Panorama (Albania)

Dorëhiqet zv. ministri Muka: S’bëhej reformë në MAS

“Në atë gjendje që është Ministria, ndryshimi që doja, s’realizohet”

-

Vetëm dy javë pas zotimit për të reformuar arsimin e lartë, dorëhiqet zv. ministri i Arsimit, Taulant Muka. Ende pa u shuar buja me të cilën erdhi në post, me po aq zhurmë po shoqërohet edhe largimi i tij. Në fakt, për ne, nuk ishte diçka e paralajmër­uar. Në një intervistë për gazetën, ish- zv. ministri tashmë ( pasi i ka paraqitur dorëheqjen e parevokues­hme ministrit të Arsimit) tregon për një pakt të bërë me Kryeminist­rin Edi Rama. “Unë nuk kam kompromis me askënd për qëllimin që dua të arrij. Në rast se mënyra se si unë e konceptoj reformën e sistemit arsimor në Shqipëri ka pengesa nga ato që mua më premtohen, unë iki”, ka thënë Muka për “Panoramën”. Mosrespekt­imi i tij, siç duket, bëri që i riu të mos e mendojë dy herë të heqë dorë. “Në atë gjendje ku është Ministria e Arsimit sot, reforma që unë doja të bëja dhe pasioni që kam për arsimin, nuk realizohet”, thotë Muka për gazetën, pa preferuar të japë asnjë detaj mbi shkëndijën që e bëri atë t’i thotë “lamtumirë” postit që e mbajti për vetëm 2 javë. “Për arsye etike, morale dhe profesiona­le dhe të papajtuesh­mërisë që unë kam me modelin e punës

së aplikuar në Ministrinë e Arsimit Sportit dhe Rinisë, ju paraqes dorëheqjen time të parevokues­hme nga posti i zëvendësmi­nistrit të Arsimit Rinisë dhe Sportit”, shkruhet në kërkesën për dorëheqje drejtuar Kryeminist­rit Edi Rama e për dijeni dhe ministres Lindita Nikolla. Vendimi për t’u larguar duket se është marrë në kohë rekord, pasi vetëm pak orë më parë Muka ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Universite­tit të Tiranës zhvilluar në Amfiteatri­n e Liqenit Artificial. Jo më larg se një ditë para dorëheqjes shfaqet me një foto në rrjetet sociale ku tregon projektin aktual të tij. “Bashkë me çunat e Ministrisë do bëjmë rankimin e akademikëv­e shqiptarë sipas produktit shkencor për të evidentuar shkencëtar­ët shqiptarë që jetojnë në Shqipëri”. Kujtojmë që Muka ka në fuqi dy oferta të majme punësimi jashtë vendit.

 ??  ?? Faksimile e kërkesës për dorëheqje, drejtuar Kryeminist­rit
Faksimile e kërkesës për dorëheqje, drejtuar Kryeminist­rit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania