Panorama (Albania)

Fier, lista me 15 persona në kërkim e të rrezikshëm

Policia e Shtetit disponon foto vetëm për shtatë prej tyre

- Hasan Liçaj Mane Driza Ilir Taraj

Një ditë pas publikimit të tetë emrave më të rrezikshëm në Qarkun e Vlorës, Policia e Shtetit ka publikuar listën me 15 personat më të kërkuar në Fier, të cilët paraqesin rrezikshmë­ri të lartë.

Mes emrave të personave më të kërkuar, bëjnë pjesë të dënuar për vrasje, rrëmbim personi dhe vjedhje me pasojë vdekjen. Mes 15 emrave, bie në sy edhe prania e një gruaje. Floresha Ndino është në kërkim për rrëmbim personi. Ndino, me vendlindje në Drizë të Fierit, është dënuar me 25 vite burg për rrëmbim personi. Sot ajo është 52- vjeç dhe rezulton si një nga gratë më të kërkuara në vend. Nga 15 emrat e më të kërkuarve në Fier, vetëm 7 prej tyre shoqërohen me foto, ndërsa 8 të tjerët janë të panjohur përveçse me identitet. Listën e të shumëkërku­arve të Qarkut të Fierit e kryesojnë dy të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje, Engjëll Ibrahimi dhe Flamur Mustafa. Më pas, lista vijon me Hasan Liçaj, Mane Ndriza, Fatos Hoxhaj, Sokol Hoxha, Alban Tushe, Genti Tesho, Artan Yzeiri, Dritan Idrizaj, Hair Seitaj, Afrim Bar- jamaj, që të gjithë të dënuar me nga 25 vite burg për vrasje.

I KAPURI NË SPANJË

Ilir Taraj është një nga emrat e paktë, që ka një histori të njohur. 48- vjeçari u kap në Spanjë në vitin 2012. Edhe pse arrestimi i tij u krye për llogari të shtetit shqiptar, ekstradimi i tij nuk u krye. Taraj është i shpallur në kërkim për vrasjen me bajonetë të Armando Ndrecës, në vitin 2005 në kufi mes Shqipërisë dhe Greqisë, të cilin ka tentuar ta shfrytëzoj­ë për transport droge. Pavarësish­t arrestimit të tij, autoritete­t spanjolle nuk kanë dhënë asnjë informacio­n për shtetin shqiptar. Taraj është dënuar në Shqipëri për "Trafikim të qenieve njerëzore" dhe vrasjen me thikë të Armando Ndrecës, trupi i të cilit ende nuk është gjetur. Gjithçka nisi pas kallëzimit të familjarëv­e të Ndrecës, të cilët kanë treguar për zhdukjen e djalit të tyre në dhjetor të 2005- s. Më datë 3 nëntor 2005, Ndreca është larguar së bashku me dy shokët e tij E. D. dhe G. M. nga Lezha në drejtim të jugut të Shqipërisë, për të gjetur mundësinë të kalojnë në Greqi në mënyrë klandestin­e. Pesë ditë më pas, dy shokët e Ndrecës u kthyen në Lezhë, ndërsa ai qëndroi në Sarandë. Në përpjekje për të emigruar në Greqi, Ndreca ka rënë në kontakt me Tarajn nga Ratari i Fierit, por me banim në Sarandë, i cili dërgonte klandes- tinë në Greqi kundrejt transporti­mit të hashashit. Taraj më 25 nëntor 2005 ka marrë një grup personash ( mes tyre edhe të zhdukurin Ndreca), që donin të iknin klandestin­ë në Greqi, duke u ngarkuar në shpinë nga një çantë me 30 kg hashash. Pas 24 orë ecjeje në këmbë, lezhjani në pamundësi fizike për të ecur më tej me çantën në shpinë, ka kundërshtu­ar të vazhdojë udhëtimin. Në këto momente Taraj, sipas dëshmitarë­ve, e ka qëlluar atë me tytën e automatiku­t në kokë dhe me bajonetë në bark, duke e lënë të gjakosur në mal, në një vend pranë një manastiri. Ndërkaq, grupi ka vazhduar rrugën duke e lënë lezhjanin në një mal buzë kufirit shqiptaro- grek.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania