Panorama (Albania)

Ahmetaj: PPP transparen­te, ndërtohet Rruga e Arbrit

Reagimi ndaj akuzave të PD: “Dhatë koncesion pullat fiskale”

- TIRANE

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, reagoi pas akuzave të opozitës për formulën e koncesione­ve të Partnerite­tit Publik- Privat.

Gjatë punimeve të djeshme të seancës plenare, ministri Ahmetaj theksoi se formula e Partnerite­tit Publik- Privat mundëson ndërtimin e akseve kombëtare kur buxheti i shtetit është në pamundësi për t’i financuar ato 100% dhe bën shlyerjen e detyrimeve të shtrirë në vite. Ministri Ahmetaj mori si shembull Rrugën e Arbrit, rrugën Thumanë- Kashar, si edhe koncesione­t në fushën e shërbimeve spitalore. “Opozita e ka për qejf dhe e demonizon çështjen e PPP- ve. PPP- të janë transparen­te. Projektet janë të gjitha transparen­te në procedurë. Dalin dhe recitojnë aty koncesione, PPP. Janë Rruga e Arbrit, që është Partnerite­t Publik- Privat. Me paratë e buxhetit do bëhej pas 20 viteve, jo do të bëhet tani se i duhet Dibrës, i duhet Shqipërisë. Po do ta paguajë buxheti për 13 vjet, patjetër. Do bëhet patjetër dhe Balldreni, patjetër do të bëhet dhe Thumanë- Kashar. Patjetër do të bëhet dhe Tiranë- Durrës, është arteria kryesore e vendit dhe do të paguhet ndër vite, për 15 vite. Tiranë- Durrës do të bëhet me toll, asnjë lek nga buxheti i shtetit. I demonizojn­ë sepse çdo investim, çdo rrugë, çdo shërbim që bën kjo maxhorancë i vret këta se largohen nga pushteti, ngelen aty te 20% që kanë ngrirë. Ne nuk i matim me numër votash, i matim me përgjegjsh­mëri ndaj qytetarëve. Të dalin të më thonë çfarë kanë me popullin e Dibrës, me popullin e Shkodrës, Dur- rësin, çfarë kanë më të sëmurët me dializë, çfarë kanë me ata që shkojnë në spitale? Aty i kanë procedurat, le t’i kontrolloj­në ndër ditë, ndër javë, ndër vite”, u shpreh ministri Ahmetaj.

Në vijim të fjalës së tij në Kuvend, Ahmetaj akuzoi opozitën se në kohën kur ishin në maxhorancë ka dhënë koncesione që nuk janë në interes të qytetarëve. “Ju doni koncesione­t e pullave fiskale, ato të skanimit? E dini që jemi i vetmi vend në Europë që e bën. Rrugë me koncesione bën e gjithë bota. Vendi pararojë me skanim, biznesit i kushton 22 milionë euro, buxhetit i kushton 19 milionë dollarë. Këta flasin për PPP- të. Ne kemi bërë gjithë ato rrugë, dializë, check- up, incenerato­rët për plehrat. Apo doni që qytetarët të mbyten? Janë shërbime publike. Rruga e Arbrit është me PPP- të. Do bëhet patjetër për qytetarët”, tha Ahmetaj.

 ??  ?? Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania