Panorama (Albania)

“Djalli komik”, Zija Çela na prezanton me universet paralele

-

“Në Prishtinë u ktheva më 18 qershor 1999, gjashtë ditë pas hyrjes së trupave të NATO- s në Kosovë.

Në pragun e derës së apartament­it tim gjeta një mut të mbuluar nga mizat me krahë të shndritshë­m, të cilat zukasnin hareshëm në ajrin kundërmues të korridorit”. Kështu e nis romanin e tij më të ri shkrimtari Mehmet Kraja, titulluar thjesht dhe vetëm “Prishtina”, botuar nga shtëpia botuese “Onufri”. Që prej këtyre dy fjalive të para, mund të kuptosh shumë për atë çka do të pasojë në veprën prej 335 faqesh, që ngërthen 18 muaj ecejake të rrëfimtari­tprotagoni­st, që ka “qëlluar” të jetë shkrimtar në Kosovën e pasluftës. Por që nuk janë vetëm 18 muaj, por vite të mbarsura me zhgënjimin prej lirisë së shumëpritu­r, shijen e së cilës nuk e njihnin dhe që tashmë po e pështyjnë. “Kush e ka mendu se liria vjen kështu!”, shprehet dikush në libër. Ndërsa vetë Mehmet Kraja thotë se “Liria në esencën e saj është zhgënjyese”.

Në stendën e shtëpisë

Jo rrallëherë letërsia është lojcake. Ajo të merr në duar dhe të shtyn në rrjedha që as i ke menduar. Po aq zemërgjerë. Të ofron qindra lexime, duke qenë gjithnjë e re. Duket se kjo ka ndodhur edhe me romanin më të ri të Zija Çelës, “Djalli komik”, i cili sapo ka dalë në qarkullim nga shtëpia botuese “Toena”, e dje pati takimin e parë me lexuesin. Për botuesen Irena Toçi, Zija Çela është një nga zërat më të rëndësishë­m të letërsisë shqipe, mendim ky që mbështetet nga të tjerë emra të letrave shqipe si Mehmet Kraja, Rudolf Marku, etj.. Dhe jo me pa të drejtë, pasi Zija Çela zgjedh të na flasë për raportin e njeriut me pushtetin, raportin e individit me shoqërinë, raportin me vetveten, përmes ca ngjarjesh të çuditshme, që duket se ndodhin në një tjetër botë, në një tjetër jetë, por që ka qëlluar të jenë edhe parashikim­e ngjarjesh në këtë bitin tonë të prekshme. Për ata të paktit, që kanë pasur fatin ta lexojnë që në dorëshkrim romanin më të ri të shkrimtari­t, ai nuk është thjesht libri i radhës. Studiuesi Agron Gjekmarkaj do të ndalej në disa aspekte të shkrimit të Çelës, që nga ndërtimi i galerisë së personazhe­ve, te kompozicio­ni i ndërlikuar, i cili është i ndryshëm dhe sfidues nga njëri tekst në tjetrin. Sipas Gjekmarkaj­t, duke e vendosur ngjarjen në një fshat të Fierit, në Shegan, Çela jo vetëm i bën nder këtij fshati, por zgjeron edhe gjeografin­ë letrare shqiptare. Por Gjekmarkaj vë re se ajo mund botuese “Onufri”, Mehmet Kraja prezantoi romanin e tij të ri, ku fiksioni ndërthuret me realitetin, por që, sipas vetë atij, ky i fundit, pra, realiteti është më i pranishëm se në çdo vepër tjetër. Nga të pranishmit në këtë promovim, romani “Prishtina” u konsiderua një vepër e gux- imshme, sepse si kurrë më parë janë thënë ca të vërteta që pëshpërite, por nuk thuhen me zë të lartë.

Shkrimtari Zija Çela do të shprehej se ky roman vjen nga vetë zemra e letërsisë kombëtare, por edhe letërsisë universale, vlera e së cilës është e gjithëkohë­shme. Ai e të ndodhte kudo, në Shqipëri dhe se është nga ato raste kur e vogla bëhet e madhe, bëhet universale. Duke iu referuar titullit të librit, por që mban edhe gjithë filozofinë e rrëfimit, studiuesi do të thoshte se djalli është komik, pushteti është komik, instikti, madje edhe kulti i injorancës. “Në romanin e Zija Çelës, shoqëria shqiptare gjen sallën e kirurgjisë, por fatkeqësis­ht pacienti vdes në sallën e ‘ Instagrami­t’”, u shpreh ai. Ndërsa shkrimtari Lazër Stani do të ndalej tek ai univers paralel që krijon Zija Çela dhe që nuk i bindet ligjësive të universit tonë, por që na çliron nga verbëria kolektive dhe sheh thellë e më thellë në raportin mes individit dhe shoqërisë. Sipas Stanit, duket sikur korpusi i krijimtari­së së Çelës është i plotësuar dhe se nuk ke se çfarë t’i heqësh e t’i shtosh, por çdo vepër e re duket sikur hedh farën për veprën e radhës.

Duke u ndalur shkurtimis­ht në fabulën e veprës, Zija Çela nuk mund të mos ndalej pak te gjykimet që u dhanë për veprën e tij. “Kritikët dhe studiuesit duhet të sqarojnë lexuesin dhe të trazojnë shkrimtari­n. T’ju them të drejtën, Agroni më futi në ca trazime, sepse asnjëra nga problemati­kat që ka nxjerrë ai nuk më ka shkuar ndër mend kur e kam shkruar, por me sa duket ato kanë marrë udhë përmes ngjarjesh”, do të thoshte Zija Çela, duke shpalosur kësisoj misterin e procesit të krijimit dhe të vetë letërsisë. quajti roman të guximshëm, duke nisur së pari që nga titulli: “Prishtina”, që të duket sikur do të ofrojë një guidë turistike nëpër qytet. Dhe jo se kjo nuk ndodh, sepse nuk mungojnë rrugët e Prishtinës, ndërtesat me gjithë historitë e tyre para e paslufte, as monumente kulture, por më së shumti aty gjen “urbanistik­ën” apo strukturën letrare. Çela vëren se Kraja nuk merr mbi vete vetëm përgjegjës­inë për ato çka thuhen në roman, por edhe si personalit­et, duke u identifiku­ar me protagonis­tin e romanit. Dhe kjo e bën një nga shembujt e rrallë të letërsisë sonë. Ai e krahason realitetin e përshkruar në roman si ajo vatra e mbuluar në hi, por që poshtë fsheh gaca zjarri që të përvëlojnë duart. Fatkeqësis­ht, edhe pas 20 vitesh sit- uata është po ajo.

Studiuesi Ali Aliu ndalet pak më gjatë në personalit­etin e Mehmet Krajës, si një nga shkrimtarë­t më të rëndësishë­m bashkëkoho­rë, që, sipas tij, “pak njihet në këtë pjesë të Arbërisë”. Si autor të 13 romaneve dhe shumë të tjerë me karakter eseistik, kritik, publicisti­k, Aliu e konsideron atë si intelektua­l të formatit të rëndësishë­m. Duke u ndalur në tri faza të krijimtari­së së tij, prej kohërave të gjimnazit kur u shfaq me krijimtari­në e tij e deri më sot, Ali Aliu shprehet se “Kraja është i vetmi që lëviz në hapësirën shqiptare njëlloj si në oborrin e vet. Nga Shkodra, në Tiranë në Prishtinë. Një veçanti e poetikës së tij. “Prishtinën” ai e konsideron si pjesë të sagës së tij romanore, e cila mbetet e hapur.

 ??  ??
 ??  ?? Gjatë promovimit të romanit “Djalli komik” i Zija Çelës
Gjatë promovimit të romanit “Djalli komik” i Zija Çelës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania