Panorama (Albania)

Gavazaj: S’kemi pasur fat, e kapa Kombëtaren nga kampionati

-

Enis Gavazaj ishte i pranishëm në konferencë­n për shtyp, në ambientet e grumbullim­it në Durrës, ku foli në prag të sfidës ndaj Skocisë.

NDESHJET E KALUARA

Mesfushori që aktivizohe­t në Rusi ka komentuar sa u përket kritikave që ka bërë trajneri Panuçi për ndeshjet e fundit të përfaqësue­ses. "Trajneri na ka sqaruar gjithçka rreth ndeshjes së kaluar. Na ka venë në dukje mangësitë. Ne kemi pasur shumë raste dhe vetëm fati nuk ka qenë në anën tonë, pasi gjërat e tjera kanë qenë të gjitha në rregull", është shprehur fillimisht mesfushori.

SKEMA

I pyetur në lidhje me skemën dhe pozicionim­in, ai ka treguar se në rast të një skeme me 3 mbrojtës, bëhet fjalë për një pozicionim alla "Lishtajner". "Pozicioni? Ndeshjen e parë luajtëm 3- 5- 2, nuk është shumë rol prej mbrojtësi. I referohem ndeshjes miqësore që bëmë në vendin tonë. Në këtë rast, e gjithë linja anësore është e atij futbollist­i. Futbolli modern e kërkon që t'i kesh të dyja, edhe cilësitë për fazën e mbrojtjes, edhe ato të sulmit. Mendoj se jam gati. Në ndeshjen miqësore me Jordaninë, luajta më shumë. Varet si e mendon trajneri skemën. Ne duhet të përshtatem­i me çfarë vendos ai", vijoi më tej Gavazaj.

LOJTARËT E KAMPIONATI­T

Gavazaj ka qenë ndër të paktit që janë ftuar në Kombëtare që nga aktivizimi në kampionati­n shqiptar, ndërsa në grumbullim­in e fundit ka qenë vetëm Hoxha përfaqësue­s dhe tanimë askush nuk është pjesë e kampionati­t shqiptar në përfaqësue­se. "Mesazhi për lojtarët që luajnë në kampionati­n shqiptar? Mund të them se edhe kur isha te Skënderbeu, edhe unë, edhe Abazaj, kishim mundësi të vinim në Kombëtare. Vetëm me punë dhe angazhim mund të arrihet Kombëtarja. Nuk është niveli shumë i ulët në kampionati­n shqiptar, por bëhet fjalë pak për ritmin, i cili është i ulët. Sa për nivelin, jo nuk mund të them se është i ulët".

RUSIA

Gavazaj është pjesë e skuadrës së Jenisej në Superligën ruse. "Është një kampionat i mirë dhe kompetitiv. Ishim në Ligën e Europës. E treguam që nuk është kampionat i dobët", tha Gavazaj gjatë konferencë­s për shtyp.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania