Panorama (Albania)

Apartament­i 94 m2 shkarkon nga detyra Ramadan Trocin

-

Kandidati për Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë, e njëkohësis­ht prokuror në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me, Ramadan Troci, u shkarkua dje nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it. KPK vendosi që të mos e konfirmont­e në detyrë, me pretendimi­n se kishte gjetur probleme në pasurinë e tij. Më konkretish­t, bëhet fjalë për një apartament 94 metra katrorë në zonën e Selitës, ku diferenca e gjetur, sipas avokatit të Trocit, është 700 mijë lekë të rinj. Pas një karriere gati 20- vjeçare në sistemin e Drejtësisë, prokurorit Ramadan Troci iu hapën probleme me pasurinë, konkretish­t për një ndërtim pa leje prej 32 metrash katrorë, të ndërtuar nga i ati në zonën e Paskuqanit, në Tiranë. Gjithashtu, KPK- ja mendon se prokurori nuk qartëson kontratën e qirasë të lidhur me një person tjetër për një banesë, në të cilën Troci jeton bashkë me familjen, në zonën e "Pazarit të Ri". Vetë Troci nuk preferoi ta komentonte vendimin për shkarkimin e tij, ndërsa avokati u shpreh se do ta apelojnë. "Ne besojmë se ka pasur një përqasje ndryshe nga përqasja që ka INSTAT- i për vlerësimin e pasurisë, sepse e gjithë diferenca është në vlerën e 700 mijë lekëve. Unë besoj se Komisioni vetë do të ketë vështirësi në argumentim, sepse gjetja ishte një apartament 94 metra katrorë në zonën e Selitës. Do të vazhdojmë procedurat tona ligjore. Do ta apelojmë dhe kemi shpresë se do ta fitojmë", u shpreh avokati Ardian Leka. Prokurori që hetoi ish- Guvernator­in Ardian Fullani dhe ishkryetar­in e Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika, doli para Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it, më datë 9 nëntor, pasi ishte në listën prioritare të vetingut. Komisioner­ët e vetingut thanë se, pas sitës së trefishtë, rezulton se prokurori Troci ka një apartament në pronësi dhe një llogari bankare prej 2.5 milionë lekësh. Megjithatë, prokurori replikoi, duke thënë se ai posedon vetëm një shtëpi dhe një llogari bankare. I njohur si prokurori që hetoi ish- Guvernator­in Ardian Fullani, si dhe hapi skandalin e tokave në Vlorë, Trocit iu kërkua llogari edhe për dosjet hetimore në Bulqizë. Por, prokurori tregoi se çdo vendim pushimi që kishte marrë, e ka vendosur në bazë të provave. "Unë jam prokurori që i kalova shtetit toka të tjetërsuar­a në bregdet me vlerë 870 milionë euro", u shpreh Troci para KPK- së.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania