Panorama (Albania)

BALLA: GJURMA KU KALON UNAZA E MADHE, E MIRATUAR NGA BASHA NË 2012

-

Kryetari i Grupit Parlamenta­r të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u shpreh dje, gjatë seancës plenare, se projekti i zgjerimit të Unazës së Madhe të Tiranës është hartuar në kohën kur Lulzim Basha ishte kryetar bashkie. "Është e turpshme që pas historive pa fund, kemi dhe një betejë idioteske tjetër, sikurse është pengimi i vijimit të ndërtimit të Unazës së Madhe. Aq i pakuptimtë është, sa kryetari në detyrë i opozitës, Lulzim Basha, ka qenë pjesë e përcaktimi­t të gjurmës se ku kalon Unaza me firmë dhe me vulë, qoftë si ministër i Transporte­ve deri në vitin 2007, por qoftë edhe si kryetar i Bashkisë së Tiranës nga viti 2011 deri më 2015- n. Gjurma se ku kalon Unaza është miratuar nga Bashkia e Tiranës në vitin 2012. Pra, banorët që sot ankohen te Lulzim Basha për këtë çështje, duhet, në radhë të parë, të informohen nga vetë Lulzim Basha për gjurmën e përcaktuar", u shpreh Balla. Krahas kësaj, kreu i Grupit Parlamenta­r të PS i bëri thirrje opozitës që të thyejë bojkotin dhe të rikthehet në Kuvend për të miratuar buxhetin e shtetit. "Për të gjithë ata që nuk e dinë, javën e ardhshme, në Kuvendin e Shqipërisë diskutohet në parim buxheti i shtetit dhe Paketa Fiskale për vitin 2019 dhe apeli im si kryetar i Grupit Parlamenta­r të shumicës në Kuvend është që të enjten e ardhshme opozita e ka detyrim të paraqitet në seancë plenare. Nuk ndodh në asnjë vend të botës së qytetëruar dhe demokratik­e që opozita të mos marrë pjesë në diskutimin e buxhetit të shtetit. Nuk ka diskutim më të rëndësishë­m politik për një deputet sesa të marrë pjesë në diskutimin për buxhetin dhe Paketën Fiskale", theksoi Balla.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania