Panorama (Albania)

2000 skocezë në Shkodër, bamirësi për fëmijët

Tifozët mbërrijnë në kryeqytet, fustanella dhe donacione

-

Shqipëria do të përballet me Skocinë ditën e shtunë, në takimin e vlefshëm për Grupin 1 të Ligës së Kombeve.

Kjo përballje do të zhvillohet në stadiumin "Loro Boriçi" të Shkodrës në orën 20: 45, teksa nuk do të mungojnë as tifozët miq. Si rrallëherë në vendin tonë, interesimi i tifozërisë mike ka qenë maksimale. Në stadium pritet të jenë rreth 2 mijë tifozë skocezë, të cilët kanë disa ditë që kanë mbërritur në Tiranë dhe kanë përfituar nga kjo vizitë për t'u njohur me kryeqyteti­n. Nga sa mësohet, ata pritet që të organizohe­n me një "delegacion" prej rreth 45 autobusësh, të cilët do të sjellin edhe numrin më të madh të tifozëve skocezë. Ndërkohë, në ditët e fundit ka pasur disa prej tyre që kanë vizituar kryeqyteti­n. Në Shkodër, ata do të jenë në tribunat e veçuara në të djathtë të tribunës qendrore, teksa biletat janë prenotuar prej ditësh në FSHF.

Bamirësia - Ajo që bie më së tepërmi në sy është veshja e tifozëve skocezë. Ata shfaqen në rrugët e Tiranës të veshur me fustanella tradiciona­le "kilt" dhe me fanellat e kombëtares së tyre. Mësohet se një grup tifozësh i quajtur "Tartan Army" ka dhuruar një çek prej 5 mijë paundësh në një fondacion shqiptar që merret me ndihmat për kategori të ndryshme të fëmijëve në vendin tonë.

Ultrasit - Ofendimet dhe konfrontim­et mes tifozërive janë të shumta në përballje të ndryshme, por këtë herë, ti- fozët shqiptarë do të tregojnë sërish se dinë të bëjnë përfaqësim dinjitoz të vendit. Gjatë këtyre ditëve, nuk do të ketë vetëm një përballje me Skocinë dhe me Uellsin, por dy të tilla me secilën. Grupimi "Tifozët Kuq e Zi" do të zhvillojë ndeshje miqësore me ultrasit nga Skocia dhe nga Uellsi. "Në prag të ndeshjeve të Kombëtares së Shqipërisë kundër Skocisë dhe Uellsit do të zhvillojmë takimet miqësore me tifogrupet e tyre zyrtare të njohura nga FSE ( Football Supporters Europe). Ndeshjet do të zhvillohen në datat 16 ( kundër skocezëve) dhe 19 ( kundër uellsianëv­e) në Kompleksin Kombëtar, Kamzë, të dyja në orën 19: 00 të mbrëmjes. Ndeshjet zhvillohen me qëllimin e krijimit të një tjetër tradite të kulturës tifozerie në Shqipëri, por edhe për të krijuar një frymë bashkëpuni­mi me tifozëritë kundërshta­re", njofton tifogrupi "Tifozët Kuq e Zi".

 ??  ?? Tifozët skocezë në rrugët e kryeqyteti­t
Tifozët skocezë në rrugët e kryeqyteti­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania