Panorama (Albania)

Apeli liron nga qelia dy ish- deputetët Arben Çuko e Arben Ndoka

Ndryshohet masa e sigurisë, nga “Arrest me burg” në “Arrest shtëpie”. Masat u zbutën edhe për 4 prej të arrestuarv­e

-

Dy ish- deputetët socialistë që u arrestuan gjatë operacioni­t për goditjen e grupit të Shijakut, Arben Çuko dhe Arben Ndoka, do të hetohen nën masën e arrestit shtëpiak.

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ndryshoi dje masën e sigurisë ndaj tyre, nga “Arrest në burg”, në “Arrest shtëpie”. Gjykata zbuti masën e sigurisë edhe për 4 prej të arrestuarv­e, disa në “Arrest shtëpie”, disa në “detyrim paraqitje”. Ndërsa grupi i Avdylajve, apo i njohur ndryshe si grupi i Shijakut, ata të Delvinës, të Fierit dhe Gjevi Ndoka, vëllai i ishdeputet­it të Lezhës, Ndoka, do të vijojnë të qëndrojnë në qeli. Seanca për të shqyrtuar ankimin e bërë nga të arrestuari­t u zhvillua në dy ditë të ndryshme, kjo për shkak të numrit të madh të të arrestuarv­e. Ndërsa nga momenti i arrestimit, kur ishin 34 persona të ndaluar, e deri tani, në qeli kanë mbetur vetëm 18 prej tyre. Ditën e martë u zhvillua seanca e parë, ku mbrojtja paraqiti pretendime­t e veta në lidhje me dosjen hetimore dhe akuzat e ngritura, respektivi­sht për secilin prej të akuzuarve. Ndërsa Prokuroria e Apelit, e përfaqësua­r nga prokurori Bujar Sheshi, i qëndroi kërkesës së Shkallës së Parë. Për mbrojtjen, dosja hetimore dhe ngritja e akuzave është e përqendrua­r në përgjime, të cilat, sipas tyre, nuk mund të quhen provë. Një tjetër pretendim i mbrojtjes është edhe fakti se akuzat janë të ndara nga njëra- tjetra dhe se nuk duhet të zhvillohet një proces i përbashkët. Në fund të seancës së datës 13 nëntor, Gjykata e Apelit e shtyu seancën për ditën e djeshme, kur u dha edhe vendimi.

VENDIMI Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ndryshoi masën e sigurisë duke caktuar “Arrest shtëpie” për ish- drejtorin e Përgjithsh­ëm të Burgjeve, Arben Çukon, i akuzuar për “korrupsion”, pasi dyshohet se ka marrë një shumë parash e një automjet për transferim­in e një të dënuari. Gjithashtu, edhe për ish- deputetin socialist Arben Ndoka, i cili dyshohet se është përfshirë në tjetërsimi­n e pronave në Lezhë, në kuadër të grupit të strukturua­r kriminal, u vendos “Arrest shtëpie”. E njëjta masë sigurie u dha edhe për policin e Pikës Kufitare të Morinës, Ardit Gjyriqi, i cili është akuzuar për “shpërdorim detyre”, pasi me veprimet dhe mosveprime­t e tij, dyshohet se ka dhënë ndih- më në aktiviteti­n e grupit kriminal Avdylaj. “Arrest shtëpie” u vendos edhe për ndihmës noterin Paulin Simoni, i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Edhe për Elis Gurin dhe Zef Lazri, u vendos që të qëndrojnë nën masën e arrestit shtëpiak. Ndërsa Gjykata vendosi masën “Detyrim paraqitje” për 4 të arrestuari­t e tjerë për “tjetërsim pronash”, Lule Zenelin, Zef Palokën, Vasil Nikën dhe Gent Zenelin. Të akuzuarit e tjerë, si pjesë e grupit kriminal, që dyshohet të kenë trafikuar lëndë narkotike, masa e Shkallës së Parë u la në fuqi nga Apeli. Në qeli vijojnë të qëndrojnë Jasin Kala, Shkëlqim Avdyli, Denis Llaftiu, Fatos Llaftiu, Hajri Seferi, Petro Kuçi, Ilirjan Prifti, Elton Shehaj, Armand Spiro, Astrit Balliu, Altin Avdyli, Saimir Gjepali, Gjevi Ndoka, Esat Mehmeti, Saimir Sulejmani, Orges Jahelezi, Elis Bahushi dhe Artur Balla.

HETIMI Sipas dosjes së Prokuroris­ë, dy nga anëtarët e grupit të Shijakut, Sajmir Gjepali dhe shtetasi H. Hoxha, i cili ka qenë i dënuar më parë në Turqi si i akuzuar për trafik heroine, ka pasur komunikime me biznesmeni­n nga Tirana për laboratori­n e drogës në Has. Prokuroria ka dokumentua­r një takim mes biznesmeni­t Admir Hoxha me dy shtetasit turq Nedjet Cesuroglu allias Lavdërim Limani dhe Iskender Sale në hotelin e tij në Rinas, si dhe me shtetasin nga Kosova, Xhemal Shala. Këta dy persona nga Turqia, sipas Prokuroris­ë, kanë sjellë lëndën e parë për ta kthyer në heroinë. Admir Hoxha, nga vëzhgimet në terren, rezulton se është personi që kishte përgatitur ambientin e kthyer në laborator për prodhimin e lëndës narkotike në bashkëpuni­m me persona ende të paidentifi­kuar. Nga provat e mbledhura në laborator, krahas lëndës së parë, ka rezultuar se ishte prodhuar 182.5 kg drogë.

 ??  ?? Arben Ndoka në momentin e arrestimit
Arben Ndoka në momentin e arrestimit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania