Panorama (Albania)

Viktor Orban më në fund e hapi derën për një refugjat

- BORIS GEORGIEVSK­I*

Lajmi i mirë në fillim: Pas vitesh të gjata oponence për ardhjen e migrantëve dhe refuzimit për pranimin e refugjatëv­e, Viktor Orban më në fund u dorëzua. Ai jo vetëm që lejoi një “refugjat” të hyjë në Hungari, por me gjasë paska qenë personalis­ht i përfshirë në organizimi­n e të gjithë bagazheve... transporti­min në Hungari, kalimin në kufij pa dokumente personale të vlefshme, duke injoruar kështu të gjithë procesin e azilit, aq të kritikuar prej tij për të lejuar një refugjat të shtrojë kërkesën për azil në Budapest në vend të shtrimit të saj në zonat e tranzitit në kufi.

LIDHJA MES VIKTOR ORBANIT DHE NIKOLA GRUEVSKIT

Lajmi i keq: Kemi të bëjmë vetëm me një refugjat. E ai nuk po i ikën varfërisë si qindra e mijëra të tjerë, që nuk janë lejuar të hyjnë në Hungari në tre vitet e fundit. Emri i tij është Nikola Gruevski dhe është një i arratisur nga frika e drejtësisë. Ish- Kryeminist­ri maqedonas dhe ish- lideri i partisë nacionalis­te, VMRO- DPMNE, qeverisi Maqedoninë për më shumë se 10 vjet, grumbulloi një pasuri jo të pakët dhe ia doli që ta kthejë të gjithë perëndimin kundër tij. Por falë stilit të tij autoritar të qeverisjes, ai bëri edhe miq. Viktor Orbani dhe Nikola Gruveski ndanin të njëjtin qëllim për t’i kthyer vendet e tyre në “demokraci iliberale”. Ata që të dy janë kundërshta­rë të miliarderi­t amerikan George Soros dhe kanë nxitur fushata plot urrejtje kundër organizata­ve jofitimpru­rëse të tij.

Orban është ende duke punuar për planet e tij, por Gruevski, pasi partia e tij humbi pushtetin në viti 2017, ka qenë shumë i zënë me gjetjen e avokatëve për të mbrojtur veten këto vite nga një listë e gjatë akuzash: korrupsion, abuzim me pushtetin, nxitje të dhunës etj..

PAAFTËSIA E AUTORITETE­VE MAQEDONASE

Gruevski e mori dënimin e parë javën e kaluar, pas u gjet fajtor në blerjen ilegale të një “Mercedes” 570.000 euro. Mendohej se ai do të fillonte të kryente dënimin dyvjeçar këtë javë. Shumë nga ata që vuajtën nën qeverisjen e tij në Shkup, mezi e prisnin futjen në burg të ish- Kryeminist­rit. Por Gruevski kishte plane të tjera. Ndërkohë që Policia maqedonase ende kërkonte Kryeminist­rin e zhdukur, ai postoi një mesazh në “Facebook” të martën, duke thënë se është në Budapest, duke pritur azil politik nga autoritete­t hungareze.

Ka një zhgënjim të madh në Maqedoni pas arratisjes së Gruevskit. Të mërkurën në mbrëmje vonë pati madje edhe protesta para qeverisë. Për shumë vetë ai ishte simbol i një regjimi të korruptuar që shkaktoi krizën më të madhe politike në historinë e vendit. Burgosja e tij mendohej të fillonte një proces të shërimit në shoqëri dhe të rikthente besimin e humbur te drejtësia dhe sundimi i ligjit. Mund të ketë gjasa që qeveria aktuale të ketë bërë ndonjë “deal” me Gruevskin, siç shprehen disa në Maqedoni, por shkak më i drejtpërdr­ejtë i arratisjes së Gruevskit është paaftësia e autoritete­ve të Maqedonisë.

ZGJEDHJET E ORBANIT

Viktor Orban, nga ana e tij, ka tani përpara zgjedhje të vështira. A do t’i mbetet ai luajal mikut të tij ballkanas dhe do të rrezikojë të hapë një front të ri përplasjej­e me BEnë, në një kohë që marrëdhëni­et me Unionin nuk janë aspak të mira. Apo do të zgjedhë që ta ekstradojë Gruevskin në Maqedoni dhe të shpëtojë imazhin e tij plot krisje... kjo do të varet nga pozita që do të mbajë Komisioni Europian dhe partitë popullore europiane, ku janë anëtare partitë e Orbanit dhe Gruevskit. Hungaria është një vend anëtar i BE- së, Maqedonia një vend kandidat. Për dekada me radhë refreni zyrtar nga Brukseli ishte: të përmirësoh­ej sundimi i ligjit, të luftohej korrupsion­i dhe të forcoheshi­n institucio­net demokratik­e.

Fakti që Viktor Orban tall vendin dhe qeverinë e tij para syve të botës, duke i dhënë strehë një të dënuari të kalibrit të Gruevskit, është më pak i rëndësishë­m. Por fakti që ai hapur tallet me çdo vlerë për të cilën angazhohet Bashkimi Europian duhet të jetë një arsye për shqetësim në Bruksel dhe vendet anëtare të BE- së. Lëvizja e fundit e Orbanit na dëshmon, se ai jo vetëm që e ndjek me sukses modelin autoritar të bazuar në korrupsion, degradimin e institucio­neve demokratik­e dhe duke e bërë të heshtë median në vend, por ai me efektivite­t e eksporton këtë model në vendet fqinjë që ndjekin shembullin e tij. E kaq duhet të mjaftojë për ta ngritur në këmbë BE- në.

* D. W.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania