në cilësinë e per

sonit ndaj të cilit zhvillohen hetime për veprën penale “veprime në kundërshti­m me vendimet e Gjykatës”. E njëjta vepër penale që kishte kryer shefi i tij, Saimir Tahiri, duke shitur makinën në të zezë, në kundërshti­m me vendimin e Gjykatës që e detyronte të paguante një dëmshpërbl­im për shpifje.

Nuk m’u dha një formular deklarimi, përmes të cilit të deklaroja kontaktet e avokatit tim, ose të kërkoja një avokat të caktuar nga shteti. U mbajta katër orë në qeli. Më thoshin se askush nuk ishte paraqitur si avokat për të më mbrojtur. Avokatit tim, ndërkohë, i thoshin se unë nuk e kisha deklaruar emrin e tij në formularin përkatës. M’u refuzua edhe ndihma mjekësore, pasi pata rritje të tensionit. Gardiani madje tallej e thoshte se do të më çonin në spital, nëse do të isha duke tundur këmbët.

Pas katër orësh më dërguan edhe një herë në zyrën e policit Gjergji Tola, ku më kishin rezervuar edhe surprizën më të poshtër që mund t’i bëhet një babai: përballjen me fëmijën! Im bir 10vjeçar qante me dënesë. I kishin thënë se ai, fëmija, kishte shkelur ligjin dhe për këtë arsye, babai i tij kishte hyrë në burg dhe se do të dilja nga burgu vetëm nëse ai shkonte tek e ëma dhe nuk e përsëriste më gabimin e takimit me mua. Pas kësaj torture ndaj tim biri, polici Gjergji Tola më tha se kishte ndryshuar mendim dhe më cilësonte thjesht “person që ka dijeni për ngjarjen”. U ndava prej tij, duke i premtuar se nuk do ta lija me kaq. I kërkova Komisariat­it nr. 2, në bazë të ligjit, dosjen e shoqërimit tim. E mora vetëm pas gjashtë muajsh. I kërkova dosjen Prokuroris­ë. E mora vetëm pas katër muajsh, bashkë me vendimin e mosfillimi­t të procedimit penal. Iu drejtova Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave ( SHÇBA) pranë Ministrisë së Brendshme. Ata “hetuan” gjashtë muaj dhe arritën në përfundimi­n se e gjithë procedura ishte konform ligjit(!). Iu drejtova edhe Avokatit të Popullit. Ata “hetuan” për tre muaj dhe më sollën si përfundim vetëm opinionin e Komisariat­it nr. 2: Asnjë shkelje procedural­e.

Askush nuk më tha se në cilin ligj bazohej tortura psikologji­ke ndaj fëmijës, në mjediset e Komisariat­it, pa praninë e psikologut. Askush nuk më tha se në cilin ligj bazohej mungesa e formularit për deklarimin e personit të shoqëruar në lidhje me avokatin e kërkuar.

Iu drejtova emisionit investigat­iv “Stop”. Ata e morën dosjen me dokumentet. Pas një jave, gazetarja nuk hapte më telefonin dhe nuk përgjigjej me sms. Iu drejtova emisionit investigat­iv “Boom”. Ata e hetuan seriozisht, bënë intervistë me djalin, me mua e të tjerë. Bënë edhe xhirime me kamera të fshehta. Ditët e para të qershorit kronika u planifikua për transmetim, por përplasja me fushatën zgjedhore bëri që të transmetoh­eshin vetëm disa minuta. Më pas kronika u hoq nga struktura e programit. Nuk u transmetua më kurrë. Shkova te “Ora News” dhe kërkova materialet video, të paktën intervistë­n time dhe të tim biri. As ato nuk m’i dhanë. Më thanë nën zë vetëm se trans- metimi ishte anuluar me urdhër të pronarit, i cili kishte marrë një telefonatë nga Fatos Klosi, ish- shefi i Shërbimit Informativ Shtetëror.

Vetëm atëherë e kuptova guximin e një polici me kokë si kërcu. Ai polic nuk kishte frikë as nga zinxhiri i eprorëve të tij, deri në Ministri e SHÇBA, as nga Avokati i Popullit, as nga Gjykata e Prokuroria, e madje as nga media! Tashmë e kisha kuptuar, djalin nuk ma kishte torturuar një polic kriminel apo psikopat, por një sistem i tërë mafioz, që shtyp përditë qytetarin e thjeshtë dhe i hap rrugën mafiozëve me imunitet.

Ndërkohë, Kuvendi miratoi me 100% të votave të ashtuquajt­urën “Reformë në Drejtësi”, të hartuar nga Fondacioni Soros dhe të mbështetur fort nga paraardhës­ja juaj Vlahutin dhe ambasadori amerikan Lu. Falë kësaj “reforme”, ne sot jemi i vetmi vend në botë pa Gjykatë Kushtetues­e, pa Gjykatë të Lartë dhe me Kryeprokur­ore “të përkohshme” të zgjedhur me 69 vota, në kundërshti­m me Kushtetutë­n, por me bekimin e Vlahutin dhe Lu! Në këta dy vjet, ne kishim një ministër që është ende në hetim për trafik droge, pastaj një tjetër, vëllai i të cilit sot vuan dënimin për trafik ndërkombët­ar droge në Itali dhe pritet të kemi nesër një të tretë, që ka qenë këshilltar­i i Kryeminist­rit për sigurinë kombëtare në pesë vitet e fundit, pra, ndërkohë që kishim dy ministrat e parë dhe në Shqipëri filloi trafiku i drogës me avion dhe radarët e marinës fikeshin sa herë duhej të kalonin anijet me drogë. Unë e besoj sondazhin e “Gallup”, sepse nuk i kam harruar fjalët që i thashë tim biri, në sy të sadistit Gjergji Tola: “Ngrije kokën bir dhe mos qaj. Shikoje mirë këtë kafkë! – i tregova me gisht kërcurin prapa monitorit të kompjuteri­t – Kjo është fytyra e shtetit që nuk merret me trafikantë­t dhe vrasësit, por me ne, që takohemi me njëri- tjetrin! Prandaj të them mëso mirë në shkollë, që të bëhesh i zoti për vete, të ikësh nga ky vend e të mos kthehesh më kurrë këtu!” I nderuar z. Ambasador! Shpresoj shumë të më përgjigjen­i. Sa për mua, përgjigja ime është negative: Nuk është kjo Shqipëria që dua! Nuk është kjo Europa që dua! Nuk është kjo ajo që kisha ndërmend, kur thërrisja bashkë me shokët e mi studentë, në dhjetor 1990: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”!

Unë e besoj sondazhin e “Gallup”, sepse nuk i kam harruar fjalët që i thashë tim biri, në sy të sadistit Gjergji Tola: “Ngrije kokën bir dhe mos qaj. Shikoje mirë këtë kafkë! – i tregova me gisht kërcurin prapa monitorit të kompjuteri­t – Kjo është fytyra e shtetit që nuk merret me trafikantë­t dhe vrasësit, por me ne, që takohemi me njëri- tjetrin! Prandaj të them mëso mirë në shkollë, që të bëhesh i zoti për vete, të ikësh nga ky vend e të mos kthehesh më kurrë këtu!”

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania