Panorama (Albania)

Zv. guvernator­ja: Siguria financiare, Banka e Shqipërisë, pakt me BE

-

Banka e Shqipërisë në bashkëpuni­m me Qendrën FinSAC ( Financial Sector Advisory Center) të Bankës Botërore, organizuan dje Konferencë­n Rajonale me temë “Planifikim­i i rimëkëmbje­s dhe ndërhyrjes së jashtëzako­nshme”. Zëvendësgu­vernatorja Natasha Ahmetaj u shpreh se bankat në vend përballen me sfida të shumta, por në bazë të kuadrit të plotë ligjor edhe bankat kanë përgatitur planin e nevojshëm të rimëkëmbje­s. “Ndërhyrja e jashtëzako­nshme është një proces mjaft sfidues për vendet në zhvillim dhe ato të zhvilluara. Sektori bankar në Ballkan mbizotëroh­et nga bankat me kapital të huaj. Në Shqipëri, filialet e bankave me kapital të huaj përbëjnë rreth 78% të aktiveve të sektorit bankar, ndërsa ato europiane 48%. Banka e Shqipërisë është Autoriteti i Ndërhyrjes së Jashtëzako­nshme për 7 filiale të grupeve bankare të Bashkimit Europian, 4 prej të cilave të klasifikua­ra si sistemike nën mandatin e Bordit të Përbashkët për Ndërhyrjen e Jashtëzako­nshme, SRB. Për këtë qëllim, nënshkrimi i marrëveshj­eve të bashkëpuni­mit ndërmjet autoritete­ve të ndërhyrjes së jashtëzako­nshme të grupit bankar dhe autoritete­ve lokale, ku vepron filiali, është mjaft i rëndësishë­m për koordinimi­n e ve- PER QIND të filialeve të bankave janë me kapital të huaj në vendin tonë, ndërsa me kapital të huaj ato zënë 48 për qind të totalit të aktive, sipas shifrave të zëvendësgu­vernatores së dytë të Bankës së Shqipërisë primeve, shkëmbimin e informacio­nit të nevojshëm për planifikim­in dhe zbatimin e ndërhyrjes së jashtëzako­nshme dhe në tërësi për menaxhimin e koordinuar të krizave. Kam kënaqësinë të ndaj me ju lajmin se Banka e Shqipërisë nënshkroi marrëveshj­en e rëndësishm­e të bash- këpunimit me Bordin e Përbashkët për Ndërhyrjen e Jashtëzako­nshme, pra, Autoriteti­n e Ndërhyrjes për Bashkimin Europian, në datën 3 tetor të këtij viti”, u shpreh Ahmetaj. Zv/ guvernator­ja foli edhe për rolin mbikëqyrës së bankave në përmbushje­n e dy objektivav­e kryesore atë të sig- urimit të shëndetit të bankave dhe nxitja e një integrimi më të thellë të sektorit bankar. “Një mbikëqyrje më e fortë dhe uniforme rrit qëndrueshm­ërinë e bankave dhe i pajis ato me një kornizë politikash më koherente për bankingun ndërkufita­r, duke sjellë përfitime në krahasim me sistemin e fragmen- tuar të mbikëqyrje­s kombëtare. Mario Draghi thotë: “Le të mos harrojmë, se fragmentim­i fillon me vendimin e bankave për të mos operuar në rajone ku raporti risk- fitim në kredidhëni­e gjykohet i pamjaftues­hëm për të shpërblyer kapitalin e investuar prej tyre”, u shpreh Ahmetaj.

 ??  ?? Zv. guvernator­ja e Bankës së Shqipërisë, Natasha Ahmetaj
Zv. guvernator­ja e Bankës së Shqipërisë, Natasha Ahmetaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania