Panorama (Albania)

21 vendime për qytetarët e Tiranës

-

Protesta e banorëve që do iu shemben shtëpitë në Unazën e Re është zhvendosur për të tretën ditë përpara Bashkisë së Tiranës, duke marrë përmasa gjithnjë e më të mëdha dhune.

Pikërisht në kohën kur ishte parashikua­r të mbahej mbledhja e Këshillit Bashkiak banorët ndezën protestën dhe vendin përreth, duke përdorur shashka të mëdha, tymuese e vezë në drejtim të bashkisë. Përpjekjet e tyre për t’u futur brenda me forcë nuk mundën dot kordonin e madh të Policisë që rrethonte gjithë godinën, ndërsa të vetmit të lënduar nga përdorimi i forcës ishin tre prej tyre, që përfunduan në spital për të marrë ndihmën e parë. Qëndrimi i këtyre të fundit u vlerësua nga kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, i cili edhe pse jo i pranishëm në godinë, përmes një statusi në rrjetet sociale shprehu mirënjohje për forcat blu të bashkisë, teksa njoftoi se pavarësish­t kësaj, projekti nuk do të ndalet. “Mirënjohje të thellë policëve bashkiakë për qytetarinë e treguar përballë partisë së dhunës, hurit e zjarrit! Shërim të shpejtë oficerëve të plagosur! Si te Lodrat, Sheshi ‘ Skënderbej’ dhe Pazari i Ri, puna do e mundë dhunën dhe qyteti do triumfojë mbi barbarinë! Ta harrojnë, Tirana nuk ndalet më!”, citon kryebashki­aku. Nënkryetar­i Andi Seferi, teksa vizitoi policët në spital apeloi banorët të distancohe­n nga dhuna dhe të mos bëhen pre e lojës politike. “S’DUAM QIRA, PO

SHTËPI” Kjo është vetëm një nga thirrjet e dëshpëruar­a të protestues­ve që kërkojnë prej gati dy javësh një përgjigje për fatin e pronës së tyre. “Nuk na bën punë as një e as tre vite qira. Nuk duam vila siç i kemi

Tymueset, shashkat e vezët në drejtim të institucio­nit nuk kanë ndikuar aspak në punën e Këshillit Bashkiak, i cili u mblodh qetësisht në kohën që protesta mori përmasa dhune. Përveç një pike në rendin e ditës me 22 projektven­dime, të gjitha vendimet e dërguara nga bashkia në Këshill u miratuan me shumicën e thjeshtë të maxhorancë­s. Përgjatë 30 minutave të mbledhjes që kaloi në kohë rekord shumë vendime me rëndësi për qytetin, për asnjë moment nuk u cek tema e banorëve të unazës, zhurmat e banorëve të së cilës dëgjoheshi­n pareshtur. ndërtuar me mundin e sa viteve, por thjesht një banesë ku të fusim kokën. Ç’të presim ne?! Erion Veliaj nuk denjon as të na takojë e të na dëgjojë çfarë kërkojmë”, thotë një grua, e cila protestoi dje familjaris­ht e madje disa herë tentoi të depërtonte kordonin e Policisë për t’u futur në bashki. “Jemi qytetarë, nuk jemi shpellarë” dhe “Poshtë hajdutët” kanë shoqëruar për afro dy orë tubimin e qytetarëve të papronë. Protesta nuk ka ndalur për asnjë moment punën për rrugën. Pas “Shqiponjës”, fatin e keq për t’u rrëzuar e kishin dje pemët e pakta në dy kahet e rrugës ekzistuese, proces ky që pritet të pasohet me banesat e shënjuara për t’u shembur. Sipas njoftimeve, banorët kishin kohë dy javë të largonin gjërat personale. Teksa data e caktuar po afron, protesta ka marrë të tjera përmasa dhe banorët as kanë ndërmend të dalin me pretendimi­n e një shpronësim­i të drejtë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania