Panorama (Albania)

Lilaj: Shumë ndryshime, nuk jemi bërë dot grup në fushë

-

Sabien Lilaj rendit një sërë faktorësh që e kanë bërë Kombëtaren të mos arrijë fitimin e grupit në Ligën e Kombeve, megjithatë mohon kategoriki­sht që ka pasur mungesë motivimi dhe impenjimi. Sipas mesfushori­t kuqezi, skuadra përfaqësue­se ka ndryshuar shumë gjatë kësaj periudhe dhe ka bërë që lojtarët të mos krijojnë një grup harmonik dhe të mos automatizo­jnë lëvizjet në fushën e lojës. Sipas Lilajt, edhe fati nuk ka qenë në favor të kuqezinjve, teksa nuk janë shfrytëzua­r rastet e shumta që janë krijuar. Lilaj, nga konferenca e djeshme për shtyp në Durrës, ka shpjeguar punën që po bëhet edhe për zgjidhjen e ngërçit për të shënuar.

Liga e Kombeve - "Ky kompeticio­n është në vend të ndeshjeve miqësore. Është një përgatitje për Europianin. Çdo ndeshje është e rëndësishm­e për ekipin kombëtar. Çdo lojtar që vjen duhet të tregojë vlerat. Rezultatet e mira ndikojnë edhe në frymën e grupit, që të jemi më të fortë në ndeshjet në vijim".

Dështimi - "Tentuam që të shkonim në Europian nëpërmjet Ligës së Kombeve, po është shumë e vështirë të kalojmë. Shpresoj të na ketë ndihmuar për kualifikue­set e ardhshme, që të çojnë në Europian".

Skocia - "Çfarë nuk shkoi? Goli i parë në Skoci ishte pozicion jashtë loje. Në Izrael luajtëm mirë, po për shkak të mospërqend­rimit pësuam gola. Bëmë paraqitje të mirë. Nuk e di nëse ka ndonjë shans po dolëm të dytët".

Motivimi - "Nuk them që ishte mosimpenji­m, pasi ne nuk e kemi luksin që të marrim lehtë asnjë skuadër. Megjithatë, gjatë kësaj periudhe ka pasur shumë lëvizje lojtarësh. Nuk kemi qenë grup. Në këtë aspekt duhet të punojmë. Nuk ka kualitet të madh në ekipin tonë, ndaj duhet të punojmë në grup".

"Ekip memec" - "Është e vështirë kur ndërrohen lojtarët, pasi më tej nuk merresh vesh me shokun e skuadrës. Zgjidhjet i bën trajneri. Ne i respektojm­ë vendimet. Shpresoj që së shpeti të kemi një formacion stabël dhe një grup më të fortë".

Mungesa e golit - "Kemi punuar për gjetjen e golit. Skema do përshtatet për të qenë sa më afër portës kundërshta­re. Goli është edhe pak fat, pasi në ndeshjen e fundit Balaj ka pasur 3- 4 raste të mira. Në qoftë se fitojmë këtë ndeshje, gjithçka do jetë OK", u shpreh Lilaj gjatë konferencë­s për shtyp.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania