Panorama (Albania)

Meta zhvesh Sandër Lleshin si Gjeneral, e dekreton ministër të Brendshëm

REAGON RAMA: GJITHMONE KA RRUGEZGJID­HJE KUR KA VULLNET

-

Presidenti Meta ishte i ftuar dje në emisionin “Zonë e Lirë” të gazetarit Arian Çani në televizion­in “Klan”, ku foli për dekretimin e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshi.

Meta u pyet për arsyen e dekretimit të Lleshit në limitet e kohës së afatit kushtetues dhe arsyen e mosdekreti­mit që në propozimin e parë të Kryeminist­rit. Sipas Presidenti­t Meta, të enjten në darkë i kishte vajtur shkresa zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes, ku deklarohej dalja në lirim e gjeneral Sandër Lleshit. Sipas tij, nëse kjo shkresë zyrtare do të ishte dërguar më parë në Presidencë, ai do ta kishte dekretuar Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm.

Krahas kësaj, Meta foli edhe për rikthimin në Shqipëri të eshtrave të Mid’hat Frashërit. Presidenti vlerësoi rolin e Mid’hat Frashërit si figurë patriotike në kontributi­n e tij të dhënë në pavarësinë e Shqipërisë.

Në Francë ka një debat shumë interesant për marshallin Petain, është një personazh kontrovers...

Franca e ka heroin e Luftës së Dytë Botërore, që është marshalli De Gaulle. Kanë filluar të gjithë të mësojnë nga Deng Xiaoping, i cili, kur foli për Mahon, tha 70 për qind i kishte të mira e 30 për qind i kishte probleme. T’ia ruajmë të mirat dhe të mësojmë nga gabimet. Kështu që nuk është e keqe.

Teleshikue­sve nuk u intereson shumë Petain, por i intereson dikush tjetër. Është Mid’hat Frashëri, që sapo i erdhën eshtrat në Shqipëri. Pra, një njeri me nivele të larta, të gjithë e thonë këtë gjë, por ndërkohë i akuzuar për kolaboraci­onizëm gjatë Luftës së Dytë. Pra, ju vetë, duke qenë se jeni President, keni një qëndrim të prerë?

Edhe unë me Deng Xiaoping jam, që do të thotë jo thjesht për oportunizë­m, por për objektivit­et, edhe për të qenë realist. Mid’hat Frashëri është një personalit­et shumë i madh. Unë nesër do të shkoj në Manastir, sepse kemi një përvjetor jubilar të Kongresit të Manastirit. Ai ka qenë nga figurat kryesore, siç ka qenë nga figurat kryesore të Pavarësisë në Vlorë, nga figurat kryesore që ka mbështetur Princ Vidin për forcimin dhe për njohjen e shtetit të ri shqiptar e kështu me radhë në të gjitha fushat si albanolog. Unë e vlerësoj për pjesën patriotike, për alfabetin, për pavarësinë. Përsa i takon Luftës Antifashis­te, De Gaulle jonë është Lufta Antifashis­te Nacionalçl­irimtare dhe këtë e kam me bindje të plotë, sepse pavarësish­t nga arsyet apo nga motivet që i erdhën këtij personalit­eti të madh, por edhe shumë emrave të tjerë të shquar që kanë qenë intelektua­lë, të cilët vlerësuan se përmes Italisë dhe Gjermanisë së asaj kohe, të cilat ishin vende totalitare fashiste, naziste, mund të realizonin projektin e bashkimin e të gjithë trojeve shqiptare, siç ishte ai premtimi i Italisë apo i Gjermanisë, dhe ky premtim kishte një arsye në mënyrë që shqiptarët të përdoreshi­n kundër Greqisë apo kundër sllavëve, të cilët ishin më të lidhur me komunizmin dhe bashkimin sovjetik në atë kohë. Unë mendoj se LANC është De Gaulle i Shqipërisë, për arsye sepse nëse Shqipëria nuk do të kishte bërë këtë luftë dhe kjo luftë nuk do të ishte njohur ndërkombët­arisht si nga anglo- amerikanët, ashtu edhe nga Bashkimi Sovjetik, Shqipëria do të ishte copëtuar në Konferencë­n e Paqes. Po të ishin ballistët fitimtarë? Nuk kanë se si të ishin, sepse fitimtarë dihet që doli Blloku Anglo- Amerikan dhe Bashkimi Sovjetik. Nëse do t’i kthehemi historisë, do të instalohej nazifashiz­mi në të gjithë botën dhe kjo nuk do të ishte një gjë e mirë për botën, sepse do të ishte diçka tërësisht e kundërt me demokracin­ë liberal- perëndimor­e, të cilat kanë sjellë atë progres, për të cilin ne jemi bashkuar. Pas dekretimit të Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm, ka reaguar edhe Kryeminist­ri Edi Rama. Nëpërmjet një postimi në faqen e tij në "Twitter", Rama vlerësoi qëndrimin e Presidenti­t Meta, duke u shprehur se vullneti i mirë jep gjithmonë rrugëdalje. "Dekretimi i Sandër Lleshit ministër i Brendshëm, një shembull kuptimplot­ë i faktit se edhe kur duket, sikur krisjet janë të pariparues­hme a thyerjet të pashmangsh­me, ka gjithmonë një rrugëzgjid­hje nëse ka vullnet të mirë. Ministri i ri, njeriu i duhur në vendin dhe kohën e duhur", u shpreh Kryeminist­ri. Kjo ishte hera e dytë që Rama e dërgoi emrin e Sandër Lleshajt në Presidencë për dekretim. Në datë 27 tetor, Fatmir Xhafaj dha dorëheqjen nga posti i ministrit të Brendshëm, ndërsa Rama dërgoi në Presidencë emrin e Sandër Lleshin, por Meta e refuzoi me arsyetimin se nuk kishte krijuar bindjen. Me propozimin e dytë dhe dërgimin e kërkesës për nxjerrjen në lirim të Sandër Lleshit nga Forcat e Armatosura, Presidenti Meta krijoi bindjen se e dekretoi atë si ministër të Brendshëm.

Ilir Meta, pse e dekretuat pikërisht Sandër Lleshin tani, ka lidhje me Vitore Tushën apo jo? Zero lidhje. Atëherë, përse nuk e dekretuat që në momentin e parë, por në momentin e dytë?

Sepse dje, në këtë kohë, mbasi kam dalë nga emisioni i koleges suaj Eni Vasili, kam gjetur shkresën zyrtare të ministres së Mbrojtjes, e cila duhet, në përputhje me Kushtetutë­n, të bënte propozimin për lirimin nga shërbimi aktiv i gjeneralit Sandër Lleshi. Kjo është arsyeja? Është arsye kushtetues­e. Nëse do të ma kishin sjellë më parë, patjetër që do ta kisha bërë. Është kaq e thjeshtë, nuk ka arsye tjetër? Arsyeja ime është kjo dhe për mua kjo nuk është arsye e vogël, është arsye kushtetues­e.

Nëse Parlamenti do ta miratojë Vitore Tushën, ajo është anëtare e Gjykatës Kushtetues­e. Pse për emërimin e saj nuk kërkoni që Parlamenti të ikë nga Gjykata Kushtetues­e, por Parlamenti e miraton dhe jep dorëheqjen?

Tani të flasim me Kushtetutë. Dekreti për Sandër Lleshin është dekret emërimi. Dekreti për Vitore Tushën është dekret propozimi. Së dyti, është e qartë në Kushtetutë­n e Shqipërisë që jemi vend demokratik e që janë të ndarë pushteti civil nga ai ushtarak. Kështu që, një dekret nga ana e Presidenti­t për emërimin pa këtë veprim, pa dekretin e mëparshëm për lirimin nga shërbimi aktiv, do të ishte një shkelje e hapur e qartë dhe flagrante e Kushtetutë­s, sepse nuk është thjesht një shkelje sipërfaqës­ore, por është një shkelje e një parimi themelor, mbi të cilin ngrihet Republika e Shqipërisë dhe qeverisja demokratik­e në këtë vend. Unë nuk them sesi ishte, këtë e gjykoni vetë, por për mua kjo është një arsye shumë e rëndësishm­e parimore dhe kushtetues­e. Ndërsa për rastin tjetër, nuk ka asnjë paralelizë­m. Asaj i ka mbaruar mandati i anëtares së Gjykatës Kushtetues­e. Po rri aty për shkak të përgjegjsh­mërisë së saj dhe mund të kishte ikur siç kanë bërë të tjerë dhe një nga arsyet që ka qëndruar është sepse nuk ka dashur që t’i shmangej vetingut. Por, për të demonstrua­r seriozitet­in dhe integritet­in e saj, e ka vazhduar këtë çështje. Dhe ajo nuk ka të drejtë të marrë mandat të dytë në Gjykatën Kushtetues­e. Por për KED? Ata kanë qenë në KED dhe nuk e kanë mbledhur për një vit e gjysmë.

Po nëse ikën, ku do e gjeni ju një anëtar nga Kushtetues­ja?

Këto janë truke të atyre për të justifikua­r apo gjithmonë do të gjejnë një sebep, një propozim. Të më thonë kush e bllokoi KED për të funksionua­r një vit e gjysmë? Pa këtë nuk ngrihet as SPAK... Ajo nuk ka lidhje me këtë çështje. Zonja në fjalë e ka mbaruar mandatin, nuk merr më mandat. Ka të drejtë të aplikojë për një pozicion siç kanë aplikuar 34 perona. Thonë që Rama nuk ka interes për ta votuar? Këto janë gjëra dhe vlerësime tuajat.

Dekreti për Sandër Lleshin është dekret emërimi. Dekreti për Vitore Tushën është dekret propozimi. Së dyti, është e qartë në Kushtetutë­n e Shqipërisë që jemi vend demokratik e që janë të ndarë pushteti civil nga ai ushtarak. Kështu që, një dekret nga ana e Presidenti­t për emërimin, pa këtë veprim, pa dekretin e mëparshëm për lirimin nga shërbimi aktiv, do të ishte një shkelje e hapur, e qartë dhe flagrante e Kushtetutë­s

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? PRESIDENTI META, DJE NE ZONE E LIRE
PRESIDENTI META, DJE NE ZONE E LIRE
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania