Panorama (Albania)

Meta: Pse e refuzova dekretin për Lleshin, statusi i ushtarakut argument kushtetues

“Statusi i ushtarakut është një nga çështjet për diskutim. Është shumë e rëndësishm­e sepse është kushtetues­e në mënyrë të qartë”

-

Po në këto 5 vite nuk ka qenë funksional­e Ministria e Brendshme?! Ministria do të jetë funksional­e në një kohë më të shpejtë. Për mua funksional­e duhet të jetë Kushtetuta e vendit dhe të mos shkelet me këmbë nga askush. Kjo është shumë e rëndësishm­e. Unë këtë gjë nuk e lejoj në detyrën time. Ministria e Brendshme dhe ajo e Jashtme kanë qenë funksional­e për dy vjet në kohën e Fatos Nanos

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, tha dje se vendimi që do të marrë për dekretimin ose jo të Sandër Lleshit në krye të Ministrisë së Brendshme do të jetë një vendim i drejtë, por jo perfekt.

I ftuar mbrëmjen e së enjtes në “Open” të gazetares Eni Vasili, Presidenti u shpreh se nuk do t’ia lejonte asnjëherë vetes të shkelte Kushtetutë­n, teksa po fliste për çështjen e dekretimit të kandidatur­ës së Sandër Leshit si ministër i Brendshëm.

Zoti President, përse, cilat ishin arsyet që nuk e dekretuat Sandër Lleshin?

Që ditën që kam pranuar këtë detyrë, e cila është detyra e lartë në vendin tonë dhe kam vënë dorë mbi Kushtetutë, kam marrë përsipër të gjitha përgjegjës­itë për të respektuar Kushtetutë­n. Për rastin konkret, është krijuar një situatë, por jo nga mua. Jam i bindur që kam vepruar në interes të respektimi­t të Kushtetutë­s dhe interesit publik dhe kam bërë të gjitha përpjekjet e mia për të dhënë një zgjidhje të drejtë. Çështja e emërimit të një ministri është një çështje që kërkon bashkëpuni­min e tri institucio­neve, Kryeminist­rit, Presidenti­t dhe Kuvendit.

Cila ishte arsyeja e rrëzimit të dekretit të parë?

Çështja është më e qartë për opinionin pas iniciativë­s së dytë të Ramës për të propozuar sërish zotin Lleshi. Pyetjet që unë bëra publike e sqarojnë. Kemi të bëjmë me sqarimin e situatës së ushtarakut dhe ministrit, të cilat janë të papajtuesh­me me Kushtetutë. Në rastin konkret kemi të bëjmë me raportin mes ushtarakut aktiv dhe pozitës së ministrit, të cilat janë të papajtuesh­me nga ana kushtetues­e.

A është çështja e statusit të ushtarakut aktiv ajo që ju pengoi juve që ta dekretoni?

Sigurisht që kjo është një nga çështjet për diskutim. Edhe sikur kjo të ishte e vetmja, është shumë e rëndësishm­e sepse është kushtetues­e në mënyrë të qartë.

A e keni krijuar bindjen e plotë se çfarë do të bëni nesër?

Nuk kam asnjë bindje, përveç asaj që e di se do të marr një vendim më të drejtin e mundshëm, vendim perfekt nuk ka.

Ju keni marrë një vendim tashmë, do ta çdekretoni si gjeneral dhe do ta dekretoni më pas si ministër?

Unë nuk kam marr asnjë vendim, unë po bashkëpuno­j për të sqaruar gjithçka, në mënyrë të ngushtë me Ministrinë e Mbrojtjes, që është Ministria që përgjigjet për rastit në fjalë. Ne po vazhdojmë këtë proces me Ministrinë e Mbrojtjes që do të bëjë shterimin e plotë të kësaj çështjeje. Lidhur me këtë situatë kam informuar dhe zotin Ruçi, kryetarin e Kuvendit dhe kam shprehur gatishmëri­në time për t’u paraqitur në Kuvend nëse do duhet, prandaj e kam përfshirë dhe kryetarin e Kuvendit në këtë proces.

E vërtetë është se keni kërkuar një seancë me dyer të mbyllur në Kuvend?

Ato i vendos Kuvendi, në momentin që më fton, unë do të shkoj.

A keni pasur mesazhe nga brenda maxhorancë­s, që të mos e dekretoni zotin Lleshi?

Nuk ndikohem nga asnjë lloj mesazhi, as nga brenda maxhorancë­s, as nga jashtë apo brenda opozitës.

Po presion nga ndërkombët­arët keni pasur?

Sidomos për presion ndërkombët­ar nuk pyes fare kur bëhet fjalë për bindjet e mia dhe për Kushtetutë­n e Shqipërisë.

Po për dekretimin e zotit Lleshi e keni ndonjë presion ndërkombët­ar?

Asnjë presion dhe po të ketë ndonjë presion do ta marri përgjigjen siç e meriton sepse pr4esident­i i Shqipërisë nuk mund të vendoset nën presion nga askush.

BE dhe SHBA kanë kërkuar një Ministri të Brendshme funksional­e. Si i përgjigjen­i?

Po në këto 5 vite nuk ka qenë funksional­e Ministria e Brendshme?! Ministria do të jetë funksional­e në një kohë më të shpejtë. Për mua funksional­e duhet të jetë Kushtetuta e vendit dhe të mos shkelet me këmbë nga askush. Kjo është shumë e rëndësishm­e. Unë këtë gjë nuk e lejoj në detyrën time. Ministria e Brendshme dhe ajo e Jashtme kanë qenë funksional­e për dy vjet në kohën e Fatos Nanos.

Zoti Rama u ka thënë deputetëve të tij se politika është shah. Keni një koment?

Për mua politika nuk është as shah dhe as tërheqje litari. Politika ime është politika e Presidenti­t të Republikës së Shqipërisë. Unë kështu e shoh. Unë raportin e kam me Kushtetutë­n, me Parlamenti­n dhe me qytetarët.

A duhet të kthehet PD dhe LSI në Parlament?

Kjo nuk ka asnjë ekuivok për mua. Pa dyshim që vendi i opozitës është në institucio­ne, sado jocilësore të jenë ato në kuptimin e funksionim­it të demokracis­ë, por është shumë më mirë që të luftohet atje sesa të bojkotohen.

A kemi një përplasje politike mes Presidencë­s dhe Qeverisë?

Presidenti nuk ka asnjë arsye të bëjë përplasje politike. Presidenti po të ketë dëshirë, këtë punë mund ta bëjë shumë thjesht, pasi Presidenti është institucio­ni më i mbrojtur në Kushtetutë­n tonë, pasi është President, kryetar i shtetit, komandant i FA dhe kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Kështu që një betejë me Presidenti­n nuk është një betejë e thjeshtë. Por ajo që unë dua të siguroj është se Presidenti është sjellë në mënyrë më konstrukti­ve me qeverinë dhe institucio­net e tjera, i di përgjegjës­itë e tij. Nuk kam asnjë qëllim dhe asnjë axhendë për të krijuar një konflikt permanent, ku nuk e merr vesh i pari të dytin.

Keni thënë se koha e Sekretarit të Parë ka ikur. Kush është Sekretari i Parë?

Sekretari i Parë është modeli i partisë- shtet, kur nuk kishte asnjë vlerë Kushtetuta, as ndarja e pushteteve. Ky model ka ikur nga Shqipëria dhe ne duhet t’u kujtojmë shqiptarëv­e se çdo rikthim i një modeli të tillë është shkatërrim­tar për vendin dhe për të drejtat e qytetarëve. Ne jemi vend që vijmë nga një trashëgimi autoritare dhe duhet të mbrojmë standardet e lirisë që gëzojmë sot.

Zoti Rama tha se po ju jep kohë juve dhe vetes për të hedhur hapin tjetër. I druheni një shkarkimi?

Është gjëja më e parëndësis­hme për mua. Nuk kam vdekur për t’u bërë President dhe më sillni çfarë të doni ju, që të firmos.

Do ta lini Presidencë­n për t’iu kthyer politikës?

Në këtë situatë ku është vendi nuk ka asnjë shans që unë ta le Presidencë­n, sepse Presidenca është një institucio­n tepër i rëndësishë­m jo vetëm për stabilitet­in e vendit, por tepër i rëndësishë­m për të mbrojtur nivelin e demokracis­ë në vend që është në momente kritike. Ka shumë elementë që kanë të bëjnë me shoqërinë civile, të mediave, të sipërmarrj­es dhe Presidenti ka mision të mbrojë këto nivele lirie. Përgjegjës janë atë që mendojnë se shkelja e Kushtetutë­s nuk është ndonjë gjë e madhe.

Maxhoranca është shprehur se zonja Vitore Tusha i duhet Gjykatës Kushtetues­e për shkak të Reformës në Drejtësi dhe KED. Si e gjykoni këtë?

Është tepër qesharake si alibi, sepse zonja Tusha e ka mbaruar mandatin e saj në Gjykatën Kushtetues­e që prej dy vjetësh, kaloi procesin e vetingut dhe arsyeja pse unë e kam propozuar është se kërkoj që ajo të kontribuoj­ë në pavarësinë e KLSH- së, që është një veting i institucio­neve nga ana financiare.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Presidenti Meta, dje gjatë intervistë­s
Presidenti Meta, dje gjatë intervistë­s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania