Panorama (Albania)

Makina e shtëpi me borxhe, KPK shkarkon Alma Liçajn

Akuzohet se fshehu pasurinë dhe s’ka burime financiare

-

Kryetarja e Gjykatës së Apelit të Vlorës, Alma Liçaj, nuk e kaloi vetingun. Dy ditë pasi u përball me anëtarët e Komisionit, dje KPK shpalli vendimin, duke deklaruar shkarkimin e saj nga detyra.

Alma Liçaj u akuzua për fshehje dhe mungesë burimesh financiare për pasurinë e saj që përbëhet nga një shtëpi dhe 5 apartament­e në Vlorë dhe Tiranë. Ajo i shmangu shpjegimet para Komisionit, duke i qëndruar argumentev­e të dorëzuara me shkrim. Vendimi për gjyqtaren Liçaj vjen tre ditë pasi Gjykata e Apelit e Vlorës shpalli të pafajshëm ish- kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika. Ai akuzohej nga Prokuroria për 4 akuza dhe më konkretish­t "Shpërdorim detyre", "Falsifikim dokumentes­h", "Fshehje të provave të krimit" dhe "Ndërtim të paligjshëm". Prokuroria kishte kërkuar për të 9 vjet burgim. Ndërkohë, në një raportim për këtë gjyqtare, BIRN shkruante se gjithë pikëpyetje­t mbi një listë të gjatë pasurish me origjinë të paqartë mbetën pa përgjigje të martën, në përballjen e kryetares së Gjykatës së Apelit të Vlorës Alma Liçaj me Komisionin e Pavarur të Kualifikim­it. Gjyqtarja me karrierë 18- vjeçare zgjodhi t'u qëndronte përgjigjev­e me shkrim dërguar Komisionit, pa sqaruar në seancën publike akuzat për deklarime të pasakta, mungesë burimesh financiare dhe fshehje të pasurisë, të ngritura si nga Inspektora­ti i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ashtu edhe nga Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it. Procesi i vetingut për kryetaren e Gjykatës së Apelit të Vlorës përfshiu vetëm kriterin e pasurisë, ndërsa KPK hodhi poshtë një kërkesë të saj për vlerësimin e dy kritereve të tjera. Sipas trupës gjykuese të drejtuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Xhensila Pinen dhe anëtar Olsi Komicin, argumentim­i për rrëzimin e kërkesës së gjyqtares Liçaj do të gjendej në vendimin e zbardhur. Sipas relatores Xhensila Pine, gjyqtarja Alma Liçaj dhe bashkëshor­ti i saj zotërojnë një shtëpi me sipër- faqe 120 m2 të ndërtuar mbi truall 215 m2 në Vlorë, një apartament 71.80 m2 po në qytetin e Vlorës, dy apartament­e në Tiranë të blera për 97 664 euro dhe 60 mijë euro si dhe dy njësi banimi me sipërfaqe 43 m2 dhe 95 m2, së bashku me një garazh prej 35 metrash katrorë në qytetin e Vlorës.

 ??  ?? Kryetarja e Gjykatës së Apelit të Vlorës, Alma Liçaj
Kryetarja e Gjykatës së Apelit të Vlorës, Alma Liçaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania