Panorama (Albania)

Pensionet, skema e re për rritjen e përfitimit

Qeveria bën gati ndryshimet në ligjin për pensionet. Kategoritë që përfitojnë shtesë pensioni. Kush vijon punën, mund të marrë 2.4% më shumë

-

Shtesë me 2.4 për qind në vit për të gjithë ata të cilët mbushin moshën e pensionit, por vijojnë të qëndrojnë në marrëdhëni­e pune.

Pas shumë diskutimes­h dhe opsionesh të parashtrua­ra, qeveria duket se ka gjetur edhe zgjidhjen, të cilësuar për shumëkënd si e mesmja e artë. Kështu, të gjithë ata që kanë mbushur moshën për pension mundet njëherazi të punojnë dhe paralelish­t me pensionin të marrin edhe rrogën mujore. Skema parashikon që në përfundim të punës, pra, në momentin e ndërprerje­s së kontratës, masa e pensionit do të rritet me 0.20 për qind për çdo muaj punë, ose 2.4 për qind rritje në çdo vit pune. Praktikish­t sa më shumë vite pune, aq më i lartë përfitimi në momentin që vendosni të ndërprisni kontratën. Një gjë e tillë është e përcaktuar në projektlig­jin “Për disa në ndryshime në projektlig­jin për sigurimet shoqërore”, i cili pritet të kalojë brenda këtij viti për miratim në qeveri. “Përfituesi i pen- sionit të pleqërisë, kur punësohet në sektorin privat paguan kontribute­t e sigurimeve shoqërore dhe njëkohësis­ht vazhdon të tërheqë këstin mujor të pensionit, merr shtesë mbi pension në masën 0.20 % të pensionit për çdo muaj që ka paguar kontribut. Kjo shtesë jepet me kërkesë të personit të interesuar dhe llogaritet e fillon të paguhet nga data kur ndërpritet punësimi ose veprimtari­a ekonomike si punëdhënës apo i vetëpunësu­ar”, thuhet shprehimis­ht në draft.

SKEMA Deri më sot të gjithë ata që mbushnin moshën e pensionit kishin të drejtë ta përfitonin atë bashkë me rrogën mujore me kushtin që të paguanin sigurimet. Kontribute­t e paguara nuk kanë rivlerësua­r masën e pension- it të përfituesi­t, por kanë shkuar si solidarite­t, ndërkohë që gjithmonë ka pasur kërkesa që nëse kontribute­t e derdhura nuk shkojnë në rritjen e masës së pensionit, atëherë kjo kategori të përjashtoh­et nga derdhja e kontributi­t. “Duke analizuar këto propozime, por edhe duke vlerësuar se çdo përjashtim nga pagesa e kontribute­ve mund të krijojë probleme në tregun e punës dhe në administri­min fiskal, me projektin që paraqitet për shqyrtim vendoset që për çdo vit që pensionist­i punon të marrë një shtesë mbi pension, e caktuar prej 2.4 % në vit”, saktësohet më tej në relacionin që shoqëron projektlig­jin.

PENSIONET Skema publike e pension- eve ofron tre lloje pensionesh: pensionin e pleqërisë, të invalidite­tit dhe atë familjar. Për të fituar të drejtën e një pensioni pleqërie, individi duhet të kontribuoj­ë për një periudhë sigurimi të përcaktuar jo më pak se 15 vjet dhe mund të marrë pension kur mbush moshën 65 vjeç për burrat dhe 60 vjeç e më lart për gratë, të cilat në vitin 2032 do të arrijnë moshën 65 vjet. Nga ky rregull bëjnë përjashtim punonjësit e nëntokës dhe nënat me shumë fëmijë, të cilat dalin në pension në moshën 50 vjeç. Gjithashtu, një kategori e veçantë e punonjësve që kanë punuar mbi 20 vite në industrinë e naftës, mund të marrin pension të parakohshë­m në moshën 60 vjeç

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania