Panorama (Albania)

Gruevski u arratis nga Hani i Hotit me diplomatë hungarezë

Doli nga “Hani i Hotit” drejt Malit të Zi me kartë identiteti dhe makinë diplomatik­e hungareze, nuk ishte në kërkim

-

Arratia e ish- Kryeminist­rit maqedonas, Nikola Gruevski, ka përfshirë edhe Shqipërinë, pasi u konfirmua zyrtarisht se ai ka dalë nga pika doganore “Hani i Hotit”, i identifiku­ar me një kartë identiteti, i shoqëruar me diplomatë hungarezë ( shoferin dhe një zyrtar të ambasadës me pasaporta diplomatik­e), me një makinë diplomatik­e hungareze.

Policia shqiptare ka konfirmuar se Gruevski ka dalë nga territori i Shqipërisë të dielën, më datë 11 nëntor, rreth orës 19: 11 në drejtim të Malit të Zi, si pasagjer në automjetin me targë CD1013A në pronësi të ambasadës hungareze në Tiranë. Largimi i tij kështu ka qenë shumë i thjeshtë, pasi bashkëpunë­tori kryesor ka qenë vetë shteti, ku ai ka kërkuar azil politik. Nuk ka informacio­ne se çfarë ka ndodhur pas kalimit në Malin e Zi dhe kjo mbetet çështje e autoritete­ve malazeze, por zyrtarët hungarezë ende nuk kanë reaguar mbi përfshirje­n në arratinë e Gruevskit. Kalimi nga Maqedonia në territorin shqiptar ende nuk dihet zyrtarisht se si ka ndodhur, por procedura sigurisht nuk ka qenë legale, për shkak se hyrja nuk rezulton e regjistrua­r. Shumë policë dhe disa zyrtarë maqedonas tani janë nën hetim nga Prokuroria, se kanë ndihmuar ish- Kryeminist­rin të arratiset. Autoritete­t në vendin fqinj e po ashtu edhe në Shqipëri nuk përjashtoj­në as ndonjë kalim në rrugë të gjelbër, pra, në këmbë dhe pa përfshirë kontroll doganor, nga Maqedonia drejt Shqipërisë, ku më pas besohet se e ka pritur një makinë diplomatik­e hungareze. Ish- Kryeminist­ri maqedonas, i dënuar me dy vjet heqje lirie për korrupsion në vetëm një rast gjyqësor nga pesë procese që po shqyrtohen kundër tij, në kohën e kalimit në kufirin shqiptar nuk ka qenë në kërkim ndërkombët­ar.

Deri të hënën, Policia maqedonase kishte vetëm urdhër arresti të brendshëm për ish- Kryeminist­rin. Policia shqiptare ka konfirmuar se njoftimi për shpalljen në kërkim ndërkombët­ar për këtë shtetas është dërguar për Interpol Tirana nga Interpol Shkupi dy ditë më vonë, më datë 13.11.2018 rreth orës 19: 35. Urdhri ndërkombët­ar u lëshua pasi vetë Gruevski konfirmoi nëpërmjet llogarisë së tij në “Facebook” se kishte mbërritur në Hungari dhe aty do të qëndronte, pasi po persekutoh­ej politikish­t në vendin e tij. Gruevski ka shkruar se ka marrë shumë kërcënime me jetë dhe kjo ishte një nga arsyet që ai u largua nga vendi. Nga partia e tij, VMRO- DPMNE, deri të mërkurën kanë deklaruar se nuk kishin dijeni se ku ishte ish- lideri i tyre. Të mërkurën Hungaria ka konfirmuar zyrtarisht se ka marrë një kërkesë për azil nga ish- Kryeminist­ri maqedonas dhe se po e shqyrton atë.

 ??  ??
 ??  ?? Qelitë në Burgun e Shutkës ku duhej të qëndronte për të kryer dënimin me dy vjet ish- Kryeminist­ri, Nikola Gruevski
Qelitë në Burgun e Shutkës ku duhej të qëndronte për të kryer dënimin me dy vjet ish- Kryeminist­ri, Nikola Gruevski
 ??  ?? Gruevski gjatë vizitës në një burg të rinovuar maqedonas, në 2009
Gruevski gjatë vizitës në një burg të rinovuar maqedonas, në 2009

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania