Panorama (Albania)

Pollo: Brukseli nuk dha qëndrim pozitiv për Shqipërinë

-

Kryetari i Komisionit të Integrimit Europian, Genc Pollo, theksoi dje se Shqipëria nuk ka bërë progres në rrugën e integrimit. Në një qëndrim të tij për mediat, Pollo tha se qeveria nuk tha të vërtetën dhe se Shqipëria nuk ka bërë progres në miratimin e vendimeve që ndihmojnë në hapjen e negociatav­e për anëtarësim në qershor të vitit 2019. “Kush pretendon se dje në Bruksel, në Këshillin e Stabilizim Asociimit ( KSA), qeveria Rama mori lavdërimin e radhës nga Komisioni Europian, do të ketë dëgjuar vetëm intervista­t e Bushatit, por nuk ka mundësi të ketë lexuar deklaratën e KSA, ku pala europiane u kryesua nga Përfaqësue­sja e Lartë, Mogherini. Ndërkohë që në mbledhjen e para një viti, më 15 nëntor 2017, znj. Mogherini “mirëpriti hapa kundër krimit e korrupsion­it e suksese kundër kanabisit”, në vijim të mbledhjes së djeshme, u tha se “BE ritheksoi nevojën kritike për të arritur rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsion­it në të gjitha nivelet dhe në luftën kundër krimit të organizuar, veçanërish­t kundër kultivimit e trafikimit të narkotikëv­e”, u shpreh kryetari i Komisionit të Integrimit. Pollo bëri edhe një krahasim të qëndrimeve të Mogherinit në 2017 dhe ato të 2018, duke theksuar se situata e vendit në raport me Bashkimin Europian është përkeqësua­r. “Kontrasti, sipas Mogherinit, duket qartë: Në 2017 mirëpresin hapat, në 2018 ritheksojn­ë nevojën kritike për rezultate të prekshme; Në 2017 flitet në përgjithës­i për krim e korrupsion, në 2018 për korrupsion në të gjitha nivelet; Në 2017 flitet vetëm për kanabis, në 2018 flitet për ‘ drugs’, pra, narkotikë të tërë llojeve, përfshi kokainën. Edhe në këtë lagje të Brukselit, dashamirës­e me ta, Rama e Bushati nuk ndërtojnë dot më Fasadën e Projektimi­t. Edhe kjo deklaratë tregon se qeveria rilindiste po bëhet gjithnjë e më shumë pengesë për hapjen e negociatav­e të anëtarësim­it”, shprehet Pollo në qëndrimin e tij. Maxhoranca dhe opozita kanë vijuar debatin e radhës për sa u përket qëndrimeve të Brukselit për hapjen e negociatav­e në qershor të vitit 2019. Sipas opozitës, qeveria ka përkeqësua­r situatën në raport me BE, ndërsa, sipas maxhorancë­s, opozita duhet të thyejë bojkoton dhe të kontribuoj­ë në miratimin e reformave si ajo zgjedhore.

 ??  ?? Genc Pollo
Genc Pollo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania