Panorama (Albania)

Meta i përgjigjet Kotzias- it: Ushtria jonë e di kufirin e saj

Ikja e Gruevskit, Presidenti: Largimi është marrje e fajësisë së tij

-

Presidenti i Republikës Ilir Meta, i ftuar dje në Forumin e Mediave për Europën Juglindore, iu përgjigj deklaratav­e të ish- ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias, duke theksuar se ushtria shqiptare i di ku janë kufijtë e vendit. Kotzias deklaroi për një radio greke se ushtria helene nuk njeh kufijtë e Shqipërisë. “Sot qarkulloi një lajm që shpresoj të jetë fake news, ku një ishministë­r i një vendi fqinj thoshte që ushtria e këtij vendi nuk njihte kufijtë e Shqipërisë. Ne duhet të jemi të qetë, edhe kur këto lajme janë të vërteta, edhe kur janë fake news. Këtu është roli i mediave për të mbajtur një distancë ndaj çdo manipulimi që rrit retorikën dhe na largon nga bashkëpuni­mi. Në rastin se është fake news, të gjithë duhet të punojmë që lajme të tilla t’i izolojmë. Në rast se është i vërtetë, natyrisht çështja është edhe pak më serioze. Natyrisht, nuk jam i shqetësuar për arsye që edhe si komandat i Forcave të Armatosura, ushtria shqiptare e di kufirin e saj dhe nuk ka asnjë pretendim ndaj një vendi tjetër si vend demokratik që jemi. Jam i shqetësuar, pasi duhet të theksojmë gjuhën e bashkëjete­sës. Së dyti, Ballkani është një rajon shumë i trazuar, historikis­ht, etnikisht dhe ka vetëm një rrugë për të ecur përpara dhe të gjithë të përdorim standardet europiane me pakicat. E vetmja zgjidhje është bashkëjete­sa dhe harmonia dhe t’i qëndrojmë asaj me të cilën është themeluar Europa”, tha Presidenti i Republikës. Presidenti Meta foli edhe për largimin e Nikolla Gruevskit në Hungari pas dënimit të tij me dy vjet burg...”. Çdo politikan, aq më tepër politikan me përgjegjës­i të mëdha siç është rasti në fjalë, nuk duhet t’i shmanget as drejtësisë dhe as luftës politike. Nuk mund të gjykoj për çështjen në fjalë, se kemi të bëjmë me një vend tjetër dhe duke pasur këtë pozicion, nuk kam përse të hap një debat për këtë çështje. Por ne kemi raste dhe në Shqipëri kur ka pasur burgosje që janë konsiderua­r politike, janë përballuar. Largimi i tij është edhe një marrje e fajësisë së tij, pavarësish­t nga pretendime­t që ai mund të paraqesë”, tha Meta. Ai solli në vëmendje edhe një rast personal, ku në vitin 1992 Prokuroria i ka hequr imunitetin dhe ka lëshuar fletarrest. Në atë kohë, tha Meta, iu ofrua strehim politik në Greqi dhe Itali, por nuk e pranoi. “Kam edhe një rastin tim në vitin 1992 në zonën time ele- ktorale, u morën peng dy oficerë policie nga protestues­it. Unë isha në opozitë dhe nuk isha këtu dhe vajta i shpëtova nga ajo pengmarrje padashje e njerëzve të painformua­r. Për këtë çështje, Prokuroria më hoqi imunitetin dhe donin të më fusnin në burg. Mua më ofruan strehim politik në Greqi se kishim parti aleate në atë kohë dhe në Itali. Edhe pse isha fare i ri, nuk e pranova një gjë të tillë. Kështu që politikanë­t në Ballkan duhet të jenë gati për të gjitha sfidat dhe të qëndrojnë si burrat”, tha Presidenti i Republikës.

 ??  ?? Meta, dje në Forumin e Mediave për Europën Juglindore
Meta, dje në Forumin e Mediave për Europën Juglindore

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania