Panorama (Albania)

Mediat në Maqedoni reshtin me aludimet

Gazetarët presin deklaratat zyrtare për arratisjen e Gruevskit

-

Deri të enjten pasdite, mediat në Maqedoni dhe në të gjithë rajonin kanë aluduar mbi arratisjen e ish- Kryeminist­rit Gruesvki, duke ndërtuar skema të ndryshme. Historitë e sajuara kanë përfshirë kalimin e kufirit prej tij me pasaportë false bullgare, kalimin si i maskuar si femër, kalimin kufitar drejt Serbisë i ndihmuar nga policët serbë sepse ka pasur marrëdhëni­e të mira me zyrtarët në Beograd dhe fluturimin nëpërmjet një kompanie që ka gjashtë vite që nuk ekziston më “Malev” nga Shqipëria drejt Hungarisë, i maskuar me syze dhe kapelë dhe me pasaportë false bullgare. Por autoritete­t bullgare kanë konfirmuar se shtetasi maqedonas Nikola Gruevski nuk ka aplikuar kurrë për një pasaportë bullgare dhe nuk është shtetas bullgar, pra, historia e një pasaporte të tillë bie. Po ashtu ka rënë pa dyshim edhe historia se ka udhëtuar nga aeroporti i Tiranës “Nënë Tereza,” pasi u konfirmua zyrtarisht se ka kaluar në kufirin tokësor Hani i Hotit nga Shqipëria drejt Malit të Zi. Autoritete­t maqedonase nuk mund të kërkojnë llog- ari për largimin e Gruevskit nga asnjë prej vendeve fqinje, pasi ai nuk ka qenë në kërkim ndërkombët­ar dhe nuk ka pasur asnjë urdhër ndalimi ndaj tij. Por mund të kërkojë kthimin e tij në Maqedoni për të vuajtur dënimin në Burgun e Shutkës, një burg famëkeq për kushtet e këqi- ja, ku ish- Kryeminist­ri do të duhej të kalonte dy vite për dënimin e parë mbi çështjet e korrupsion­it dhe abuzimin me pushtetin.

Ministrisë hungareze të Drejtësisë këto ditë do t’i parashtroh­et kërkesa me dokumentac­ionin e plotë për ekstradimi­n e ish- Kryeminist­rit Nikolla Gruevski. Në konferencë­n për shtyp në qeveri, Boshnjakov­ski tha se bëhet fjalë për dokumentac­ion voluminoz prej rreth 400 faqeve për ekstradimi­n e Gruevskit. Mediat të enjten i janë referuar arrestimit të ish– ministrit të Transporti­t, Mile Janakieski dhe ish- Sekretarit të Përgjithsh­ëm të qeverisë, Kiril Bozinovski, të cilët u vunë në pranga për të mos u arratisur gjatë gjykimit, siç ndodhi me ish- kreun e qeverisë.

 ??  ?? Nikola Gruevski, Ish- Kryeminist­ri i Maqedonisë
Nikola Gruevski, Ish- Kryeminist­ri i Maqedonisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania