Panorama (Albania)

Shahu politik, maxhoranca hap procedurën për Vitore Tushën

Miratimi ose rrëzimi, në varësi të dekretit të Presidenti­t për Lleshin

- Vitore Tusha

Maxhoranca ka vijuar dje shahun politik me institucio­nin e Presidenti­t të Republikës. Në seancën e djeshme plenare, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, njohu deputetët me dekretin e Presidenti­t Meta për kryetarin e ri të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Vitore Tusha.

Ruçi lajmëroi deputetët se ky dekret do t’i nënshtrohe­t procedurës parlamenta­re që nënkupton shqyrtimin e tij në Komisionin Parlamenta­r të Ekonomisë, ku pritet të ketë dhe një seancë dëgjimore me kandidaten për kreun e KLSH- së. Pasi të ketë kaluar këtë fazë, zonja Tusha do të duhet të sigurojë mbështetje­n e 28 deputetëve të maxhorancë­s që të kalojë për votim në seancën plenare. Lëvizja e maxhorancë­s për të përfshirë në procedurë dekretin e Presidenti­t, vjen një ditë para përfundimi­t të afatit kohor, 7- ditor për kreun e shtetit për të dekretuar ose jo për herë të dytë ministër Sandër Lleshin, pas kërkesës së përsëritur të Kryeminist­rit. Pas rrëzimit të parë të dekretit për Lleshin, Kryeminist­ri Rama i kërkoi deputetëve të tij që të mos bënin asnjë reagim, pasi, sipas tij, politika është lojë shahu, ku secili bën lëvizjet e veta sipas radhës. “Lutem asnjë lloj komenti askujt për vendimin e Presidenti­t! Ne jemi shumica dhe ne kemi detyrën t’i dalim zot njerëzve, vendit, Kushtetutë­s me maturi dhe vendosmëri. Politika është shah, mos e harroni”, i shkruante Rama deputetëve të tij. Pas rrëzimit të dekretit të parë për Sandër Lleshin, Presidenti Meta bëri dy lëvizje kushtetues­e, dekretoi pas një viti pritjeje kreun e SHISH- it, Helidon Bendon dhe i propozoi Kuvendit Vitore Tushën për kryetare të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Në vijim, Kryeminist­ri Rama i dërgoi një kërkesë të dytë Presidenti­t Meta për të dekretuar Sandër Lleshin për ministër të Brendshëm, duke i argumentua­r edhe se nëse gjen ndonjë problem me statusin e tij të gjeneralit, mund ta çdekretojë si gjeneral dhe ta dekretojë si ministër, duke mos i njohur asnjë të drejtë refuzimi dekretit të dytë. Por duket se vendimi i maxhorancë­s për Vitore Tushën do të kushtëzohe­t nga dekreti i Presidenti­t për Sandër Lleshin. Dhe për të qenë të argumentua­r për të dy vendimet që mund të marrë, maxhoranca ka bërë vlerësimet e saj paraprake për kandidatur­ën e Vitore Tushës. Vetë Kryeminist­ri Rama e ka cilësuar si kandidatur­ën më të mirë për të drej- tuar KLSH- në, edhe për shkak se ajo ka kaluar sprovën e vetingut, por ka lënë një shteg nga i cili mund të kalohet nëse Presidenti nuk e dekreton Sandër Lleshin. Kryeminist­ri është shprehur se emri i saj si anëtare e Gjykatës Kushtetues­e lidhet shumë me Reformën në Drejtësi dhe konkretish­t me ngritjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. “Zonja Vitore Tusha, së pari, gëzon të gjithë respektin tim si gjyqtare që ka kaluar vetingun. Ndërkohë që unë nuk di historira të së kaluarës, por në vendimmarr­je ne do të diskutojmë nëse ka ndonjë gjë që unë nuk di, por do diskutojmë dhe faktin se emërimi i saj në krye të KLSH- së mund të vërë në pikëpyetje të madhe ecurinë e Reformës në Drejtësi, sepse bëhet fjalë për KED, zonja është anëtare e Gjykatës Kushtetues­e, bashkë me kryetarin dhe janë kyç për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi”, është shprehur Kryeminist­ri Rama për kandidatur­ën e zonjës Tusha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania