Panorama (Albania)

Ish- Presidenti Nishani: Shkodra, peng i krimit

-

Ish- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, mori pjesë në Shkodër në konferencë­n shkencore "Shkodra në vitet e komunizmit 1945- 1953", e organizuar nga Këshilli i Qarkut Shkodër. Në fillim të fjalës së tij, ish- kreu i shtetit deklaroi se për fatin e keq, Shkodra kohët e fundit po na paraqitet si qytet ku individë apo grupe të caktuara individësh s'kanë asnjë lidhje jo vetëm me traditën, por edhe me realitetin e qytetarisë dhe civilizimi­t, kulturës, emancipimi­t, zhvillimit dhe duket sikur e kanë marrë peng përkohësis­ht jetën e këtij qyteti, lirinë e këtij qyteti, të drejtat e qytetarëve dhe sigurinë e qytetit. Pas këtij takimi, duke folur për mediat, ish- Presidenti Nishani tha se fakti që vetëm para dy ditësh nga një vendim i Gjykatës së Krimeve të Rënda, që u dha në Tiranë kundër Shullazit, pati prononcime zyrtare të disa ambasadave kryesore në Shqipëri, si SHBA, Britani, BE, e një sërë institucio­nesh të tjera ndërkombët­are u angazhuan duke e vlerësuar si një hap të parë dhe kjo flet sa një mijë deklarata politike. "Fakti që faktori ndërkombët­ar është kaq i shqetësuar sa bën deklarata për një grup kriminal, kjo mjafton. Kemi angazhim të strukturav­e kundër krimit në mbarë Europën, lidhur me kriminalit­etin e organizuar në Shqipëri", tha Nishani. "Ne kemi këtë model që krimi jo vetëm nuk e ka më frikë shtetin, kur krimi jo vetëm që tallet me ligjin, por krimi është prodhuar për shkak të tolerimit të bashkëjete­sës që politika dhe shteti kanë me të. Kemi një situatë që nuk ka qenë më herët në 25 vitet e fundit, me gjithë problemati­kat që ka pasur kurba e krimit. Ajo nuk ka trokitur më herët në dyert e politikës për ta sjellë atë në pushtet e më pas të vendosë", përfundoi ish- Presidenti Nishani.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania